Kadri Veseli: Kurti po manipulon qytetarët, probleme serioze për çështjen e tarifës dhe takimet me përfaqësuesit e shtetit serb

26 Shkurt 2020, 11:57Rajoni TEMA

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të marrë përgjegjësitë shtetërore dhe të mos manipulojë qytetarët.

Sipas Veselit, debati publik për çështjen e tarifës dhe takimeve të Kurtit me përfaqësuesit serbë i shërben vetëm shefit të ekzekutivit për të evituar debatin për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve dhe mungesën e guximit vendimmarrës.

Veseli akuzoi Kurtin edhe për lojëra me ankesa dhe kërkesa te ndërkombëtarët, për ta zbutur reagimin e opozitës, në çështjet si heqja e taksës dhe dialogut.

Postimi i plotë i Veselit:

Ka disa ditë që në publik po problematizohet seriozisht çështja e tarifës dhe e takimeve të Albin Kurtit me përfaqësuesit e shtetit serb. Paragjykimet për këto dy tema, në fakt, janë standard i vënë nga vetë ai dikur.

Ky debat në publik i duhet pikërisht a tij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore. Por, kjo nuk i duhet sot Kosovës.

Kjo qasje i duhet vetëm Kryeministrit për të evituar debatin publik për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve të tij elektorale para qytetarëve, për mungesën e guximit vendimmarrës dhe për shumëçka tjetër.

Por, të gjitha këto, përveç vonesës dhe manipulimit për interesa ditore, nuk zgjidhin asnjë çështje jetike të qytetarëve të këtij vendi.

Edhe loja me ankesa dhe kërkesa te ndërkombëtarët, për ta zbutur reagimin e opozitës, në çështjet si heqja e taksës dhe dialogut, është qëndrim i ulët i Kurtit.

Kryeministri duhet të qartësohet, dhe të mos ikë e manipulojë.

1 komente në “Kadri Veseli: Kurti po manipulon qytetarët, probleme serioze për çështjen e tarifës dhe takimet me përfaqësuesit e shtetit serb”

  1. Baliu says:

    Ngelaqit te shkolles fillore ia paskan shkruar 15 keshilltaret e tije nje postim te shkurter me permbajtje qesharake. Na ishte njeher “koha e arte” e ngelaqave qe me vjedhje e vrasje e paten rrembyer pushtetin, duke e shfrytezuar kaosin dhe vakuumin qe e pat shkaktuar Slloba me lufterat e tije. Slloba shkoi, ngelaqat shkuan, tash po rrezon dielli prap ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje