Koronavirusi, një përbindësh në sytë e fëmijëve

25 Shkurt 2020, 19:48Bota TEMA

Një përbindësh me ngjyrë të gjelbër me kurorë kafe. Kështu e ka vizatuar një fëmijë italian koronavirusin Covid-19.

Ndërkohë që veten e saj e sheh të maskuar duke u përpjekur që ta largojë.

Foto e vizatimit është dërguar nga babai i vogëlushes në redaksinë e TGcom, në Itali.

Ata banojnë në Lodi, një prej qytezave të futura brenda zonës së kuqe në Lombardi, ku koronavirusi u përhap fillimisht.

Ajo, sikurse të gjithë në zonë, qëndron e mbyllur në shtëpi dhe u takon prindërve t’u shpjegojnë arsyen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje