“I kisha thënë Henrit kujdes se të urrejnë dhe do të godasin herët a vonë, nuk ia falnin kapardisjen e origjinën”

29 Shkurt 2020, 11:15Politika TEMA

Ish-kryetari i PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko, ka reaguar pas arrestimit të Henri Çilit.

Ai thotë se e kishte paralajmëruar se një ditë do ta godisnin, pasi nuk mund t’ia falnin origjinën e tij, ish-bllokistët.

“Déjà vu!

I thoja shpesh, me kujdes se të urrejnë, dhe nëse je bërë kaq pa lejen e tyre do të godasin herët a vonë, por dhe nëse je bërë me bekimin e tyre, prapë do ta hash se nuk ta falin origjinën, as “kapardisjen”.

Ti vjen nga periferia e provincës dhe ata nuk mund ta durojnë dot të bësh ato punë që për mirë apo për keq kanë qenë, janë, dhe do të jenë ekskluzivitete natyrale të elitës së Bllokut.

Nuk blihet me para as dashuria, as miqësia, as respekti,as qëndrueshmëria, as mirënjohja, as partneriteti, as suksesi, as e shkuara dhe as e ardhmja.

Çdo vlerë e blerë është e reme.

E njihte parimin e 4K-ve të cilat mendonte se i zotëronte, por ku të lënë ujqërit e vjetër avantazh se…, ato parime i kanë shpik për vete.

Duke i paguar, mendonte se do ti zotëronte. Ata që pagun më shumë “të duan fort” kur të kanë pranë, por tregojnë barsoleta me ty sapo kthen shpinën.

Kështu është kur injoron dhe lufton miqtë e vërtetë. Miqtë fallco në fund të lënë vetëm në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq, të japin një të shtyrë, fërkojnë duart e lëngëzojnë nga kënaqësia që “e hëngri provinciali, mirë ju bë”.

Si mund të pranonte Rama t’i dilte nga vatha, ku u fut vet a e futi nevoja, këtë po, kurrë nuk e morëm vesh…

Ju duket fatalitet?

E thotë një miku im i mençur referuar Frojdit, mos haro nga vjen dhe cili ke qenë deri në moshën 3-5 vjeçare.

Kjo është e vërteta e vetme në këtë rast, s’ka tjetër”, shkruan Bejko.(TemA)

36 komente në ““I kisha thënë Henrit kujdes se të urrejnë dhe do të godasin herët a vonë, nuk ia falnin kapardisjen e origjinën””

  1. h says:

    Dyshimi se jeni te gjithë të dashuruar pas vjedhjes dhe korrupsionit nuk ju vjen asnjëherë ????
    Gjidi bastardë hajdutë.Vetëm në këtë pikë jeni njëlloj pa asnjë diskriminim.
    Fshatarë,qytetarë,malokë,fushorë,kodrinorë,etj.

    1. Ilir says:

      He pra… Gjithmone jane te tjeret!

    2. vang says:

      ore BEJKO,TE QENKA thartuar truri fare more derezi.Cfare jane keto pallavra qe nxjerr nga goja duke u bere edhe kontradiktor.Nga nje ane thuase vlerat nuk blehen nga ana tjeter thua se z.Cili i kishte vlerat por nuk e vleresonin per origjinen.ketu e menderosedhe me dukesh i trashe nga mend.Sa me perket mua z.Cili e simpatizoj sepse me duket nje intelektual karizmatik dhe lus qe te lehtesohet nga kjo ngatrrese.Aspak nuk me shkon mendja se prokuroria ka tendence ndaj tij.

  2. Olti says:

    Pse e injoroni kete te shkretin nuk ju kuptoj pse po e baltosni duke I kujtuar origjinen, cdo thote kjo 3-5vjec.. ai eshte rritur ne nje familje shume me te paster se ndoshta dikush nga ish blloku o periferite e qyteteve ku ere qyteti e kulture ska patur asnjehere…prisni hetimet ..mos dilni e beni si burra te mire se te gjithe e keni pas hall in e ketij Cilit

    1. Kosovari says:

      Olti, origjina nuk do të thot se është fjala për origjinën gjeografike apo materiale. Më e fortë për këta lahpera është origjina ideologjike. Mbase familja e tij dhe ky nuk i kanë takuar lukunisë komuniste. Unë e njoh vetë kaq nga distanca dhe shkriumet.

  3. Jep says:

    Haha originja e cilit, doli dhe nje rr. T k.. I tjeter te flas.
    Cili mund te jete dhe I pafajshem, po se clidja ka origjina e cilit me goditjen vec KY pall e di.
    IK I Mos na hapni barkun me keto Parrula, le i gjykates te flas esht I pafajshem a jo

  4. Koli says:

    Ca thu o Bejko se nuk e mora vesh.Nga pergjimet e policise del se Cili po perpiqej te lironte 3 kriminele ne kembim te parave.

  5. Thanas Tona says:

    Kètu ka pèrfunduar inteligjenca shqiptare, tek tipa si ky truthati kètu. Ish kryetar, zotèria. Imagjino nivelin e anètarèsisè pastaj.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yeap!!!

  6. pjeter says:

    O zot ja nje tjeter komplotist.Kjo tregon shume o njeres, qe Arrestimi i Hanri Cilit,ka prekur dhe ka ngritur nivelin e ankthit,shume te prekurve nga virusi i hajnise.Nuk ka shqiptar qe nuk e di,qe korrupsioni ne shqiperi ka prekur nje forme te tille, te te gjitha niveleve,nje dem per Shqiptaret i pa llogaritshem.Te gjithe e dine,qe te duhej te paguaje,qe nga infermieri deri tek i pari i spitalit,nga polici i thjeshte,derj tek ministri ibrendeshem,nga sekretarja e thjeshte deri tek gjykata e larte,nga kryeplaku i thjeshte,deri tek ministri.Kjo kthese qe ka marre keto kohet e fundit,eshte fillimi i reaksionit te paraziteve ne trupin te shqiperise,pas dozes se pare te disiifektimit.

    1. Goni says:

      “Ligji eshte i barbarte per te gjithe.”
      Edhe sa mijvjecare do na duhet te mesohemi me kete?
      Shpesh pyes veten se cfare cilesie na mungon ne shqiptareve per te qene nje shoqeri e zhvilluar, per te respektuar regulat dhe njeri tjetrin.
      Eshte nje cilesi shume abstrakte, shume delikate, shume hyjnore, quhet ndergjegje.
      Sa me shume njerez me ndergjegje te lartesuar aq me e lartesuar shoqeria dhe Kombi.

  7. Total Red&Black says:

    Ka te drejtë “H”, nuk u ngopet more maskarenj qe e pluguat ate vend ????
    Eshte normale qe Palaço mron Palaçon se jane bere nga nje brum dhe ideali i tyre ehte vetem vjellja.
    Po si more legena, ne emer te origjines ( qe nuk po i rruhet kujt se nga p.s. keni dale) t’ju jepet juve e drejta te beni ç’te doni me kete vend ?
    Aty te kalbet r.q. dhe te dhjesi ne bidon deri sa ti vije mendja.

  8. Klorea says:

    Heeee, po te vjen kapelja verdalle per vehte me duket!
    Si shume dashuri paskeni ju, ithtaret e Lazaratit per Naim Cilin.
    Si u be kaq I pasur xhanem?!
    Apo… kush kishte miqesi me lazaratasit dhe nuk u gdhi me breke…

  9. Qytetar says:

    Hajduti i thote hajdutit :
    Kujdes mos shit mend se na more ne qafe.

  10. Illi says:

    Populli thote: “o pocja me oriz, do te rrokullisesh te shkosh ne fis”. Shoqeria do te stabilizohet e gjithsecili do shkoje ne vendin e vet.

  11. Shkrim e kendim says:

    Gjithe ky taborri i keyre qe po merakosen kaq shume per Cilin, duket se mizen nen kesule e ka.
    Gjidi bastardesh qe mesuan shkrim e kendim dhe i duket se kane gjithe boten ne dore. Substanca e shkrimeve te tyre si per nivel fillorje a tetevjecarje eshte, ajo qe ngelet nga vepra e ketyre eshte shkrim e kendim. Me thoni nje hamall a murator ne 2020 qe nuk di shkrim e kendim.
    Fryhen e hapen bythesh sikur car jane….

  12. intelektuali says:

    Kapardisje tipike prej fshatari. vinte ne ndonje event dhe ikte pas pak minutash me kurvicken e tij, thua se ishte ndonje njeri i shquar qe duhet te vinte sa per prezence, per te nderuar eventin. turp!!!! Normale, sa me fshatar, bosh e i vuajtir te jesh, aq me kapadai e pa sjellje normale te duhur je!!!!

  13. Tarasi says:

    Në Shqipëri çdo plere që ka miqësi apo ka bërë lekë u bë politikan… Ky është dëmi më i madh që ka pësuar Shqipëria në 30 vjet në këtë pseudo demokraci….

  14. LORA says:

    E paska honger Çili,se nuk ia paska vene veshin
    mendjelliut lazaratas r.bejko !!!!!!Po per gjashte akuzat penale
    per Neim Çilin ,a ke ndonje mendje per te dhene
    o lazo-kallauzi????
    Doni me per aleancen krethemelse te mendjepjerdhurve kusare,pa din e pa iman,
    qe e zhyten pas-nentedhjetes me krye ne hi
    Shqiperine tone ??????

  15. sulo Permeti says:

    Po Faro Balliu,mire eshte me shendet????….po me leka,ka apo ….i ka bere “dije” per djalin qe studioi ne angli,dhe akoma ska mesuar tabelen e shumezimit,megjithese ka shok plot,psh edhe kryetari i PD Lul ,akoma ben gabime me tabelen e shumezimit.
    Po te ndodhte kjo ngjarje e Cilit,ne kohen kur Berisha te ishte k/minister,do ja “mbulonte”duke e rekrutuar si “spiun” ne kazanin e medias politike.Sic beri me vidion e bere nga Dritan Prifti per Meten ,kur ja dha Berishes……
    Drejtesia e re po jep efekte!!!!

  16. E verteta says:

    Solidaritet vampiresh!

  17. Te qifte gomari o Landi says:

    O Land o ti qe e ke koken si Kar i bom synet!
    Thuji pak lexusve, cfare te lidh me ata Alikot nga Lazarati ty qe po bente pazaret Cili.

  18. Jorgji says:

    Shreku i gjirokastres, e ka paralajmeruar çilin, ky e thote vete, qe do te thote se me keto pune eshte mare dhe vete. O pler, o majmuni kalas, ajo qe do ti te kthehet ku ti dhe soji yt te vjedhin, ka mbaruar.

  19. 19 says:

    I ka thene kari boleve rini jashte se seshte pune per ju te hyni shpellave .po te gjithe kta te opozites qeķan njesoj mor zot sikur jane rite neper sera .si tranguj .

  20. jani says:

    Po cfar thua mo kari.po clidhje ka provinca me alikot e gjirokastres qe naimi kishte marre persiper ti ndihmonte, henriun nuk e kapen kot apo se po e godasin si biznesmen apo si gazetar tw shquar pasi ai ka nja 3 vjet qe eshte grope me ate baraken universitet qe ka ngritur. Por ti flet ne emer te dash alikos, nxirrni dhe paloken ti dale krah dhe e keni te sigurt qe ne lexuesit do e shohim henriun si viktime. O ari i gjirokastres pas naimit do ta kene radhen trafikantet w there, zhei, bushati, shkullaku se me rroge nuk blihet shtepia ke vilat e zamirit do e kete dhe Likja i skraparit radhen . Filloni ushtrohuni me lojen e sapunit u thuaj . Po prit se nuk ke pare gje akoma

  21. bregu says:

    Tammam tiparet e shpirtin e keq qe ke ti ke nxjerr ne kete shkrim . Kur ti ja paske thene Çilit qe kujdes se keto nuk ta falin , pra me miŕe se ja paske thene ti nuk ja ka thene kush tjeter . Po lind pyetja ti e paske dit se çfare paska berè pra na e trego edhe ne . Duke perfunduar Çili e paska hak burgun se e paska mbush kupen qe edhe ty nuk te ka degjuar more Roland Bejko rrota .

  22. Pensionisti says:

    Ky Roland Bejkua i Lazaratit ,si jurist , do te kete qene njeriu qe ka ndermjetesuar per zbutjen e denimit per ata qe u denuan per vrasjen e punonjesit te FNSH ,ndersa Cili thjeht ka bashkepunuar!

  23. TORI says:

    si i thoje,vidh me kujdes se keta te kapin,,gomar

  24. ligori says:

    Degjohen se cfar thote ky koka e krimit nga Lazarati.

  25. Salbeu says:

    I thoja henrit mos mor burrë vidh por vidh me kujdes jo kaq hapur. Ha si miu jo si ariu po ku merrte vesh henriku i 8të . He ore pallosha o ju na merrni për budallenj ose ju jeni rrota kari se nuk ka mundësi.

  26. Nik says:

    Ky Landrua donte krm. Sali Pyken dhe kryeprokuror Llallen, qe i rregullonin pazaret sipas qefit dhe interesit. Tani ka SPAK, s’ka Sali Pyka dhe Llalla!

  27. fariu says:

    Ku e dije Ti qe do ta hante? Çfare po bente ai ne menyre qe ta hante? Mos dije gje Ti ? Po nuk pati fakte, shume shpejt do lirohet dhe do diskreditohen ata qe e kane akuzuar kot. ndryshe edhe Ti, diç ke ditur qerata.

  28. Babale says:

    Po c’dreqin pate more Cilo qe nuk e degjove “Baba Vanken” e Lazaratit!? Ha mut nashi!

  29. Gjirokastriti says:

    Z.Bejko,nipi i Dasho Alikos,familjar i të dënuarve tē Lazaratit,që vranë oficerin e policisé,të cilêt kanë bërê rekurs nē gjykatën e Lartë,për të kundêrshtuar dënimin me burg të pêrjetshëm dhe 18 vite burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje