Ilir Meta pritet të bëjë provën më të fortë në karrierën e tij politike; atë të thithjes së njerëzve në shesh, injektimit të tyre me një kauzë, e cila, mjaft të shihet se ku i ka rrënjët – të neni aq e pika kaq(!!!) – për të dalluar qartë një sajesë nga më teatralet në politikën shqiptare, duke i shtuar kësaj ekzibicionzimat e llojllojshëm, ku veçon dhe një zjarrmi atdhetare e lindur befas, shoqëruar me shqiponjën naive të Kreshnik Spahiut.
I mungon, e me gjasë mund të ndodhë, vetëm intepretimi himnit kombëtar, kjo në variantin Basha.
Dhe le të ndalemi këtu.
Meta e Basha janë kryqëzuar në një moment politik me njëri-tjetrin, pa patur asgjë të përbashkët në rrugëtim. E përbashkëta e tyre është fati se as njëri e as tjetri nuk e gëzojnë aftësinë e të qënit frymëzues. Eshtë cen i lindur i tyre. I lindur gjersa kur tentojnë ta bëjnë, ta provojnë, të imponohen për të ndodhur, katandisen në qesharakë(siç).
Meta mund të ketë aftësi të tjera – patjetër që është një kodosh në politikë, e në këtë pikë Basha s’i ngjan fare, por kurrë nuk ka mundur dot të frymëzojë. Sepse ligjërimi i Metës, si dhe i Bashës, janë dy boshësitë e individualitetit të tyre. Asnjë ngacmim, asnjë mbresë, asnjë finesë, asgjë intelektuale, asgjë botëkuptimore, asgjë kulturore, në gjithë ç’ka flasim e ç’kanë folur gjer më sot, paçka tematikave, paçka rrethanave, paçka arsyeve.
Stina e protestave që opozita nisi sot e një vit më parë, që dhe mundësia që Basha të provohej në raport me turmat. E siç u provua, gjithë çfarë kumtonte, nuk shkonte përtej militancës, siç dhe nuk vijon të shkojë.
Nuk dihet se për ç’arsye një qytetar i paanshëm politikisht, pavarësisht statusit të tij shoqëror, por le të themi intelektual, do grishej nga ligjërimi i Bashës. Kjo vlen dhe për Ilir Metën. Ky i fundit, e pati provën e tij në fushatën e 2017-ës.
Aty ishte katastrofik jo nga varfëria ligjërimore që e karakterizon por nga një egërshani e ulët ndërkohë që sapo kishte marrë dhe titullin President – titullin e jo detyrën.
Sjellja e çartafillosur e Metës gati ç’prej një viti, është ndryshe dhe përpëlitja e tij në gjetjen apo sajimin e një talenti të munguar për të qenë frymëzues. Ajo e folura e tij e zvargur, ku zakonisht, nëse nuk është në tension politik, pra në ndonjë përplasje, nuk thotë asgjë, e karakterizuar nga një ëëë…ëëë…ëëë…bezdisëse mes fjalëve, është bash ajo origjinalja e Metës. Çfarë del jashtë saj, është një fallsitet i rëndomtë(siç).
Dhe nuk mund ta kenë as Meta e as Basha për shumë arsye. Sepse para se të jetë politike, është kulturore. Janë dy figura që kulturalisht s’kanë asgjë për të thënë e asgjë për të dhënë.
Sepse te të dy vlen eksperimenti i heqjes së kostumit politik, për të parë se ç’mbetet prej tyre…asgjë! /tesheshi/
Po u vjen fundi fundërinave.
Dorëzoni plaçkën e vjedhur.Njerëz mos u gënjeni .Politikanët e korruptuar të mbrohen para drejtësisë, jo pas popullit që kanë vjedhur pa mëshirë.
BRAVO!
Ne kete rast do kete nje lufte te mbrendshme te heshtur. Lulushi si kryetari de jure i PD-se eshte urdheruar nga plaku i SHQUP-it per te nxjerre njerezit ne shesh. Kete eshte i detyruar ta beje sepse eshte urdher nga lart,nga doktori,ndaj te cilit nuk mundet te kundershtoje asnje gram . Por nga ana tjeter do beje cmos qe ta sabotoje kete me forma te ndryshme, por mos te duket se po e ben ky .Kjo behet sepse don te hiqet para doktorit se nuk ka si Ai ne organizimin e turmave. Pra si Meta ashtu edhe Luli jane ne gare force kush mbedh me shume njerez. Prandaj pritet nje deshtim spektakular kesaj rradhe,ku me teper do ti perngjaje nje mini fushate te lesh e lise, me ndonje pjesemarres fans te Sali Berishes,kurse KUNATI me njerezit e tije do kete shume pune keto dite per te ruajtur “ fytyren”e Lulushit.