Koronavirusi shkatërron bursat globale: "Digjen" 1 mijë miliardë dollarë, Italia drejt recesionit

25 Shkurt 2020, 10:11Bota TEMA

Koronavirusi është duke fundosur bursën në të gjithë botën duke shkaktuar një humbje totale prej 1 mijë miliardë dollarësh deri më tani.

Rënia e tregjeve financiare europiane u pasua nga ajo e Wall Street, e cila mbylli seancën e saj më të keqe në dy vjet.

Efekti Koronavirus ka prekur të gjitha tregjet e aksioneve të kontinentit të vjetër: Frankfurti përfundoi -4,01%, Parisi ra 3,94%, ndërsa Londra humbi 3.34%.

Ekonomistët: Italia drejt recesionit

Recesioni teknik është pothuajse i sigurt me humbjen prej -0.3% në tremujorin e katërt. Ndërkohë viti 2020 po shkon drejt rritjes negative, me vlerësime midis -0.5% dhe -1%. Këto janë vlerësimet e para të ekonomistëve mbi ndikimin Koronavirusit në Itali.

-Ndërkaq nafta ka regjistruar një rënie drastike në Nju Jork, pasi çmimet kanë rënë me 4.29% në 51.08 dollarë për fuçi.

-Është regjistruar sesioni negativ edhe në tregjet e aksioneve aziatikë ku frika në lidhje me raste të reja të Koronavirusit jashtë Kinës vazhdon të mbizotërojë.

Konkretisht Seul shënon rezultatin më të keq me një rënie prej 3.87% të ndjekur nga Hong Kong (-1.63% dhe tregjet akoma të hapura) ndërsa listat kineze në Shanghai (-0.31%) dhe Shenzhen bëjnë më mirë (+ 1.24%) për perceptimin se zgjerimi i virusit po ngadalësohet në vend. Tokio ndërkohë është e mbyllur për festa.

Ndryshe ndodh me arin i cili, që nga përhapja e Koronavirusit rreziqet e të cilit janë njohur edhe nga G20, ka arritur vlerën e 1.678.58 dollarë për një onc, më i larti i shtatë viteve të fundit. (ANSA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje