Pas Nexhmijes ndërron jetë në moshën 97-vjeçare edhe Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos

29 Shkurt 2020, 08:56Politika TEMA

Tre ditë pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare edhe Vito Kapo. Ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë periudhës komuniste.

Ajo ishte bashkëshortja e Hysni Kapos, një nga figurat më të rëndësishme të PPSH-së. Vito Kapo ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90.

Kapo, gjithashtu u angazhua në formacionet partizane, fillimisht si sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan, në nëntor 1944 deri në maj të 1945 në Komitetin Qendror të PK-së.

Ajo mbylli sytë sot pranë familjarëve të saj në Tiranë.

Kush ishte Vito Kapo?

U lind më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë, e bija e dr. Stathi Kondit dhe Krisanthisë; motër e Pirro, Alqiut dhe Tanës.Më 1941 mbaroi Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” të Tiranës.

Në vitet 1942-43 ra në kontakt me grupet komuniste dhe u bë pjesë e Grupit Komunist të Shkodrës. Në shkurt-maj 1942 shërbeu si mësuese në fshatin e lindjes. Gjatë luftës u ndodh në Nivan, Konispol e Përmet.

Më 1943-44 qe anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare.

Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë. Më 1960-1965 ndoqi Fakultetin Histori-Filologji.

6 komente në “Pas Nexhmijes ndërron jetë në moshën 97-vjeçare edhe Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos”

  1. TT says:

    Po zhduket kolera sllave nje nga nje,jetuan duke vrare dhe zhvatur Kombin.hajde dhe neser te zhduken dhe sali qeni dhe klika e tyre e pardesyve te bardha.

  2. Zaku says:

    Tani e paska rradhen Saliu, do t’i kuroje ne boten tjater ?

  3. Shqiptari says:

    Ngushëllime familes.

  4. lymi says:

    Shkoni kur te shkruaj plera Bushati, me siguri do thote qe e helmoi Enveri…..

  5. lefteria says:

    Ngushellime te afermeve dhe i kujtoj Kopilit te bllokut te mos harroje qe me 2 Mars te jete Te sheshi ,te sheshi ,pavaresisht se eshte ndare nga gjyshja qe vdiste per Saliun dhe e kishte pike te dobet!Nuk e di a duhet shkuar Saliut per ngushellim apo jo!

  6. Heroinat e Mirdites says:

    Lavdi vepres se ketyre grave heroina!

    U prefte ne paqe!
    U bashkua me Besnikun e saj perjete tashti.

    I paharuar kujtimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje