Ministria e Shëndetësisë: Kemi testuar 13 raste, asnjë me koronavirus në Shqipëri

25 Shkurt 2020, 20:51Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kanë rezultuar negative.

Ministria konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID-19 në vendin tonë dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komuntare të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut.

1 komente në “Ministria e Shëndetësisë: Kemi testuar 13 raste, asnjë me koronavirus në Shqipëri”

  1. Flamuri says:

    E sigurte qe 45-vjecari qe ka nderruar jete sonte me veshtiresi ne frymemarrje ka koronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje