Ana është vajza e të ndjerës Hajdije Tasuni, 58-vjeçares që mbeti e vrarë një ditë më parë nga bashkëshorti i saj Ruzhdiu, 63 vjeç, në dyqanin ku shisnin metrazhe në qytetin e Durrësit.
Në një mesazh prekës, ajo ka një thirrje për mediat dhe ata që po përjetojnë në familje të njëjtën situatën.
Ana kërkon që mediat të cilat publikuan momente nga reagimi i saj pas vrasjes së nënës të fshihen dhe fatkeqësia e saj të mos keqpërdoret.
Ajo shkruan se nëna e saj duroi 30 vjet në një martesë, ndërsa ajo bashkë me dy motrat e saj trokitën dyerve të policisë dhe doktorëve për ta shpëtuar të ndjerën nga dhuna e bashkëshortit.
Mesazhi i saj mbyllet me fjalët prekëse: “Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana”.
Postimi i plotë:
“Une jam vajza e videos se famshme. Une jam Ana. Vajza e vogel e Dijes.
Une jam ajo qe ulerija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nenen time te fatkeqe, nenen time te mjere.
Nenen qe kaloj gjithe jeten ne vuajtje per te na rritur ne.
Po e bej kete postim per ju portale te famshme dhe per ju njerez qe villni vrer e perfitoni ne hallin qe me ka zene mua sonte.
Ne ate hall qe une do mbaj gjithe jeten mbi supe.
Ju sigurisht e pas dy tre ditesh nuk do e kujtoni me emrin tim apo te nenes time.
Me shume mundesi pas nje muaj do keni harruar dhe ngjarjen.
Po ju shkruaj qe tju bej nje thirrje te gjitheve. Fshini videon time, mos u merrni me me mua.
Mjaft e keqperdoret per disa like te felliqura apo komente.
Une jam ajo qe trokiti dyer te afermish qe benin sikur sma dinin hallin, dyer doktorash qe me percollen duke me then qe skam pse shqetesohem, dyer policash qe se gjykuan si shume te rendesishem rastin e mamase time.
Po mami im, Dija ime, ishte nje grua e zakonshme me nje fuqi te jashtzakonshme, qe duroj 30 vjet ne nje martese, punoj me ndershmeri per te rritur e shkolluar tre vajza.
Dija mund te ishte motra jote, mami jote, vajza jote. Dija e mund te jete te gjitha keto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh
Dijen ne shtepine ngjitur dhe ben sikur se degjon se nuk eshte puna jote. Dhe sot ti poston per Dijen, komenton per Dijen, flet per Dijen.
Epo sot ajo ste degjon dot me. Mjaft o njerez te felliqur, mjaft u moret me ne tani qe qe sjau kemi me nevojen.
Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj qe ti mos te behesh kurre Ana.”
Prekse. Te vrasish nje grua vetem burreri nuk eshte. Duhet ashpersuar denimi. Burg te perjetshem duhet te marrin keta kafshe.
Mesazhi qe percillni eshte shume i drejte . Mjere ate qe ze halli. Duhet nje rast si ky qe, te krahasosh se ne c’nivele jane shoqeria dhe medja ne vendin tone . Ajo qe dote shtoja eshte se , ju nuk ini as te paret dhe as te fundit ne kete bote te madhe .
Kjo vajze eshte brilante ne te shprehur. Ajo me perkrahje te shtetit mund te behej nje punonjese sociale, per sensibilizimin e dhunes ne familje. Duhet te krijohet nje strukture prane pushteteteve lokale ne cdo rreth per parandalimin e rasteve te dhunes.mPolicet debila dhe jo te ndieshem, psikologet dhe doktoret indiferente duhet te gjobitet dhe deri denohen per indiference te qellimshme ndaj rasteve te neglizhuara nga ata. Ligjet sa do te mira te jene jane per gjykata, po kjo grua nuk arriti der ne gjykate se debilat qe paguhen nga taksat tona i ben te dy veshet e shurdhet per të.