Rritet harta e të infektuarve: Koronavirusi vret britanikun e parë

28 Shkurt 2020, 16:56Bota TEMA

Koronavirusi ka vrarë britanikun e parë. Viktima e parë nga Britani e Madhe sipas mediave angleze ka humbur jetën në kroçerën “Diamond Princess” e cila është kthyer prej javësh në karantinë.

Viktima është një burrë dhe është i gjashti person që humb jetën në të njëjtën anije nga koronavirusi.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar janë 19 raste të prekur nga koronavirusi.

Kroçera “Diamond Princess”,  po mbahet në portin Yokohama të Japonisë që prej 5 Shkurtit. Brenda kësaj kroçere janë të paktën 3.700 persona, ku ndër ta 600 janë të infektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje