Koronavirusi ”shtyn” manovrat ushtarake SHBA-Kore e Jugut

27 Shkurt 2020, 12:47Bota TEMA

SHBA dhe Koreja e Jugut vendosën sot që të shtyjnë manovrat e përbashkëta ushtarake për shkak të epidemisë së koronavirusit në këtë vend aziatik, ku numri i rasteve të reja u rrit me 25 %, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1 595.

Koreja e Jugut është vatra më e madhe e infektimit jashtë Kinës kontinentale.

“Vendimi u mor pasi Seuli shpalli nivelin e tij më të lartë të alarmit për virusin”, deklaroi Komanda e Forcave të Bashkuara, duke shtuar se manovrat në Korenë e Jugut janë shtyrë deri në një urdhër të ri.

SHBA ka 28 500 ushtarë në Korenë e Jugut, për të mbrojtur këtë vend të Lindjes së Largët kundër fqinjit të saj në veri, i cili zotëron armë bërthamore.

Të dy vendet i kanë reduktuar tashmë në mënyrë të konsiderueshme stërvitjet e tyre ushtarake për të lehtësuar negociatat për programin bërthamor të Koresë së Veriut, që i quan këto manovra ushtarake si preludin e një pushtimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje