Nga Frrok Çupi
Të tretët pritet të shfaqen në 2 mars në bulevardin e Tiranës, përballë ngrehinës tre- katesh që u ndërtuar për një ambasadë provizore Sovjetike. Kategoria e këtyre ndryshon nga viktimat e Republikës së Dytë dhe të Republikës së Parë.
Këta janë të ngrefosur, nuk e njohin veten për viktima, por hyjnë në kategorinë e budallenjve dhe hajdutëve. Kjo është kategoria që niset për udhë, ‘të dalë çfarë të dalë’. Por kjo është edhe kategoria më e pa shpresë.
Presidenti i Republikës që i ka thërritur në bulevard, bën mëkatin e fundit me këta: Do t’i shtypë e do t’i përdhosë edhe një herë, për herë të fundit.
Presidenti Ilir Meta, që vjen nga fshatrat e Skraparit, me këtë rast thyen edhe kodet e fshatit të tij ku ‘kufoma’ nuk përdhoset. Në krahina të tjera të vendit, sidomos në Veri, kodi është edhe më i mprehtë: ‘Viktima’ përkujdeset nga autori, kthehet me kokë nga lindja e diellit dhe njoftohet familja. Ilir Meta, ironikisht, ka zgjedhur që viktimat e tij t’i mbledhë në bulevard, aty nga akshami, kur nuk ka as diell, asgjë të qartë.
Në një ‘muzg’ prej gati tre dekada, Ilir Meta i ka rrjepur viktimat e tij, që janë mijëra herë më shumë se sa këta të kategorisë që do të shfaqen në bulevard. Iliri nuk kishte bërë kurrë punë në jetë, por punën e parë e nisi si ‘shule i udhëheqjes së lartë’, fillimisht si deputet, pastaj kryeministër, pastaj kryetar parlamenti, pastaj president. Nuk pati kohë një sekondë që të numëronte viktimat.
Shumicës i vuri mbi kokë ministra dhe nëpunës xhahilë që vidhnin për ‘të; të tjerë i plaçkiti në dritë të diellit, me gjakun e njerëzve ndërtoi vila dhe pasuri pa fund, ndërtoi televizione, grabiti floririn- pasuri e kombit. Pastaj i vrau në bulevard dhe në rrëpirat pas Dajtit. Pastaj përhapi imazhin e një lideri halldup e të pa pikë kulture, si një farë e keqe për modelin e të rinjve. Në politikë ndërtoi ‘sektin acid’ që djeg çdo vlerë, çdo pronë, çdo kulturë…
Viktima të Ilir Metës u bënë të gjithë për tre dekada. Por në bulevard, në 2 mars, do të vijnë budallenjtë dhe hajdutët; i ka thërritur për të mbrojtur me ta b… e vet. Këta e dinë, por rrinë aty si mburojë mishtore.
Këtu është kapërcyer edhe kodi zakonor: Tani Meta po i përdhos edhe viktimat e fundit të kësaj kategorie të shkretë. Ligjet ndërkombëtare të ndalojnë t’i përdhosësh të sëmurët për mend apo me leprozë, të marrët dhe perversët.
Aq më keq që presidenti e bën krimin në emër të ‘Republikës’.
Viktimat e Republikës së Parë:
Ata ishin të kategorisë së pafajshme. Vinin nga ferri komunist, e ku ta dinin se po shkonin në një tjetër ferr si komunizmi. As dinin ç’ është prona, as dinin ç’ është e drejta. Lidershipi i vitit 1996 e kapi ‘mrekullinë’ dhe luajti rolin që bëjnë edhe sot trafikantët e srianëve: U marrin 700 euro për deri në Mal të Zi, i lënë në Fier e u thonë ‘arritët në Podgoricë’.
Kështu u tha Republika e parë viktimave: U mblodhi gjithçka kishin nëpër xhepa, i këshilloi të shisnin shtëpitë e çfarë kishin deri edhe mishin e bardhë, prapë ua mblodhi paratë nëpër piramida…’dhe ditën e fundit i hodhi në luftë kundër njëri tjetrit. Në vitin 1997 u vranë rreth 3000 vetë dhe u plagosën 20 mijë, thesari i shtetit mbeti me vetëm 17 milionë lekë, u thërritën ndërkombëtarët për të ruajtur ‘paqen mes viktimave’. Ajo ishte Republika e parë, që në reportazhet e medias u konsiderua si ‘Republika e Gangsterëve’. Republika i kishte mashtruar njerëzit se ‘paratë tuaja janë të pastra’, por as që mund të fajësoje as edhe një viktimë. Të paktën nuk ishin budallenj, kjo është ‘fisnikëria’ e Republikës së Parë, që nuk shkeli miza, por shkeli jetë njerëzish!
Viktimat e Republikës së Dytë:
Këta janë akoma gjallë dhe në luftë; kjo është kategoria.
Mund të mos fitojnë, mund të fitojnë përsëri xhelatët, por po humbën këta nuk mund të quhen viktima. Këta që ecin më këmbë, flasin me vete, mallkojnë veten, mendohen kë të vrasin në derën e gjykatës, kanë humbur pronë e drejtësi, kanë groposur fis e familje sado që trashëguan për gjithë jetën…. Këta që ecin më këmbë, pa e shijuar asnjë ditë Drejtësinë, kanë harruar mekanizmat hitlerianë të ‘gjykatësve të plepave’, të ligjit të reformës agrare në epokë demokratikase, të zaptimit të tokës dhe gojës prej militantit të partisë. Nëse edhe kësaj here viktimat humbin përballë makinës së tmerrshme politike e shtetërore që ua solli ‘gijotinën’, atëherë pasardhësit nuk kanë pse vijnë në këmbë të tyre. Sipas llogarive gjyqësore çdo shqiptar është në konflikt trefish me tjetrin.
Aleatët e mëdhenj të kombit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë përgatitur Drejtësinë e Re, e cila o fiton e fitojnë viktimat, o humb dhe varrosen viktimat…
Kjo është beteja. Ata që bënë namin në këtë vend, ata gjuajnë mbi Aleatët dhe Drejtësinë. Edhe vetë presidenti i Republikës ka deklaruar se ‘do të vdes si hero anti- amerikan, alias Allende’.
Por as viktimat e Republikës së Parë as të Dytë nuk janë të sëmurë të neurozës; këta i solli tragjedia që i ndodhi kombit pas tragjedisë së komunizmit.
Të sëmurët kanë mbetur për Republikën e Tretë…
Shume e sakte.
Pershkrim i drejte.Likja si Ali baba me 40 hajdute.Likja me funderrinat.
Or ti burrë i mënçur !Fol, që të dëgjojmë ne budallenjtë!
Frrok,të lumtë…..s’kam ç’të them….më ke lënë pa fjalë!!!!?
Ky eshte nje fejton i irefillte ku vihen perballe viktimat “kokepalare” me zengjinin hajdut qe paciperisht deklaroi SHTEPI KAM GJITHE SHQIPERINE.
E dime qe ka gjithandej shtepi, gurore, vila e çdo gje karram tjeter.
NE FAKT GENJEU TRASHE. tE GJITHE E DINE QEKA VILE NE ANGLI APO FLORINJ TE GRABITUR NEPER BANKAT E BOTES.
Vajmedet per ata qe i vene pas nga mendje shkurtesija. Sa per demokratet e thekur; dihet, Ai ja beri gjemen, bashke PER TE CILIN KA DOBESI, duke humbur idealet e Dhjetorit dhe shperfytyruar si parti.
Super shkrim pergezime zoti Çupi
Super shkrim pergezime zoti Çupi,jeni nga te paktet qe i thoni troç gjerat,jo si shumica e gazetarucve frikacake dhe te paguar nga Meta.
Bravo Frrok Çupi ke thënë të vërtetën.
Haha ! Alibaba me 40-të hajdut .
Mje shkrim model dhe leksion per gazetatet e kazanit.
Sakt do shkojne ata qe iliri du ka lene gje pa bere
Shkrim fantastik si gjithnje nga Frrok Cupi.Shume respekte.
undefined
Mero Ky eshte ilir muta. Bravo Frok
Respekte per gazetarin Frrok Cupi si gjithemone vendos pikat mbi I
Thjesht Falemnderit Per Kete Shkrim Bilant.
Bravo shkrimtar
Flm Z.Cupi!
Ky shkrim eshte iluminim! Eshte shpetim dhe shprese!
Vetem ” mfal mfal mefal mgal mfal…..” nuk i bene derman! Erresira qe e ka kapluar, prodhon vetem…pisllik, pabesi dhe dinakri”!
Bene sikur s’di gje qe ne ndergjegjen e popullit eshte damkosur si hajdut dhe i korruptuar! Mbrojtja e kushtetutes nga qy president te gjithe e dine qe eshte alibi!
Nese eshte burre te cfaqi vidion e 7% dhe te na tregoj “pafajesine” e tij. Ate dite!
Pjesemarresit qe do te shkojne jane te paragjykuar nga njerzit e thjeshte si hajdut dhe te korruptuar! Per shume njerez ky miting i 2 marsit perbene kuriozitet per te kuptuar se sa do te jete nr. I hajduteve, I te korruptuareve dhe dallkaukeve “kokelare” qe do i pergjigjen ketij mitingu ne “mbrojtje te kushtetutes”.
Kjo lloj race le te shkoj sa me shume, qe te dime edhe kete statistike.
Per njerezit e mire dhe te thjeshte apo dhe naiv, mendoj se para se te vendosin eshte mire te lexojne kete shkrim brilant te F.Cupit. Eshte apel per shoqerine shqiptare!
Eshte leksion, dituri e plote, e thjeshte dhe shpetimtare per cdo shqiptar! Edhe per mekataret!
Flm edhe njehere Frrok djali!
Po, ky eshte Çupi qe kam njohur dikur! Pene e lavderueshme!
Hapi syte o Edi Rama dhe shiko keta intelektuale……
Vure president nje hajdut dhe the qe skish te tjere……sa ka si zoti Cupi i ndershem ,i drejte,intelektual i pa varur….
NJE SHKRIM FANTASTIK…..
A DONI ME TEPER PER KAPOBANDEN ILIR FLORIRI….ESHTE FAMILJE KRIMINALE QE KRIJOI NJE PARTI KRIMINALE…..
KY FSHATAR QE HYRI NE POLITIKE ME PANTALLONA OFICERASH DHE PA SHTEPI SOT ESHTE MILJARDER…..SIGURISHT QE ME LEKET E RROGES……
O DRRA MOS SHKONI MBRAPA HAJDUTEVE….
Me realiste do te ishte “hyri ne politike me pantallona ushtari”, ha ha ha, ishte e bukur “Curri”!
Exelent z. Cupi. Le te mesojne gazetaret e kazanit si behen analizat,
A ka njeri ne Shqiperi qe ve bast qe drejtesia do behet qofte edhe ne tre dekadat e ardhme ne nivelin e drejtesise se vendeve te Europes lindore.
Duke lexuar kete shkrim sec mu krijua nje ndjesi si atehere kur e lexonim Cupin si kry redaktor i pare i gazetes RD. Ma vone nuk e di pse por ky person ka patur nje trullosje.Tashti duket se asht kthelluar megjithese akoma nuk eshte prononcuar me nje opinion te drejte per drejte per monstren Sali Berisha.
Gjithsesi shkrimi exelent. Thx z. Cupi.
Nje Intelktual i ndershem i pa korruptuar i vecante dhe i ralle , Kurajoz, trim, Spartan i vertete, BURRE, ky eshte Frok Cupi qe ne cdo kohe ka folur drejt e burrerisht. Ilir Meta te mos behet as Mic Sokol As Alende, po te vrasi veten me plehrat e pislleqet qe ka bere mbi kete komb.Ai eshte me keq se tradhetar se kryekusar eshte bashke me te perlyeren e perdhunuarm qe ska para te mbaje femijet ne Universitete e Londres… .se Floririn e vjedhur te krabes, e kane ne lingote jo ne monedhe akoma …
Nga USA Millonai i Kucit
Bravo Frroku se kush i lexon keta rreshta mund te kuptojne dicka por Meta parate e vjedhura i ka que offshore dhe friga i ka hye ne palce e le te kcen si dreq se ma dreq nuk behet.
Nje analize brinlande,duhet te marrin shembull gazetare e nalistet qe jane tjetersuar .Respekte z.Cupi.
RILIND JEZU KRISHTI I GAZETARISE DEMOKRATIKE
FRROK CUPI
E thoni po deshet se nuk rilindi e nuk jeton dhe eshte me i gjalle se gati gjysma e popullsise se Botes Jezu Krishti i pare qe hapi Eren e Re.
E Frroku Cupi me perlat e tij ne RD sa qe Rilindja Demokratike rilindi gazetarine demokratike.
Urod qe kjo perle e tij te jete vazhdimi afatgjate i Rilindjes se pendes se tij te arte !
Me pak fjale
RILIND JEZU KRISHTI I GAZETARISE DEMOKRATIKE
FRROK CUPI
E thoni po deshet se nuk rilindi e nuk jeton dhe eshte me i gjalle se gati gjysma e popullsise se Botes Jezu Krishti i pare qe hapi Eren e Re.
E Frroku Cupi me perlat e tij ne RD persa qe Rilindjes Demokratike rilindi gazetarine demokratike.
Uroj qe kjo perle e tij te jete vetem fillimi i nje Rilindje demokratike te pendes se tij !
Frok Copi bravo bravo
Dhe Avukat Mqjela bravo
Ja shqiptaret e vertet, keta jan ata bura ku syri si tremet , Si ne hohet e vjetra Trima jan ata qe kerkojm me bijt e shqipes
Jo ajduter ileqar vrases te tera te zezat i kan ata politikan
Bravo Frok trimi na kan munguar trimat kemi 100 vjet qe nuk jan dukur . Nuk vdeska shqiptari
Te lumt goja te tera ato qe the jan te verteta ka dhe me keq se kaq qe kan ber keta bastarda
Mos vdekshbkur o Shqiperi paske bodh trima e njerez te ndershem
Te dy dhe Nqjela dhe Frani duhen te ngrejn Partin e re
Dhe emrin ta ket Partia e Ndershme
Kjo parti te udhehiqet nga njerez te ndershen qe e duan atdheun te ngrihet ekonomia , Turizmi , rruget e me rradh
Po patet ndeshmeri cdo we ralizohet
Te qjithe emigrandet te urojn fitore se shqiptari punon sa per 5 veta bashk
Te zhdutet krimi
Te vem nje fe ne Shqiperi fen e te pareve tan fen Katolike
Kjo eshte penges kryesore per zhvidhimin e vendit
Mos te ket me Turk Grek Apo Serb
Te rrojn Shqiptaret e ndershem kudo ku jan
FRROK CUPI ESHTE I DREJTEPERDREJTE , I BIE KOKES TE GJITHE PLEHRAVE PA NDTOJTJE , POR ASGJE NUK NDIHMON . ATO E KANE FYTYREN SHOLLE . RENDESI KA PER ATO QE KANE PARA. E KEQJA ME E MADHE NE KETE VEND ESHTE POPULLI ,QE I NDIHMON .ZARBOT , PER KOCKAT QE ATA I KANE HEDHUR .
Te lumt Frrok shifet qart se kush e perkra ilir hjdutin disa hjdute studjesh te pershfshim ne krime deri fyt si Henri chili
Z, Cupi shkruan: “… e nisi si shule e udheheqjes se larte..” hahaha, figure letrare e mrekullueshme per te pershkruar realitein e “udheheksit”