Gjermania mbështet OBSH: 3 milionë euro të tjera për të luftuar Koronavirusin

25 Shkurt 2020, 13:21Bota TEMA
Gjermania mbështet OBSH: 3 milionë euro të tjera për të

Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë të ditur se në mbështetje të punës së OBSH-së për të luftuar Koronavirusin, Gjermania do të japë edhe 3 milionë euro të tjera fonde.

Lajmi u konfirmua nga Ministri i Jashtëm, Heiko Maas, dje në Gjenevë, drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“OBSH-ja luan një rol të rëndësishëm koordinues në luftën kundër virusit, dhe Gjermania dëshiron ta mbështesë këtë punë,” u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje