Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka thënë se Lugina e Preshevës dëshiron që të bashkohet me Kosovën, megjithatë ka përmendur 3 kushte për t’u realizuar një bashkim i tillë.
Arifi ka thënë se në rast vendoset për bashkim, atëherë duhet t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës të tri komunat e Luginës, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, pa u ndarë asnjëra.
“Qëllimi jonë është që të jemi pjesë e Kosovës nëse përmbushen 3 kushte. E para, ne nuk duam që të na ndajnë.
Lugina e Preshevës përbëhet nga Komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ne nuk duam që një komunë të mbetet në Serbi dhe dy tjerat të bashkohen.
Ne nuk duam të jemi pjesë e pazareve me territore. Nëse bashkohemi, bashkohemi si tërësi, nëse mbesim, mbesim si tërësi”, ka thënë Arifi.
Si kusht të dytë e ka përmendur që ndarja të mos bëhet afër qyteteve.
Ndërsa si kusht të fundit, Shqiprim Arifi, përmend koordinimin me SHBA-në dhe Evropën. Ai thotë që nuk marrin kurrfarë vendimi pa pasur mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit.
I dashur Arif:
Me sa duket ti je per shkembim territori, por je trembur ta thuash. Une e kuptoj se kjo nuk eshte per nivelin tend, por per politikanet e medhenj te Kosoves. Per ta bere me te zbatueshme, te lutem, zbato edhe keto kushte:
Ne rradhe te pare pyet Haradinin ne se kjo eshte e lejueshme.
Lute Salen qe mos te shpall tradhetar.
Zberthe idete e Kurtit per reciproritetin.
Te lusesh Vociq qe udhezimet e tij per spiunet rreth e rrotull, te jene ne perputhje me idete e tua.
Ne fund po te ngeli kohe, pyet edhe Evropen, sidomos Merkelin.
Per Ameriken hic mos u merakos. Zhaku I Pamposhtur mendon qe Trampi do humbasi dhe me arrdhjen e demokrateve, bashkimi I juaj me Kosoven eshte i sigurte. Per bashkimin me Shqiperine as mos te shkoje ne mendje. Gjelat tane duan te kendoje secili ne kotecin e vet.
Me nderime
PATRIOTI
Ha ha ha ha ha,
Per zotin je i madh. Je i madh sepse je realist, i paanshem, i pashitshëm, dhe I ndershem.
Ke edhe humor te holle, pa tjeter.
Ju hap oreksi me pamvarsin e Kosoves …
Pastaj cuditeni perse armatosen Serbet.
Coreks ore derezi po pjesa dernmuese e serbise eshte mbi territoret shqiptare more malukat qe shitesh per nje kacidhe …