FOTOT: Të bësh pushime me zor, turistët izolohen në resortin karantinë

27 Shkurt 2020, 12:17Lifestyle TEMA
FOTOT: Të bësh pushime me zor, turistët izolohen në resortin

720 persona janë bllokuar në resortin H10 Costa Adeje Palace në Tenerife si pasojë e koronavirusit.

Prej dita ditësh qendra e pushimeve në bregdeti spanjoll është “mbyllur” dhe nuk lejohet asnjë nga pushuesit të hyjë apo të dalë jashtë pasi një çift turistësh italianë dhe dy miqtë e tyre rezultuan të prekur me koronavirus.

Duke qenë se largimi është i pamundur turistët kanë gjetur mënyrën më të zakonshme për të kaluar karantinën në një resort pushimesh; të bëjnë plazh.

Imazhet që vijnë nga brenda resortit tregojnë që dhjetëra pushues në  H10 Costa Adeje Palace kanë sfiduar frikën dhe shfaqen në ambientet e brendshme duke bërë plazh, pirë shampanjë apo provuar kuzhinën e larmishme pasi kanë mësuar se nuk do të largohen prej aty deri në ditët e para të marsit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje