Kryediplomatët e 14 vendeve anëtare të BE-së i bënë thirrje sot Rusisë dhe Turqisë që të ulin tensionet në provincën siriane të Idlibit, që është kthyer në një skenë katastrofe njerëzore.
Të 14 ministrat, midis të cilëve ai francez, Jean-Yves Le Drian dhe ai gjerman, Heiko Mass, paralajmëruan gjithashtu se lufta kundër terrorizmit, e përmendur nga Moska, e cila mbështet sulmin ushtarak në provincë të regjimit të presidentit sirian Bachar Al-Assad, nuk mund të justifikojë shkeljet masive të të drejtave ndërkombëtare njerëzore.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të vazhdojë negociatat me Turqinë, në mënyrë që të arrihet një reduktim i tensioneve në Idlib dhe që të ndihmojë për një zgjidhje politike”, thuhet në deklaratëb e përbashkët.
Përveç një krize serioze humanitare, përparimi i forcave siriane në Idlib ka shkaktuar një krizë me Turqinë, e cila mbështet grupet rebele dhe fërkime midis Ankarasë dhe Moskës.