Topi për tubimin e thirrur nga Ilir Meta: Ka konotacion politik me aleatë në krahun e PD-së

28 Shkurt 2020, 18:25Politika TEMA

Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi sot se “origjinën e të gjitha problemeve e kemi pikërisht te mungesa e një kulture politike qytetare, e një vullneti për të bashkëpunuar për institucionet dhe një dëshire gati patologjike për të qenë protagonist dhe uzurpues të gjithçkaje”.

Gjatë një interviste televizive, Topi foli lidhur me tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars dhe situatën politike në vend.

Topi u shpreh se është pranuar nga të gjithë sikurse edhe nga ndërkombëtarët që kriza në Shqipëri fillon me krizën e votës, aty ndërtohet parlamentarizmi dhe aty rrënohet.

I pyetur për reformën zgjedhore, Topi tha se “për të vetmen arsye ku PS, PD dhe LSI janë dakord, mund të jenë në kulmin e konfliktualitetit për gjëra të tjera, por kur vjen problem për të hapur procesin zgjedhor, për ta depolitizuar dhe për të mos e patur si aset të interesave të tyre meskine, por për t’ia dhënë si aset publikut që zgjedh përfaqësuesit e vet, kjo është arsyeja që janë së bashku, ndonëse ka shumë presion nga opinioni publik dhe nga ndërkombëtarët, këta janë të vendosur për të mos e ndryshuar sistemin zgjedhor”.

“Kam paralajmëruar me 15 prill të 2008 gjithçka që do të ndodhte. Dhe e shoh të çuditshme që askush nuk i referohet më. Dhe paradoksi më i madh është që në protestën e 2 marsit, bëhet thirrje për strukturat politike të një partie e cila në 2008 dhunoi Kushtetutën. Pra unë do ta mirëkuptoja një apel, por kur aty thirren për të marrë pjesë struktura politike atëherë ky tubim merr konotacionin e një tubimi politik. Në rast se duhet parë se ku fillon historia, duhet parë të burimi, te origjina”, tha Topi.

“Fizionomia e Metës është një fizionomi politike dhe nuk shikon vetëm ditën e sotme, por edhe të nesërme. Në këtë rrugë ai bën kontestimin mbi bazën e fakteve kushtetuese, por patjetër kërkon edhe një aleat politik dhe mesa duket aleatin politik sot e ka në krahun e PD-së”, tha ish-presidenti Topi.

1 komente në “Topi për tubimin e thirrur nga Ilir Meta: Ka konotacion politik me aleatë në krahun e PD-së”

  1. Atdhetari says:

    Më vjen shumë Keq dhe shumë Rëndë se: Përse bëhen e stër’bëhen analiza mbi Një Veprim e Sjellje Teje të Ç’mendura të Një Presidenti KLLOUN që Vetëm President Nuk mund ta Quash. Është njësoj si puna e “atij” të Ç’mënduri që Hedh Një Gurë në Det e më Vrap Qindra të Mënçur shkojnë ta gjejnë. Ç’do Ditë nuk Mbeti Studio TV dhe Gazeta pa Dëgjuar apo botuar Bëmat e Këtij DORDOLECI e SHARLATANI. Që Rama pavarësisht qëllimit për ta Ekspozuar para Popullit këtë Ekzemplar të Rrallë të SHPELLAVE bë Politikën Shqiptare Këtij TRADHËTARI (Jo PaQëllim e bëri President për t’a mësuar Realisht populli se kush është Ilir Meta SHPELLARI). Përsëri Rama duhet t’u Kërkonte Të Falur që Ai Institucion Më i Lartë për Kombin u bë Han Pa Porta!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje