Hera e dytë, si pasardhës kufomash

24 Shkurt 2020, 19:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në vitin 2004, Ilir Meta ja doli të mbledhë socialistët e zhgënjyer nga Fatos Nano dhe humbja e rregullave të lojës brenda socialistëve, për të formuar një parti të re, në emër të integrimit të socialistëve.

Lëvizja Socialiste për Integrim ishte një bashkim i shumë figurave të vjetra të Partisë Socialiste, dhe një brezi të ri që nuk po integrohej dot brenda saj.

Të parët ishin mbështetës të fortë të ish- diktaturës, ose figura emblematike të Partisë Socialiste, që Fatos Nano i kishte spostuar në emër të ndryshimeve në Partinë Socialiste.

Falë tyre, Ilir Meta pretendonte të ngjallte vlerat e së majtës tradicionale, duke bërë një aliazh të fanatikëve të komunizmit, me një brez të ri pragmatist, që në fakt donte një vend pune, ose protagonizëm në shoqëri.

Dalja e tij e bëri politikën tripolare, dhe falë tij, Sali Berisha arriti të nxjerrë në opozitë Partinë Socialiste më 2005 dhe ta ruajë fitoren falë koalicionit me LSI më 2009.

Ky ishte dhe momenti kur LSI, u zhvesh nga figurat e së majtës tradicionale që e kishin mbështetur, në emër të idealizmit të tyre, për të majtën e braktisur nga Fatos Nano.

LSI mori identitetin e saj real, si një parti pragmatiste, që po tentonte të bëhej pakicë e artë në jetën politike, duke vendosur për fitimtarin.

Pasi kaloi disa momente dramatike në koalicion me PD, siç ishte shfaqja e kasetës më 11 janar 2011 dhe 10 ditë më vonë protesta popullore që çoi në katër të vrarë, Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë bashkë deri në momentin që drejtësia e çliroi Ilir Metën nga akuzat.

Pas kësaj, Ilir Meta filloi të hedhë spirancën nga një aleancë e re me socialistët, duke llogaritur se nuk bëheshin më numrat për një shumicë me Partinë Demokratike.

Qeverisja e re me socialistët e rriti në numër dhe në peshën e pushtetit. Por bashkë me të forcoi dhe identitetin e një partie gjahtarësh, që tentonin të prodhonin elektorat me vende pune dhe favorizime pushteti.

Fillimi i Reformës në Drejtësi, me mbështetje të fortë të SHBA dhe BE, ishte momenti kur Ilir Meta filloi të dyshojë tek Edi Rama dhe ta shikojë reformën si një skenar të tij për ta hequr qafe.

Pas shumë haluçinacionesh e paranojash, shpesh të forta dhe në publik, Ilir Meta ishte në mëdyshje para zgjedhjeve të 2017, nëse duhej të mbështeste një revolucion kundër Ramës, apo të pranonte ofertën e tij për President. Dhe vendosi t’i bëjë të dyja. Lulzim Bashën e nxiti të hynte në çadër dhe vetë shkoi u strehua në Presidencë.

Pas zgjedhjeve, Lulzim Basha mbeti në rrugë, ndërsa ai në zyrë, për t’i dhënë jetë operacionit të dytë të jetës së tij politike.

Atë që kishte bërë me Fatos Nanon dhe Partinë Socialiste më 2004, tani filloi ta mendojë si një përsëritje kundër Partisë Demokratike.

Duke lënë në rrugë Lulzim Bashën, me një parti të dobët, me pakënaqësi të mëdha nga strukturat e vjetra të PD, ai e nxiti atë në disa akte të tjera radikale. Një vit pas zgjedhjeve, opozita doli nga Parlamenti, duke djegur mandatet, dhe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Ilir Meta është tani i vetmi opozitar në pushtet, së bashku me Avokaten e Popullit.

Në gjithë Shqipërinë nuk ka më asnjë këshilltar lokal të zgjedhur nga populli, që i takon opozitës, asnjë deputet apo zyrtar në pushtet. I vetmi është Ilir Meta.

