Kryeministri Boris Johnson i tha Bashkimit Europian se do të largohet nga tryeza e negociatave në muajin Qershor, nëse nuk përfiton një marrëveshje të tregtisë së lirë si ajo e Kanadasë.
Mandati negociues i Mbretërisë së Bashkuar për fazën e ardhshme të Brexit, ishte i ngjashëm në shumë pika me atë të publikuar nga Bashkimi Europian.
Ndryshimet kryesore qëndronin tek respektimi i rregulloreve të BE, mënyra se si marrëveshja do të strukturohet dhe qeveriset si dhe tek të drejtat e peshkimit në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.
“Është një vizion i marrëdhënies të bazuar tek bashkëpunimi miqësorë mes 2 vendeve sovrane të barabarta”, deklaroi qeveria, duke shtuar se nuk do të negociohet një marrëveshje ku Britania nuk ka kontroll të ligjeve të veta.
Mbretëria e Bashkuar ka caktuar një afat kohor të shkurtër për negociatat, duke thënë se kërkon një përshkrim të gjerë të marrëveshjes deri në Qershor, në mënyrë që të përfundohet gjatë Shtatorit.
Britania do të vlerësojë në Qershor nëse bisedimet janë në rrugëtimin e duhur e më pas do të vendosë nëse do vazhdojë negociatat, apo të përqendrohet vetëm tek dalja nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.
Titull mashtrues nga fillimi deri ne fund…. sa per shkrimin as e mora mundimin….. sa here ju kam than e keni kot qe harxhoni kohen per ate qe ndodh mes BM dhe BE…. se nuk ka konceptin shqitari ose nivelin per te kuptuar se si qendron puna….per publikun jo ne dijeni shqiptar…. sidomos do ” largohet”?…. largohet nga Virusi Korona apo cfare?
Në Angli s’mund të futet dokushdo nga 1 shkurti 2020.