Zbarkimi i NATO-s në Tiranë, Xhaçka: Garantimi i sigurisë sfidë për ne, do e kalojmë me sukses

27 Shkurt 2020, 19:16Kronika TEMA

Besimi i dhënë Shqipërisë për mbajtjen për herë të parë të Ministerialit të Mbrojtjes të NATO-s sjell dhe shumë detyrime e përgjegjshmëri për Policinë Ushtarake dhe Forcat e Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se policia ushtarake do ketë një detyrë aspak të lehtë, por që do e kryejë me sukses duke siguruar mbrojtjen gjatë Ministerialit të NATO-s dhe shoqërimi i delegacioneve të huaja gjatë dy ditëve në Tiranë.

Xhaçka tha se kjo përgjegjshmëri do jetë një sfidë për policinë Ushtarake, ku synimi i saj për vitin 2020 është certifikimi i saj në nivel kombëtar të kompanisë operacionale dhe bërja pjesë e forcave reaguese të Aleancë.

Policia Ushtarake këtë vit do të ketë një detyrë aspak të zakonshme. 

Sigurimi i Ministerialit të Mbrojtjes së NATO-s dhe shoqërimi i delegacioneve do të jetë sfidë për ta, edhe pse jam më se e bindur në aftësinë e djemve dhe vajzave tona.

 Megjithatë, certifikimi i kompanisë së operacioneve si pjesë e forcave reaguese të Aleancës do të jetë realisht një arritje jo vetëm për Policinë Ushtarake, por për gjithë Forcat e Armatosura.‘ shkruan xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje