Amerikanët kanë gati vaksinën kundër koronavirusit

26 Shkurt 2020, 20:24Bota TEMA

Një kompani amerikane e prodhimit të ilaçeve ka gati vaksinën e parë për koronavirusin. ‘Moderna’ është e para firmë që ka bërë aplikimin për të testuar produktin e saj në Institutin Kombëtar Amerikan për Sëmundjet Infektive dhe Alergjitë. Do të jetë ky institut, që në fund të Prillit, do të nisë provat e vaksinës tek njerëzit.

Janë të paktën 25 persona të paprekur nga koronavirusi, të cilët kanë dalë vullnetarë për të kryer provat.

Ekspertët thonë se rezultatet e para pritet të dalin në Gusht. Nëse rezulton efektive do të duhen deri 18 muaj që nga nisja e provave që vaksina të hidhet në treg.

Për vaksinën është përdorur proteina S për prodhimin e vaksinave për viruse të ngjashëm me koronavirusin si Mersi e Sarsi.

Shkencëtarët e kanë ripërpunuar proteinën S për të nxitur sistemin imunitar të njeriut të angazhohet në një masë aq të madhe sa të mund të ndalojë prekjen nga një virus shumë i fortë si koronavirusi.

Në garë janë edhe kompani të tjera amerikane ilaçesh. Ndërsa shkencëtarët australianë, ashtu si edhe ata kinezë, janë në fazën e testimit të ilaçeve kundër koronavirusit, tek kafshët.

2 komente në “Amerikanët kanë gati vaksinën kundër koronavirusit”

  1. bolll se na cat k.................................. says:

    bravo masoneris se qelbur vazhdojne miliardat ne kurrir te njerezimit proteina s ????????? po alumini po berberjesh fetusi qe permban vaksina dhe felliqesira te tjera pse nuk i permendni kriminele.

  2. Plugu says:

    Po more po! E hodhen virusin Amerikanet dhe vete ata tani po thon qe e kemi gati vaksinen kundra tij.Prisni dhe ca sa te vdesin me miljona,aq sa e kini planifikuar dhe nxirni vaksinen.Ne fakt vaksina eshte dhe dihet,por nuk eshte momenti per t’a shperndar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje