Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhene detaje pas finalizimit të operacionit ku u arrestua edhe pedagogu, botuesi dhe analisti Henri Çili, i cili doli rastësisht në përgjime, pasi policia kishte nën hetim grupin për trafik droge e falsifikim kartëmonedhash.
Në një deklaratë për median Veliu tha se Henri Çili është i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
Më tej Veliu deklaroi se hetimet kanë zgjatur 6 muaj dhe se operacioni është shtrirë në Tiranë, Fier, Shkodër, Gjirokastër e Durrës.
Deklarata e plotë e drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu:
Operacioni policor i koduar “Mezhgorani”.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“.
Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ‘’Falsifikimi i kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Si rezultat i provave ligjore të administruara, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga Prokurori i Çështjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe konkretisht:
Xh.S., 37 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
N.M., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
S.T., 38 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A.H., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
S.R., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E.B., 31 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A.M., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E.A., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
L.A., 29 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E.Ç., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A.H., 41 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A.(S.) H., 37 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E.K., 33 vjeç, banues në Këlcyrë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A.D. (M.), 56 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
Sh.Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
S.F., 60 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
B.F., 57 vjeç, banues ën Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
H.Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
E.(G.) A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
I.K., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim;
L.J., 56 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim te dokumenteve”dhe “Mashtrimi”;
A.A., 20 vjeç, banues në Lazarat, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
E.H., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
R.T., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
K.M., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
E.X., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit në krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
K.B., 24 vjeç, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
A.B., 20 vjeç, banues në Ballsh, i dyshuar për veprat penale “Organizimi i lotarive pa lejuara”dhe “Moskallëzim krimi”;
Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale që kanë lidhje me procedimin.
Më parë është bërë arrestimi i shtetasve:
E.B, banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
S.S, banues në Përmet, arrestuar më datë 18.10.2019, për veprën penale , aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
Z.B., banues në Shkodër, arrestuar më datë 31.10.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
I.R., banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
F.R, banues në Tepelenë, arrestuar më datë 22.02.2020, për “Armëmbajtje pa leje”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
E.A., banues në Tiranë, arrestuar më datë 23.02.2020, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
D.D., banues në Përmet, arrestuar më datë 23.02.2020, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
Këtyre personave ne 4 episode te ndryshme kohore iu është bërë e mundur t’i sekuestrohet sasia prej 128 kg lëndë narkotike cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 million lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.
Në kuadër të operacionit, sot më datë 28.02.2020 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin e 61 banesave, 10 ambienteve Njësi Shërbimi, kontrollin e 33 automjete dhe gjatë ekzekutimit të këtij vendimi u sekuestruan:
3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër Fier e Tiranë, Forca e Posacme Operacionle në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.
Nga ana jonë u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje narkotikeve “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”, “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre”
Operacioni është në vijim e për këtë arsye nuk mund të bëjmë me dije detaje që cenojnë vijimësinë e operacionit.
Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis, krimin e organizuar dhe krimin në përgjithshësi, ndaj fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, duke u garantuar reagim të shpejtë profesional e anonimat të sigurt për qytetarët. (TemA)
Heu ju lumte palla, bre burra te policise e prokurorise!
Tani do shofim sa burrni kane personat e lartpermendur. Se tru nuk kane, doli ashiqare tani!
Burg Naimi, burg Naimi
moj e mjera Shqipëri
burg Naimi, sumë.imi
sumëlëpirsi, si Ai!
.
Burg Naimi, po kush mbeti?
rradhë e gjatë, po vjen kiameti!
Opo lerini keto po na jepni emrat, se me A.B., C.D. nuk merret vesh kush jane te arrestuarit e pastaj per dy dite dalin nga dritarja. Jepni emrat ti denoje opinioni shoqeror.
He me ju lumte palla.Tani e ka rradhen Olsi e Brace!
Pa nje presje ndryshim!Ok ?
Interesant,te gjithë kriminelet Jane kunderë ALBIN KURTIT? pse athua?
SHTET HAJGARE!
SHTET I DROGËS!
SHTET I EDI DROGES!
KANABIS SHTET!
O Meriton, o malok , shiko mor derdimen lopen se mos te humbet, oj paske edhe kompjuter ti ?! Pa le , pa le, ditke edhe te shkruash ?
Një qytetar
Ti vetem qytetar nuk je,sepse,në shqipëri nuk ka qytetar. Ne shqipëri ka Jevgji te shkerdhyer me Grek,ku gërshëtimi i gjeneve te ketyre racave MORBIDE Lindin krijesa si ju!
1)te vegjël
2)të zinjë
3)kry katror
4)flasin shumë
5)flasin pa kuptim
Ne gjenetikë ky fenomen njihet si mutacion.
Ju jeni race MUTANTE,prandaj,Drogën e keni ne gjdo cep të shqipërisë,sepse si mutant që jeni nuk e kuptoni rrezikun e sajë.
POPULL MUTANT.
Meritoni-po zotrote ku e fut veten ke jevgjitet, te shkerdhyerin nga greket, tek te vegjelit, te zinjte, kry katror, qe flasin shume apo tek ato qe flasin pa kuptim?
Nje pyetje tjeter: ku e more vesh zotrote se te gjithe ato qe jane arrestuar jane kunder Albin Kurtit? Jo per gje por kur TEMA jep vetem inicialet e personave, si ka mundesi qe zotrote arriti te kuptonte se per cilet persona behej fjale? Apo, mbase “mutacioni” qe ju ka bere rrace “muti” ju ka paisur me aftesira te jashtezakonshme?
Or Meriton (emër i çuditshëm). Nuk ka lidhje frustracioni jot me ketë artikull. Ke ngatërru temë. Or tëj! Albinin e gëzofshi dhe e boftë Kosovën parajsë dhe fushe me lule.
NEUTRINO
MERITON është emër me kuptim te plotë shqipëtar,dmth. Të meritosh,Meritor.
Film.për urimin tëndë!
Ti nuk je mutant,ti je Shqipëtar.
Shumica jeni Shqipëtar,jam shumë i vetëdijshem,POR,NESE DESHËSHËRONI TE NËNQMOHEMI JA KU JAM.
@Meritoni
…dhe paradoksi eshte qe te gjithe te arrestuarit jane per aktivitet krimnal lidhur me narkotiket, kurse ti thua “shtet i droges”…idiotizem me spektakolar nuk mund te shihet diku tjeter.
Naim Dylber Çili , ka kohe ne biznesin e dallaveraxhiut .
Arriti sukses te plote ne futjen e G. Dumes si spiune prane bankierit
Bishti qenit ngelet bisht qeni, ky eshte Cilja.
Ore , po ku jane ato 6 veprat penale per te cilat akuzohet Henri Cili se po qerroj syte dhe nuk po i lexoj ?!
Le te me thote kush te doje se ne shqiperi ka njerez te ndershem as qe mund ta besoj.Cdo dite 30 vjet rrjesht keto lajme nga ana matematike jane shumica e ketij populli e perlyer!Pa llogaritur ata qe nuk kapen dhe qe dihen se kush jane.Keta lirohen prape dhe kjo verteton se ne ate vend sundon e keqja dhe jo e mira!
Ah , I gjeta , I gjeta , por pa hollesira. Jo per gje jo , se nuk me dhimbset ky Cili Pe De rasti, por do desheroja te sigurohesha qe do ta haje deri ne rrenze. Hajt’ per haje qofte , terheqte kemben zvarre !
Ah , I gjeta , I gjeta , por pa hollesira. Jo per gje jo , se nuk me dhimbset ky Cili Pe De rasti, por do desheroja te sigurohesha qe do ta haje deri ne rrenze. Hajt’ per hajer qofte , terheqte kemben zvarre !
Nje BRAVO e madhe prokurorise see Permetit!!
kur do arrestohet ?
po shpelllari berisha mo ,qe i futi koleren Qilit pri Elbisani ?
po bithqimi pri Hollande mo ,qe i ka hik me vrap Prokurorise ?
kur mo kumandant ?
se na plase bolet kte ne burge mo ,
e na u lodh kici dores mo .
Mbeshtes dhe falnderoj Policine e Shtetit,per punen dhe produktin e saj.
Beheni shembull kete kurven Çili…maskara e mbante veten per profesor. Ne paturpesine me te madhe edhe jepte mend neper gazeta ku shkruante per demokracine dhe kritikonte qeverine. Nje kriminel ordiner, hajdut e fallsifikator. Llum. Uroj qe policis, prokuroria apo SPAK ta bejne shembull, ta denojne dhe ti sekurstrojne pronat se te gkotha te vjedhiea i ka. Mbulljani edhe cerdhen e korrupsionit universitetin privat UET.
Shikoni kur ta nxjerrin ky dvorani te pafajshem neim cil’jeten supermafiozin qe na kridhej si gjithollog i cili ishte veten nje superkorrupruar dhe pervers fshatar.Cili do gjesh sapunin tani ore sumqire elbasoni
Po Aleksandër Frangaj ku është? A more te shkrete ! Këtu duhet qilizem, po nuk ka kush e punon. Treçereku i Shqipërisë post komuniste është abuziv I tëri. Me mirë mos flitet për shifra, se mund të dalin nja 1 milionë shtetas me probleme me ligjin. Krimet e zbuluara janë vetëm maja e një aizbergu të frikshëm, që pjesa e madhe është e zhytur në errësirën e krimit shteror. Vetëm një prokuror i tipit DiPietro, do bënte të mundur përmbysjen e kësaj haleje të quajtur padrejtësisht “shteti i se drejtës”.
