Duket se nuk kanë të sosur krimet ndaj grave në Shqipëri.
Një tjetër rast është shënuar në Durrës.
Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, brenda një byrektoreje.
Ngjarja tragjike ka ndodhur te sheshi “Azem Hajdari”.
Dëshmitarët pohojnë se çifti kishte debate të ashpra prej disa ditësh.
Ndërkohë, pas krimit burri vrasës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të krimit.
Durrës/Informacion paraprak nga policia
Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.
(TemA)
E ta lumsha, hajt se te ket burrin e Ben hero demokracie Sala. Doni me e kap, Mos u lodhni hic. Ne dt 2 Mars e ke ne tubimin e metes ne krah me berishen e monen.
Kta mender burrash, vec me gra e femije merren. Shtazet
Duhen Ligjet e Komandantit E.Hoxha qe ti vari nga [email protected] kriminelat…! qe vrasin pa meshire dhe fshihen si lepuj.
Kurse krimi ndaj burrave ka sosur me kohe ne Shqiperi. Gjynah grate e shkreta.