Nuk ka asnjë të prekur, por shpall emergjencën nga koronavirusi

26 Shkurt 2020, 09:12Bota TEMA

Edhe pse nuk ka asnjë person të prekur nga virusi vdekjeprurës me origjinë nga Kina, qyteti i San Francisco-s vendosi të shpallë gjendjen lokale të emergjencës.

Autoritetet e qytetit të katërt më të madh në Kaliforni bëjnë me dije se vendosën që të marrin këtë masë për të ndërgjegjësuar publikun që të përgatitet për përhapjen e mundshme të këtij virusi të rrezikshëm.

“Edhe pse nuk kemi asnjë rast mes rezidentëve të San Francisco, duhet që të jemi të përgatitur, pasi harta globale e përhapjes së koronavirusit po zgjerohet me ritme shumë të mëdha”, u shpreh kreu i bashkisë, London Breed.

Qendrat Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve u shpreh një ditë më parë që shtetet amerikane duhet të përgatiten për përhapje komunitare, pas shpërthimit të virusit në shumë vende të ndryshme të botës.

SHBA deri në këto momente ka pasur 14 raste me koronavirus, të cilat janë trajtuar dhe vetëm 2 prej tyre ishin përhapur nga njeriut tek njeriu. Gjithashtu janë dhe 39 raste të amerikanëve të evakuuar nga anija krocierë “Diamond Princess”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje