Koronavirusi nuk ndalet, shkon në 2,717 numri i viktimave në Kinë

26 Shkurt 2020, 10:22Bota TEMA

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 2,717, bëri të ditur sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së këtij vendi, raporton Anadolu Agency.

Komisioni tha se 52 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit ndërsa 406 raste të reja janë zbuluar nga autoritetet shëndetësore, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në më shumë se 79.108.

Rreth 78.064 persona aktualisht janë nën kujdesin mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar arrin rreth 29.745.

Jashtë Kinës, ka 85 raste të regjistruara në Hong Kong dhe 10 të tjera në Macau.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në mbi 25 vende tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje