Greqia bllokjon refugjatët sirianë në kufi, Mitsotakis: S’paguajmë për luftrat e të tjerëve

28 Shkurt 2020, 22:15Bota TEMA

Qindra migrantë sirianë u nisën drejt rajoneve kufitare të Turqisë me Greqinë pas përshkallëzimit të konfliktit në Idlib.

Zyrtarët turq thanë mbrëmë se Turqia nuk është më në gjendje të ndalojë refugjatët për të arritur në Evropë.

“Politika e refugjatëve e Turqisë është e pandryshuar, por ka disa rrethana; ne nuk jemi më në gjendje t’i ruajmë refugjatët,” tha një zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Një pikë kufitare e tillë është Edirneja, e cila ndodhet në kufirin me Greqinë dhe Bullgarinë dhe hap derën e Evropës për migrantët.

Një numër i madh i migrantëve të parregullt ecën drejt pikës kufitare natën, ndërsa fluksi u intensifikua në mëngjes.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se migrantët kishin provuar të hynin në mënyrë të paligjshme nga Turqia dhe premtoi se nuk do ta lejonte këtë.

“Një numër i konsiderueshëm i migrantëve dhe refugjatëve janë mbledhur në grupe në kufirin greko-turk dhe janë përpjekur të hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme.

Unë dua të jem i qartë: Hyrja e paligjshme në Greqi nuk do të lejohet. Ne jemi duke ngritur nivelin e sigurisë së kufijve tanë”, tha ai.

Kryeministri grek shtoi se vendi i tij nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjet tragjike në Siri dhe nuk do të vuajë pasojat e vendimeve të njerëzve të tjerë.

1 komente në “Greqia bllokjon refugjatët sirianë në kufi, Mitsotakis: S’paguajmë për luftrat e të tjerëve”

  1. ME SHQIPE NUK KA says:

    SOLIDARIZOHEM ME VENDIMIN E QEVERISE GREKE, dhe POPULLIT GREKE NE PERGJITHESI…Nuk kemi “Refugjate”…
    1-KEMI INVAZORE, qe Vijne nga Kultura Arabo-Afro-Myslymane, qe kerkojne te PUSHTOJNE EUROPEN me Moton e “Refugjatit”…
    2-Je Refugjate Qendro ne Turqi, ose me Mire shkoni te Vellezerit tuaj te Pasur ne ARABINE SAUDITE..por jo ne Greqi..
    @@Shqipetaret shkuan ne Greqi Itali, dhe Gjetke dhe Kerkuan Pune..dhe vetem Pune..Mesuan Gjuhen dhe u Integruan..Kurese keto Rraca Nomadesh, kane Ngritur Kasollet e Pushtimit ne Ishujt Greke…dhe nuk Shkulen me…as edhe mesojne….
    JO PUSHTIMIT GREKE, nga Rracat Afro-Aziatike…Bashkohemi me Dhimbjen e Popullit Greke…..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje