Nga Altin Ketro
Duke qenë se këto ditë publiku po bombardohet me shumë analiza të ndërlikuara për të shpjeguar se si është e vërteta e ngërçit që është krijuar në Gjykatën Kushtetuese, mbi të cilën më pas presidenti Meta ka shpikur një “Grusht Shteti” imagjinar nga Kuvendi, qeveria dhe KED-ja, po jap në formë të përmbledhur dhe kronologjike se si qëndron e vërteta.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i përzgjedh si kandidatura Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili është një institucion kushtetues që e ka detyrë funksionale këtë gjë.
Ligji parashikon që presidenti i Republikës, tek lista që i takon atij që të zgjedhë, përzgjedh vetëm një nga tri kandidaturat që listohen në treshen e parë që përzgjedh KED-ja. Pra, presidenti është i lirë të nominojë të parin, të dytin ose të tretin, në varësi të shijeve të tij personale.
Në rast se presidenti nuk shprehet me dekret për njërin nga tri emrat e parë, atëherë ligji parashikon në mënyrë taksative që kandidatura e përgjedhur nga KED-ja si e para në listë, zgjidhet automatikisht si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti Ilir Meta, refuzoi që të dekretojë brenda afatit ligjor 30 ditor emrin e zonjës Arta Vorpsi, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Zonja Vorpsi, në parashikim të ligjit, zgjidhet automatikisht si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti Meta, refuzon ta ftojë zonjën Vorpsi në presidencë, si e zgjedhur automatikisht nga ligji.
Zonja Vorpsi, me qëllim që të mos i konsiderohet se ka refuzuar të paraqitet në presidencë, qoftë kjo edhe pa ftesë të presidentit, paraqitet përpara noterit publick, ku depoziton një akt personal të vullnetit të saj se është e gatshme të pranojë detyrën e fituar në bazë të ligjit.
Presidenti Meta, në shkelje të bazës ligjore, dekreton në vend të të ligjshmes, zonjës Vorpsi, një kandidate të renditur e katërta në ligj. Ritheksoj se ligji parashikon se presidenti përzgjedh një nga tri kandidaturat të listuara të parat nga KED-ja.
Kandidatura e paligjshme e dekretuar nga presidenti Meta, e renditura e katërta në listën e KED-së, nuk ka kaluar në procesin e rivlerësimit kalimtar i njohur ndryshe si “Vettingu”. Ndërkohë që kandidatja e ligjshme, zonja Vorpsi, e ka kaluar atë proces.
Presidenti ka një pasion të çuditshëm për të përzgjedhur kandidatura që nuk e kanë kaluar vetting-un, siç bëri më herët me një kandidat tjetër të cilin më pas e dogji ky proces.
Të ndodhur në kushtet e refuzimit të presidentit për të zbatuar ligjin, mazhoranca socialiste vendosi që të bëjë një ndryshim teknik në ligj, i cili zhbllokon ngërçin, të cilin në fakt ligji e parashikonte në formë tjetër, qysh kur përzgjidhte automatikisht kandidaturën e parë në rast se presidenti nuk dekretonte asnjë nga tri të renditurit të parët në listën e KED-së
Në ndryshimin e ri ligjor, nuk i mohohet e drejta anëtarit të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese që të bëjë betimin përpara presidentit të Republikës.
Ai e ka plotësisht këtë të drjetë. Vetëm se tashmë presidentit i lihet një afat 10 ditor që ta thërrasë në presidencë, të dekreturin prej presidentit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ose të përzgjedhurin automatikisht sipas ligjit të të parin të listës në rast se presidenti nuk shprehet me dekret.
Në rast se presidenti nuk e thërret brenda afatit 10 ditor, të dekretuarin prej tij, ose të përgjedhurin automatikisht sipas ligjit të të parit të listës në rast se presidenti nuk shprehet me dekret, atëherë, në përfundim të këtij afati 10 ditor, anëtari i zgjedhur i Gjykatës Kushtetuese e dërgon betimin e tij drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese.
Ja, kjo është e gjithë ajo çfarë presidenti Meta e konsideron “Grusht Shteti”. Një hall i tij personal, që lidhet me një shkarkim prej Kuvendit, por që duhet të certifikohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, e detyron që hallin e tij personal, ta kamuflojë nën petkun e mbrojtësit të Kushtetutës.
Nga e gjithë sa parashtrova më lart, rezulton se ai që ka shkelur Kushtetutën, është presidenti Meta. Dhe, kjo shkelje ligjore e tij në përgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, është njëra prej të shumtave shkelje që nisin që nga zhdekretimi i zgjedhjeve vendore pa bazë ligjore, dekretimi më pas jashtë afateve ligjore, mosdekretimi i zgjedhjeve aty ku mungojnë kryetarët e bashkisë, refuzimi për të dekretuar ministra të caktuar, vonesa për të shkarkuar ministra të caktuar, pozicionimi haptazi si opozitar i vijës së parë në raport me njërën palë dhe përkrahja që i jep palës tjetër, e kështu me radhë.
Si përfundim, shqiptarët duhet të kuptojnë se ajo që quhet “Grusht Shteti” prej presidentit, përveç shumë anëve të tjera të interesave politike të tij dhe partive opozitare që përfaqëson, me synim bllokimin e proceseve integruese të Shqipërisë dhe të reformës në drejtësi, është edhe një luftë se cila do të bëhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Pra, do të bëhet zonja Arta Vorpsi, me një eksperiencë shumëvjeçare si Këshilltare Ligjore në Gjykatën Kushtetuese, e zgjedhur e para me pikë në listën e KED-së, që ka kaluar vetting-un dhe që e meriton atë detyrë sepse e ka fituar në parashikim të ligjit, apo që vendin e saj ta zërë paligjshmërisht e përgjedhura e presidentit Meta, një zonjë e renditur e katërta, që nuk e ka kaluar ende procesin e vetting-ut dhe që është bashkëjetuese e një funksionari shumë të lartë e të rëndësishëm në Partinë Demokratike.
Vijini në peshore çfarë përfaqëson njëra e çfarë tjetra dhe jeni të lirë, si ta ndjeni shpirtërisht, për t’i dhënë ose jo mbështetje më 2 mars për hallin e tij personal, një presidenti që me veprimet e tija e ka përdhosur shumë rëndë figurën e Kryetarit të Shtetit.
N.q.s do quhej “grusht shteti” ate ka tentuar ta beje ky palaço president qe kerkon te kontrolloje gjykaten kushtetuse per te shpetuar nga shkarkimi I tij.
Le te harxhoje ca para per blere protestues por nuk shpeton dot pasi koken e ka te futur ne zgjedhe dhe tani rradhen e ka patellxhani nga pas.
Shume bukur.Sqarim i nevojshem.Vertete Meta i ka hipur mushkes nga bytha.Ai ka luajtur nga fiqiri.Nuk i duhet vendit ton nje president i çmendur.
“Grusht i shtetit” është ai kur segmente të caktuar të shtetit të mbështetur apo të udhëhequr nga ushtarakë, tentojnë të rrëzojnë një qeveri, sipas tyre të paligjshme, duke ngritur një qeveri të re të mbështetur nga ushtarakët, ose të vetë atyre, që në këtë rast quhet Juntë. Gjejeni vetë tani absurditetin e mëndjes së çoroditur të atij që ne kemi president. Nuk është për turpin e tij, por të parlamantit që vonon aktin e shkarkimit një orë e më parë të tij, sepse po çudit dynjanë, duke lënë nam me karagjozllëqet e tij. Le të rrijë ca javë i shkarkuar në zyrë, në pritje të verdiktit përfundimtar nga Gj.K, vendim që, mesa duket, e ka ‘nxjerrë nga faza’!
Shume e besueshme kjo analize e thjeshte. Faleminderit
@ Marsi eshte pro Metes dhe kunder Reformes ne Drejtesi (e drejtuar nge USA & BE)
MOS U LODH KOT, MORE DJALË .
E DIMÊ MIRË , KU DO TË DALË.
E DI MIRË DHE AI VET,
KOT PËRDRIDHET DHE BËRTET.
CA TË GJORË , TË GËNJYER,
CA HAJDUTË, TË ZHGËNJYER,
CA KOPILA , CA LAVIRE,
CA PLAKUSHËR PA KARRIGE,
CA DJELMOSHA KËSHILLTARË , QË NA MBAJNË ME HUMORË,
CA MUSKUJ, KANË DHE PARE,
ME MIMOZA, PËR NË VARE,
DO TË DALIN, NE E DIMË,
PËR TË MBROJTUR FLORINË.
FUKARENJTË, PREJ MJERIMIT, HAJDUTËT DREJT SYNIMIT ,
QË RRËMUJA TJU SJELL PARE,
TË MOS VEPROJË DREJTËSIA FARE.
KUSH PARAJSËN TU OFROJË,
JANË GATI TA NDIHMOJNË.
TË VËRTETËT DEMOKRAT,
JANË NË HALL, NË MERAK.
PAS TÊ VJETRIT TË SHKOJNË?
ZULLUMET E TIJ TË MBROJNË?
APO , T’PROVOJNË DHE NJË HERË , KËT QË U MBRTI NË DERË ,
JANË NË HALL, NË TË KEQ,
KY S’KA TOPKA TI UDHËHEQ.
Bravo
E hapi thesin media”rilindase”!Nuk keni faj,urdheri duhet zbatuar.Do te ishit më te besueshem te shpjegonit haluçinacionet e Kryeministrit,
sepse e njihni nga afer.Nuk ka problem per”rilindjen” protesta e 2 Marsit,sepse filmimet nga lart me dron,kan mundesi 100 mijeshin ta
reduktojn ne 10 mije,se nje zerro luan.Protesta e 2 Marsit tregon para Europes se qytetruar,nese jan gati shqiptaret te behen pjese e
ketij qytetrimi apo jo.Prandaj te gjith ne proteste,per ti thene Kryeministrit drogaxhi dhe mafies ne pushttet,mjaft.
O zigur o budalla i lagjes shko shiko prinderit se i ke lene rrugeve gjynah mos shiko ilir floririn
Turkofagos ku behesh?
sa na mbyten marmite shpumit… hhaaaaa.
Zigur NYJA, na turperove Camerine. Mjaft o gdhé se le Nam.
HAHAHA….PO O ZIGUR LOQJA…QE BIE GJITHMON BRENDA NE KEMBET E TUA…PRA MUND TA BEJNE 10MIJESHIN 100 MIJE…OSE 1 MIJE NE 10 MIJE….
Po ja, shpjegonai ti halucinacionet e kryeministrit mor Zigur mut-muti!
Ju jap arin e kesaj bote,
vec me lini President!
Nje these me shkelje me stil alla diktor, nje muaj me sterhollime, zhantazhee mashtrime te z. ILIR, gjasme president!
Z.Ketro une besoj se ky tipi president, kerkon te shkarkohet si President, mundesisht te te arrestohet mbas kesa me qellim perftimin e statusit te burgosurit politike! Kjo per te mbrojtur pasurite ( sot la te kuptohet qe i ka fshehur: nje shtepi kam – tha ky tipi).
Gjithsesi besoj se po te jete burre te na tregoj edhe njehere ate vidijon e 7%, ku ai fitoi pafajesine!
Altin Ketro jeni shum i sakte, president me te pavarur ne keto 30 vjet nuk kemi pare, por nuk ka si te jete ndryshe per nje hajdut. Ne mbare Shqiptarine thirret Ilir floriri prandaj dhe Rama e beri president, turp, turp, turp. Po pse a thua qe ky vend nuk kish te tjere….??? Ka plot intelektuale tw ndershem….
Ilir floriri gishtin tregues fute ne b*the se te heq stresin qe te ka kap, gishtin e mesit futja Monikes se gjo tjeter ske ci bo. Vetem nje gje ta kesh te qarte BURGUT NUK DO TI SHPETOSHE.
Vetëm Bektashinjt të protestojn më 2 mars.Fetë e tjerra të shohin punët e tyre.Kështu Meta do jetë si Princi i vetshpallur Lek dopio gjashta.
Po mire Zoti Ketro kater gazetare ne , leri dy se dy jane te PD po ata dy te tjeret pse i dhane te drejte presidentit ne studion e emisionit opinion.Nuk e kuptojne ata keshtu sic e kupton ti luften e Ilir Metes per te mbrojtur kushtetuten? ersonalisht jam qe Ilir Meta te ishte shkarkuar me kohe sepse eshte nje njeri qe kabere miliona dollare me politike, eshte nje nejri i korruptuar qe do te mbroje ate sistem drejtesie qe e mbrojti kur u kap me figure e ze per 7%
I nderuar Zigur, ngele ne klase o derzi, cohu, piqu dhe shtrydhi trute se te Jane qelbezuar!
President Muti,
https://m.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M
Shume bukur.Sqarim i nevojshem.Vertete Meta i ka hipur mushkes nga bytha.Ai ka luajtur nga fiqiri.Nuk i duhet vendit ton nje president i çmendur.
O Zigur Qorri ti je njesoje si SALI moterqiri, KRYEKRIMINELI qe bashke me LIKE KRYHAJDUTIN e shqiprise kerkojne te kapen te fija e barit per te shpetuar bythen e tyre nga zullumet e krimet qe kan bere keta te dy. Dhe si gjoja te zgjuar shpikin , e sajojne gjoja grushte shteti me lloji lloji sajesash meskine qe LIKE hajduti i FLORIRIT te Krrapes te ver ne gjukaten kushtetuse te besuarit e vet nga halli qe mos ta shkarkojne se pasaj dihet boterishte qe ky hajdute me CIZME do perballet me drejtesine per te gjitha krimet qe ka ber ky LEGEN pa moral.
Dridhe Like dridhe me ushkur prej zhuke,
Tu kujtua floriri prandaj pak uzbute
E po ben premtime se dojem i qet,
Paqesor nga hera fjale “me kimet”
po v.ullkani mbrendeshm te shkakton siklet.
Me qe stelan deti shko lahu ne sqolle.
Ore thoje I troc, Gjith hallin e ka se do arrestohet bashk me klyshin berisha.
Ndoshta dhe Rama me bashen, po perdrisa keta sillen urte ndoshta dhe kan fituar amnisti. Por per shqiptaret mire do ish te futen ne burg meta berisha, Mona bucja, lyli, Rama.
Te zhduket kjo klase politike e krijuar nga ish komunistet dhe agjenturat slavo greke turke
Data 2 mars 2020 eshte dita e se Henes se paster, dita kur fillon agjerimi 40 ditesh para pashkes per besimtaret orthodokse. Sikur te kuptonte ca gjera elementare, nje presidet i ” popullit” nuk do zgjidhte kete dite te shenuar festive per proteste politike ( gjullurdia e rradhes) edhe sikur te supozojme qe ai kishte te drejte
Bravo, me e thjesht per tu kuptuar nuk behet. Edhe nje shtese.,presidenti nuk zgjedh antaret e GJK vetem betimin e Tyre ka ne Dore. Kto Jane pasojat e revolucioneve ne shqiperi qe nga 90-ta, Duke ju dhuruar pushtetin neokomunisteve te tipit Sali, Azem e ish agjente te sigurimit famekeq. Nuk besoj se do kete prape dhurata per keta debilat qe e shofin atdheun si prone te tyren.
ILIR META KA DALË E SHPËRNDAN FTESA PËR DASMË
Fejton
Ilir Meta sot, si Sali Berisha dje, e ka një hall.
Halli, hallit nuk i ngjan…
Ilir Meta, presidenti im, e ka një hall të madh.
Ka dasmë por nuk ka lajmëtarë.
Ka dalë vetë e shpërndan ftesa…
Nga mëngjesi në darkë, bile edhe në gjumë, vikat nga të mundë e si të mundë, për “dasmë në bulevard”.
Vikat nga bedenat e kalasë së Presidencës…
Vikat me karta në dorë para dyerve të Prokurorisë…
Vikat me rrumbullaken shegë në dorë me dyqind koka në bark…
Vikat nën lule mimoze e dega shkoze…
Me zë, para duzina mikrofonash e ekrane telefonash…
Më 2 mars të gjithë në bulevard !
Të gjithë…
Të majtë e të djathtë…
Të njomë e të thatë…
Të pasur e të ngratë…
Ramën ta rrëzojmë…
Kushtetutën të mbrojmë…
Puçin ta sheshojmë…
E viva!
………………………………
E ndërsa e dëgjoj, e shikoj tek bën me gishta shqiponjën, më shkoi mendja tek një fjalë e urtë e “Universitetit të Dibrës”, tek ato fjalë që përmenden me rast e shtjellohen nga njerëz që ia dinë rrënjët dhe degët “tamlit”.
“Kur i zoti i shtëpisë del të shpërndajë vetë ftesat për dasmë, e ka një hall”.
Nuk e di a e ka dëgjuar Ilir Meta, dhëndër Dibre…
Nuk e di a e ka kuptue…
E kisha dëgjuar në dhoma të ngushta ku flitet e debatohet për gjëra nga më të ndryshmet.
Nuk isha thelluar.
Publikisht e dëgjova një ditë vjeshte të vitit 1964 në një mbledhje të gjerë popullore në Zall-Dardhë, në ditët kur diskutohej anë e kënd vendit për “Kushtetutën Berishiane”, siç e quante Ai dhe firmoste publikisht mbi kopertinën e saj.
Një filozof i së majtës, asokohe zëvendës i kryetarit të partisë së tij në burg, iu drejtua banorëve të Dardhës trevë auditor i veçantë i “Universitetit të Dibrës”:
“Kur i zoti i shtëpisë, siç ma tha një bashkëfshatar juaji, del vetë të shpërndajë ftesa për dasmë e ka një hall.”
Sali Berisha e ka një hall.
Sali Berisha ka dalë me librin e kushtetutës së firmosur me dorë e tij e ju fton për dasmë.
Saliu e ka një hall të madh.
Kushtetuta e tij është një Drin i turbullt. Mos e kaloni atë”.
Dy ditë më vonë Sali Berisha i ra “me vrap” Dibrës, nga Bulqiza në Peshkopi, duke shpërndarë me firmë “Kushtetutën” e tij.
Vrapoi e vrapoi…
Nuk piu kafe askund.
Nuk ia ofroi askush.
Nuk i dhanë.
As edhe një mik i tij të cilit ia kërkoi.
Miku iu përgjigj se po qe se vjen si mik i vjetër derën e ke të hapur. Po qe se vjen me shoqërues e me tutreçka, derën e ke të mbyllur.
Unë asokohe gazetar profesionist përcolla një shkrim me titull “Dibra nuk i dha kafe Sali Berishës”.
Të mos pish kafen e Dibrës është e rëndë…
Më sulmuan, madje ashpër, bile edhe në familje…
“Kushtetuta” e Sali Berishës, me votim popullor, më 6 nëntor 1974, RA…
Njëzet e gjashtë vjet më vonë, dimër 2020, Ilir Meta më kujton të njëjtën kohë.
Ilir Meta si binjaku i tij në parmendë, e ka një hall…
Të madh…
Shumë të madh…
Se ku e ka e din Ai, e dinë të gjithë.
A do ti kalojë Ilir Meta Kanionet e Osumit më 2 mars?
Nuk e di…
Askush s’e di…
As gazetat, televizionet dhe portalet e tij…
Shumë shi po bie…
Kanionet e Osumit janë turbullue…
Rrezik me i kalue…
Abdurahim Ashiku
29 shkurt 2020
Zoti Ashiku-Duke qene nip Dibre, i di shume mire ato proverba qe keni perdorur dhe nuk i heq asnje presje asaj qe keni shkruar, por rregulloi pak datat se nuk korrespondojne me kohen e pas 90-tes.
Meta eshte terbuar se po i afrohet ngordhja. Plotesimi Gjykates Kushtetuese permbyll procesin e kompletimit te organeve kopetente per te shkarkuar Presidentin. Kot e ka, eshte e afert dita qe kemi pritur te gjithe per ti pare maskarenjte Berisha, Meta e Basha prapa hekurave te burgut. Nese Rama nuk zbaton kete premtim qe I ka dhene popullit kur mori mandatin e dyte, atehere tregon se edhe ai eshte njesoj si ata dhe populli do ta hedhe ne kosh, njesoj sic hodhe Berishen. Uroj qe ai te mbaje kete premtim.
Analiza e shpjegur shume qarte, nuk diskutohet qe detyra i takon zonjes Arta Vorpsi dhe qe “presidenti” anej ene masanaj o tu kerkue mjegull me e trazue i çik