Në këto kushte, kur opozita po degradon dita- ditës, kur njerëzit janë lodhur dhe kanë doza të mëdha mosbesimi si nga rruga radikale, ashtu dhe nga ajo e një alternative qytetare, Ilir Meta ka vendosur të bëjë hapin final.

Ai po tenton të dalë në rrugë, tani në emër të një të djathte radikale.

Njësoj si më 2004 kur e formoi LSI në emër të vlerave të së majtës tradiconale, tani po tenton të formojë një parti të re konservatore, nacionaliste, ksenofobe, e cila tenton të bëjë kontrast me profilin e butë të Lulzim Bashës dhe tentimin e tij për t’u moderuar si një lider i qetë me alternativën e tij.

Ilir Meta është i qartë se LSI është shkatërruar dhe e majta nuk ka më vota për të. Shpresa  e vetme është përçarja e së djathtës dhe hutimi që ka opozita mes radikalizmit verbal të Berishës dhe qetësisë së Lulzim Bashës.

Shpresa e Ilir Metës është të shkëpusë një copë nga e djathta, me shpresë se kështu mund të mbijetojë në emër të aleancës me Berishën.

Tri ditë më parë, ai ka trokitur në zyrën e Sali Berishës në mbasdite, për t’u ankuar për Lulzim Bashën që nuk po e mbështet. Takimi i tij larg kamerave dhe jo zyrtar, u shoqërua me thirrje nga shtypi i familjes Berisha, që Lulzim Basha të mbështesë protestën e Metës.

Në këtë klimë presioni, Basha ka dhënë një mbështetje formale, por pa urdhëruar strukturat të veprojnë. Thjesht është shprehur se mbështet protestën e presidentit, por ka theksuar se në pushtet vihet me zgjedhje të lira, me reformë zgjedhore, dhe me një alternativë më të mirë. Fiks gjërat që i ngrejnë nervat Ilir Metës.

Ilir Meta tani ka shansin të provojë muskujt për të bindur të djathtën, se duhet të shkojnë në luftë pas tij, në emër të vlerave të Berishës, dhe jo pas Lulzim Bashës.

Herën e parë, më 2004, gjeti plot ish- socialistë tradicionalë, madje nga ata që besonin ende tek Enver Hoxha, dhe i bindi se ishte pasardhësi i duhur i tij. Tani po përpiqet të gjejë mbështetës të Berishës, nga ata që duhet të besojnë se Berishën mund ta zëvendësojë vetëm ky. Nuk e ka keq këtë skemën si pasardhës kufomash.

20 komente në “Hera e dytë, si pasardhës kufomash”

  1. Plaka says:

    Ilir Meta ka hyre ne nje loje te Berishes qe nuk del dot me!E thene shqip ai do te paguaj te gjitha mekatet qe ka bere e djathta dhe e majta ne Shqiperi!Per kete eshte zgjedhur pikerisht “koke tuli” Meta ku do te paguaj te gjitha vjedhjet,vrasjet ne emer te tij,e deri tek pervehtesimi i pronave te paluajtshme ne tere teritorin Shqipetar Veri ,Shqiperi e mesme ,Jug!Ne kete skeme loje ku ndodhet sot si PS dhe PD kane mbeshtetjen e diplomacise perendimore!Ndaj edhe perkrahja e Lulezim Bashes eshte siperfaqesore sepse edhe ai po luan lojen e ishlidershipit te PD ku pasi te bente mik,te jepte ofiqe e pastaj te qerronte!Radhen e ka koke palari i Skraparit i cili do ti paguaj nje per nje te gjitha!

    1. Star says:

      Mero e ke pasqyruar shume bukur vepritarine e burrit te cizmes. Por ne 2005 Sali Berisha u rikthy ne pushtet nga jo vetem grindjet ne partine e Fatos Nanos, por kryesorja nga marrveshja eFatos Nanos me Sali Berishen per riciklimin e njeri tjetrit.
      Eshte e ngulitur ne mendjet e njerezve se kur permendet LSI nenkuptohet vjedhje,grabitje dhe cdo prapesi qe hyri ne ne qeverisje nga keto hajduta dhe batakci qe i mori gjithmone ne partine e vet ky krye hajdut,

  2. Krist says:

    Hahahahaah Ilir Kushtetuta, keshtu do I theresim kur ta shofim rrugeve si Lymin e Dijes,

  3. Lik says:

    Hahaha…po qe ke te drejte !

  4. Deti says:

    Metes i eci ne vitet e turbullta. PD e njeh per hajdut. Kurse te rinjte nuk e pranojne se eshte I konsumum.

  5. Gjon Leka says:

    Ô Mero! Drejt flet, po si nuk the një fjalë për bëmat korruptive të Lilushit, as për vjedhjet e për vrasjen e « kokëpalarëve », as për orvatjet për t’i bishtuar drejtësisë.

  6. Zigur Qarri says:

    Edvin D’Rama ka qene parapergatitur nga George Soros dhe keshilltaret e tij,për skenarin se si do te hiqte qafe kundershtaret
    politikisht,por pa u hakmarre personalisht.Rasti i padise ndaj Bashes per lobimin rus,kishte si qellim vetem per ta trembur,dhe
    demtuar politikisht.Pushimi çeshtjes nga Gjykata qe komandohet nga D’Rama e deshmon kete.Ndersa Ilir Meten,D’Rama e hoqi
    qafe ne 2017-en,por megjithate e beri President.Kjo ishte garanci per mosprekjen e Metes dhe Berishes.Prandaj ,nuk mund te
    thuhet se Ilir Meta filloi te dyshonte se me Reformen ne drejtesi,D’Rama po pergatiste skenarin per ta hequr qafe.Jo,Meta
    kuptoi se qellimi i D’Rames ishte kapja e Shtetit,kapja e Drejtesise,per te arritur qellimet Sorrosiane te “Shoqerise se Hapur”.Ky
    eshte momenti qe politikani Iiir Meta eshte pozitiv,patriot dhe Burre Shteti,qe nuk pranon te le peng sistemine drejtesise te huajve.
    E Merkura e zezë 16 Shtator 1992,ka te beje me krizen ne sistemin monetar europian(EMS).Ajo u nxit nga spekulimet kundër
    sterlines angleze (dhe ne masë më te vogel kundër lirës italiane), per nje mbivleresim jo real.Nderhyrja e Bankes Agleze ne
    perpjekje per te mbrojtur renien e sterlines nuk arriti rezultat pozitiv.Humbjet e Anglise llogariten ne afro 4 miliard sterlina
    (perflitej 13-27 miliard).Pas kesaj Anglia u detyrua te shvleresoi sterlinen dhe te largohej nga sistemi monetare europian (EMS)
    per shkak te mos mbajtjes te kursit te qendrushem ±6 % ne raport me marken gjermane.Per Kryeministrin John Major ishte
    nje humbje e madhe,ndersa per spekullantin George Soros miliarda miliarda perfitime.Kjo krize monetare u perceptua ne Angli
    si poshterim kombetare,per shkak te imponimit te rregullave te institucioneve europiane.Ishte pikerisht ky shkaku kryesore,nga
    ku e ka burimini fryma antieruropiane ne Angli.Shkaktare i krizes monetare me pasoje te frymes antieuropiane ne Angli,eshte
    flamurtari i “shoqerise se lire”,”filantropi” George Soros(person privat) qe”te dhuron”1% te asaj qe te ka vjedhur,personi qe me
    ane te Edvin D’Rames kerkon te kapi Gjykaten Kushtetuese,per të kapur Shtetin shqiptare!E njejta gjë si ne Angli,ndodhi edhe ne
    krizen finaciare aziatike 1997,ku miliona njerez te thjeshte u shkatrruan ekonomikisht,ndersa spekullanti George Soros perfitoi
    perseri miliarda ashtu si ne Angli,me “politiken” e mbivlersimit dhe shfleftesimit duke shkatrruar monedhat vendase.Qe nga kjo
    koh,George Soros eshte person i padeshirueshem ne shume vende Aziatike.Ky i padeshirueshem ne Angli dhe Azi,me nuhatje
    te holle prej spekullanti,i drejtoi syte ne Shtetet postkomuniste me ekonomi te rrenuara,per tu bere vendimtarë ne ndrrimin e
    Qeverive(edhe ne Shqiperi) por edhe shkaktare i luftes civile ne Ukraine.Dhe ky person qe ka zhytur ne varferi me”biznesin” e
    tij miliona njerez duke blere dhe shitur Leke,do te demokratizoje Shqiperine!Marrja e pushttetit nga PS dhe Bashkise se Tiranes,
    ka pasur mbeshtjen e madhe financiare te Sorros,plus nxitjen e dhunes me 21 Janare.Kjo eshte edhe shkaku,se perse Rama eshte
    pro versionit zyrtare te Qeverise Berisha per vrasjen e 4 personave.Levizja”Mjaft”eshte investuar me miliona Euro(pjesa më e
    madhe ka perfunduar ne xhepat e Erion Velias)nga Sorros,llogaritur qe më pas te katapultonte ne politike,ne partite e majta.Ne
    Gjeorgji quhej gjithashtu”Mjaft”(Kmara)organizata qe investohej nga Sorros.Te gjitha makinacionet mafioze Rama dhe Veliaj i
    kan mesur nga Sorros dhe keshilltaret e tij.Sorros i ka mesuar edhe se te qënit shkerdhate,eshte baraz me sukses.Kllonimin e
    shkerdhatizmit tek shqiptaret,Rama e ka si qellim final,dhe kete e pothuaj e ka arritur me militantet e”rilindjes”,me moton,
    “rilindasi”i vertete eshte supershkerdhate”.Ndersa besa,nderi,mbajtja e premtimit jan vlera te njerzeve primitive.Çfar perfiton
    Edvin D’Rama me kapjen e Gjykates Kushtetuese dhe dhenien peng te Shqiperise tek nje miliarder,nje person me moral te
    dyshimte por më i fuqishem se nje President ,qe ka gjunjezuar Shtete te fuqishme?Perfitime financiare dhe garancine per
    paprekshmerine e milionave dhe personit te tij nga pushttetaret e ardhshem,nese do te guxojn ti kontrollojn Bankat ku ai
    qarkullon milionat e tij.

    1. Durimi says:

      Zigur Qorri na ka bere nje anal-ize te hollsishme financiare duke e mbeshtetur mbi Sorrosin! Gje e bukur kjo. Por analiza e Meros eshte me e bukur, me esakte, me reale dhe e dukshme ne rruge e ne ecran. Ilir Meta lakuriq me duar ne xhepa . Mbeshtetesit e tij po marrin fryme thelle dhe ne ankth. E ardhmja e persekucionit te vetes eshte e tyre. Tani me 2 mars, sipas mendjes se Ilirit, liri a vdekje. Por liria ka mbaruar se eshte konsumuar shume, ndersa vdekjen e therret Iliri, pastaj e shtyne me kembe se nuk eshte vertete burre ashtu si fket: dhjete dhe e ha vete . Erdhi koha. Mero te pergezoj qe lexojme realitete te prekshme ne gazeten dhe shkrimet e tua e jo allabushat-iste qenesh rrugesh nga ata qe vret bashkia.

      1. Zigur Qarri says:

        Hahahah….Durim dumdumi opinionist!
        Ik ore dumdum!

  7. drino says:

    Si gjthmone Mero godet ne shenje, je pene e arte…
    Ku e gjen guximin Ilir FOLRIRI qe kerkon te nxjeri popullin ne mbrojtje te tije kur eshte e qarte qe :
    REFORMAT NE DREJTESI UDHEHIQEN NGA SHBA DHE BE….(po te ish se keto do ti benin politikanet tane nuk do beheshin kurre….
    Ilir floriri mendon se populli eshte budalla por kurre dhe ne asnje vend popujt nuk jane te tille pra del qarte qe :LIKE FLORIRI ESHTE CMENDUR E KANE ZENE ETHET E FLORIRIT.

  8. Arber iliri says:

    Lir palluqja.turp me pas nje idiot si ky President.

  9. Shpata says:

    Si eshte katandisur ky vend? Kete do te deshiroja te ma spjegonte Zoti Mero Baze!
    E kuptova qe Iliri eshte legen! Po c’kusur kemi ne te durojme kete bukeshkalur?
    A jemi dhe ne si Ilir Meta? Dmth Pisa, harbuter, pa dinjitet, fshatare injorant! me duket e meritojme pak Ilirin e Metes!! çte thuash, pa fjale!!! Te shkretet Shqiptare!!!

  10. DR PR SH T Z ZIGUR QARRI. says:

    O Zigur, po si shume gjate shkruan. Me pak o burre, me pak. “Pak e sak” thote i mençuri, jo shume e per lume. Kaq gjate sa shkruan ti, edhe punedhenesi yt besdiset kur detyrohet te ti korrektoj rreshtat kilometrik qe shkruan.

  11. return of the saint says:

    Loja eshte me e djallezuar se ajo e pershkruar ketu,eshte nje loje e komunisteve moskovit te Tiranes per te mbajtur pushtetin me cdo kusht,Meta nuk ka pasur kurre elektorat ne asnje kohe dhe ne asnje vit shifrat kane qene te rreme qe keta te ishin gjithmone te sigurt ne pushtet pra te manipulonin ekektoratin se Mos kishte ndonje force perendimore qe mund ti rrezikonte mirepo duke qene tejet politikane medioker nuk e dine qe Shqiperia ishte dhe eshte pjese e doktrines amerikane prandaj jane te humbur cdo lloj kombinimini apo perpjekje eshte marrezi jane te gjithe kufoma politike koha e tyre ka mbaruar,vendi se shpejti do te hyj ne “New Era'” zhvillimi qe do te vij mbas statusit kandidat ne EU kete pranvere fale SHBA-VE

  12. Kuq e zi says:

    Nderkohe qe nderkombtaret shprehnin shqetsimet e tyre dikushi dekaloroi;
    “ESHTE PRISIDENTI ME I MIRE QE KA PAS SHQIPERIA”
    Edhe sot akoma ka kete bindje, ngriten komision hetimor por nuk tregojne cfare hetuan dhe nuk guxojne te votojne ne kuvend shkarkimin e tij kur ka kaluar cdo afat i kohes

  13. Kosta says:

    Likja e mbante veten per picke dhie por Berisha ka menduar dhe per kete dite qe do te vinte heret a vone.Berisha ishte i pari qe ne morine e akuzave per trafik droge dhe korrupsion qe rendojne mbi Meten e akuzoi dhe per vjedhjen e Thesarit dhe per 3 vrasje ne Dajt.Meta para diabolikut Berisha eshte nje trung nje idiot.Tani Berisha do te thirret per keto akuza ti deshmoje ne Prokurori dhe mund te beje ndonje pazar per te lehtesuar pozicionin e vet.

  14. Alban Dega says:

    Denoncim publik i nje presihori kryehajdut i Evropes

    ILIR META NE PRANGA !

    – Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!

    – Mine me sahat ruso-serb e Metes ndaj anetaresimit te Shqiperise ne BE!

    – Shkarkim me procedure urgjente dhe arrestim ne flagrance i Presidentit turpi e kryehajdut i Shqiperise !

    – Cfare pret SPAK-u!? Destabilizimi politik i vendit eshte krimi me i rende ne cdo shtet edhe jo demokratik te Botes … Ilir Meta tashme e ta sterderdhur kupen.