Çili paç kemben e mbare e marresh mè vehte per ne Reç shokun tend te kahershem Berishen ,Meten , Lulin , Monen , Fevziun , Zhejn , Lesin , Frangajn , Çim Peken , Luboñjen , Berishen e vogel , Berishicen (vajzen ) , Bushatin , Ràkipin , Babaramen , Shkullakun. Atehere pastrohet Shqiperia ďhe behet vendi me i jetushem ne bote se eshte vendi me i pasùr.
Ju lumte, qe arrestuat kete plehren e universitettit pordhoeuropian dhe te gazetes se ndyre “Mapo”!
Lavdi Amerikes, Pune te mbare ambasadorese se Re Hajdutet duhet te kuptoj cfare eshte ligji, cfare eshte shteti. Kapobandat nuk kane vend ne kete popull Populli Shqiptar meriton te jet i lire dhe jo te jetoj nen friken e me te forteve. Lavdi Amerikes qe do ti fusi nje nga nje brenda Keta jane maskarenje dhe mbeturina te kombit. Prndaj populli thote ky je Enver, Jo se e mori malli per Enver sepse ai sistem ishte i destinuar te shkaterrohej sepse shkaterroi pronen shkaterroi lirin dhe inisiativen e punonjesve por ama ne drejtim te vjedhjeve,hajduteve dhe ata qe shkelnin lirine e tjetrit ai u priste koken dhe cdo njeri dhiste ne breke dhe mendohej para se te shkelte ligjet e shtetit
Amerika e do Shqiperine dhe do ta bej lule ashtu sic edhe shqipetaret e duan Ameriken atdheun e tyre te dyte.
j Ketij UET-s se Cilit ndryshojani emrin ,pasi t’ia merni atij .sepse nuk shkon edhe qender korrupsioni,sic eshte perdorur nga Cili e Kompani edhe Europian , duket sikur ne kete Europianin mesonin studentet korrupsionin;por ky Cili nuk ka punuar vetem ,prandaj hetimet ,natyrisht qe do te nxjerrin edhe gjera te tjera edhe bashkepuntor te tjere.Shenja te mira per policine ,ndoshta edhe per drejtesine !Vetingu filloi!
j Ketij UET-s se Cilit ndryshojani emrin ,pasi t’ia merni atij .sepse nuk shkon edhe qender korrupsioni,sic eshte perdorur nga Cili e Kompani edhe Europian , duket sikur ne kete Europianin mesonin studentet korrupsionin;por ky Cili nuk ka punuar vetem ,prandaj hetimet ,natyrisht qe do te nxjerrin edhe gjera te tjera edhe bashkepuntor te tjere.Shenja te mira per policine ,ndoshta edhe per drejtesine !Vetingu filloi!Pune te mbare!
ARRESTIM I VONUAR
– Me mire vone se kurre
Ka vite qe lajmet per bemat kriminale e lidhje mafioze te Henri Cilit me Bandat e Lazaratit kane mberritur deri ketu ne SHBA!
Ka te pakten 10 vjet qe kam denoncuar publikisht edhe ne Tema edhe ne Dita, dy gazetat me demokratike me te lexuara dhe me prestigjioze shqiptare moments per ligavecin Cili por edhe per UET-in e tij qe cuditerisht per shume lexues e shqiptare u shpetuan Reformes gjysmake ne Aresim ne saje te bythelepirjes se tij per cdo sundimtar te radhes dhe lidhje e te tij me Il Capi dei Capi te “ Bandes se Gangstereve” ( THE TIMES e Londres) dhe kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte Kontrollit ( THE NEW YORK TIMES -Mbreti i shtypit te lire e te pavarur boteror ) te SaLike Floririt .
Ligji dhe Drejtesia edhe vonon e por kurre nuk harrojne…
Nje Bote e re po lind germadhash korrupsioni, krimi, shantazhi, vrasjesh!
Bota e Re e Shtetit Juridik Shqiptar, Epoka e Re e Shtetit te se Drejtes qe nuk e kemi pase asnjehere.
Prandaj jane terbuar e lemerisur kokat e Bandes se Gangstereve Ilir Meta. Sali Berisha…. dhe gangsteret e tyre politike, oligarkike, mediatike !
Sidoqofte Henri Cili eshte vetem nje cironke e kesaj Bande e Mafia …. e Kucedres me 9 krere te korrupsionit, kusarise, vrastarise, shterrenimit dhe atdheshitjes shqiptare.