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta deklaroi sot me zerin e figuren e tij hapur para syve shqiptareve dhe te nderkombetareve duke bere thirrje per destabilizimin politik te Republikes se Shqiperise dhe duke 2 marsin si Diten e grushtit te shtetit dhe permbysjen me dhune e terror pa maska te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike dhe te njohur e perkrahur si asnjehere tjeter me pare nga bota demokratike, sic e tregoi dy dite perpara ashiqare edhe Konferenca Nderkombetare e Brukselit per kapercimin e paso jave te termetit te 26 nentorit 2019 .
    Ne vend te dekretonte menjehere daten 17 shkurt si dite Feste Kombetare te Solidaritetit, presihori i Shqiperise me nje fytyre qeni te terbuar e hajduti te vetdemaskuar e vetdamkosur perjete me zerin e figuren e tij shpalli fillimin e grushtit te shtetit per permbysjen e rendit kushtetues dhe destabilizimin politik te shtetit shqiptar nen pretekstin e mbrojtjes se Kushtetutes qe e ka pshurrur e dhjerosur te pakten 16 here vetem gjate teté muajve te fundit.
    Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
    Qysh sot ai u kthye de jure e de facto ne líder i opozites destruktive dhe antishqiptare dhe shpate e ndryshkur e Moskes dhe Beogradit ne Shqiperi.
    Sot Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetari, si Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre, e Moskes dhe Beogradit.
    Po ashtu kjo cmenduri e pashoqe e ketij presihajni synon edhe minimin e celjes se negociatave per pranimin e Shqiperise ne gjirin e BE-se, sic u veprua edhe gjate veres se vitit qe shkoi nga opozita me destruktive dhe e korruptuar, me antishqiptare ne Bote. – Mine me sahat ruso-serb e Metes kunder anetaresimit te Shqiperise ne BE!
    Edhe ky eshte nje sherbim tjeter nr dobi te Moskes dhe Beogradit.
    Ky eshte nje akt i mirefillte terrori politik dhe psikologjik ndaj Kushtetutes, kunder popullit, kunder shtetit dhe kombit shqiptar, eshte nje thirrje e hapur per destabilizimin politik te rendit kushtetues dhe shtetit shqiptar.
    Cfare pret Prokurori i Pergjithshem dhe SPAK-u i Shqiperise !?
    Cfare pret Kuvendi i Shqiperise qe nuk mblidhet menjehere ne seance te jashtezakoneshme per shkarkimin e tij per kete megakrim e akt terrori shteteror !?
    SPAK-u beri thirrje publike per mbare shqiptaret te denoncojne cdo akt korrupsioni te cilitdo personi te perfshire ne kusari…
    Cfare denoncimesh pret SPAK per korrupsion kur ka jo nje por te pakten 42 videorregjistrime me ze e me figuren e vet Ilir Metes ne afera megakorrupsioni, ka vilat e Lalezit …. Tomorrin e shqyer nga babezia e tij dhe bashkeshortes se tij…..
    La nevoje per veprim ligjor pasi hetimi dhe provat jane live!
    Ne cilin shtet te Botes i lejohet nje zevendes- Kryeministri te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
    Pse nuk vepron menjehere Prokurori i Pergjithshem dhe Ministria e Brendshme per areestimin e menjehereshem ne flagrance te nje presihori qe ka cmendurine te beje thirrje e caktoje edhe date grushti te mirefillte shteti ne syte e shqiptareve dhe mbare Botes!?
    Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
    Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi pike per pike nga cdo shtetar e qytetar I Shqiperise!
    Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
    E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
    Me veprimet e tij jologjike qe ka bere:
    1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
    2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
    3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
    4- Akti antikushtetues per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, dhe dekretimin e tyre per ne tetor….
    Me aktin e sotem antikushtetues e terrorist Ilir Muta e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be pale me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij e krejt “Banda e Gangstereve” te SaLikekracise sot ne opozite.
    Ky akt antikushtetues i shton efhe akuzen e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
    Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten dhe i tha hapur dyerve te burgut; Hapuni! .
    Ai eshte nje akt jo vetem terrorist, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute dhe Kodi Penal I Shqiperise per arrestimin e tij menjehere paralel me shkarkimin ne flagrance si President I Shqiperise, post qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca e sotme.
    Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
    Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente sot kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
    Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj dhe ne te njejten kohe organet ligjzbatuese te zbatojne ligjin dhe te arrestojne po ne flagrance kete presihor kryekrimineli!
    Ilir Meta ne pranga !
    Sot… Neser eshte teper vone

  15. vp says:

    O Zigur
    Po ik a teqi…sha trut me at palo commented a tua na kae cre tra..in; Po qe se ste pelqen qeveria e tanishme dhe kryetarin e saj,,,,….Pi Caj se mund te te bej mire ne kete gjendje qe ndodhesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje