Duke nisur nga dita e sotme, 1 mars 2020 transporti publik në Luksemburg do të jetë falas për të gjithë, shkruan BBC.
Kështu Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që merr një masë të këtij lloji për të ulur ndotjen, duke bërë që shumë qytetarë të mos përdorin me makina.
Nisma është pjesë e një plani të qeverisë së Luksemburgut për lëvizjen në një vend ku mbizotërojnë makinat dhe bllokimet e trafikut janë të shpeshta gjithashtu për shkak të trafikut të rëndë të udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por jetojnë në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.
Vetëm bileta e trenit të klasit të parë do të paguhet. Kostoja totale e mirëmbajtjes së rrjetit publik, rreth 500 milion € në vit do të përballohet tërësisht nga shteti.
Ministri i Transportit në Luksemburg François Bausch ëndërron ta bëjë Luksemburgun “një laborator për lëvizshmërinë e shekullit 21”.
Makineritë e shitjes së biletave gradualisht do të tërhiqen dhe vetëm pikat e shitjes për biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe të klasit të parë do të qëndrojnë në stacione.
Epoka e re e transportit publik falas u festua me shfaqje vallëzimi dhe muzike në të gjitha stacionet e trenave dhe tramvajet.
Deri në vitin 2027 Luksemburgu ka njoftuar investime prej 4 miliardë eurosh vetëm në transport hekurudhor.
Problemi eshte se ne nuk e marim asnjehere tranportin public dhe nuk besoje se do japi rezultat
ke humbje kohe do presesh ne stacion do nderoshe stacion . une personalishte vetem nje here e kam mare tramen .
Po normal qe esht falas dhe Lagja Komuna Parisit esht m e madhe se Luksenburgu
Ndërmarrje shumë interesante. Transporti hekurudhor është më i sakti përsa i përket mjedisit. Kur isha vitin e kaluar për vizitë mësova se 2020 do bëhej trnsporti brënda Luksemburgut falas.
Por si i bëhet që tek ne, me pretekstin se i kanë ndërtuar gjatë komunizmit, u morën shinat dhe u shkrinë në Mal të zi?
Edhe për këtë, ata qeveritarë që morën pushtetin pas viteve 90-të duhen ndëshkuar. U hodh poshtë puna, djersa dhe gjaku i të rinjve që kontribuan për ndërtimin e këtyre udhëve të hekurta. Habiten kolegët e mi suedezë kur tregoj për mënxyra të tilla.
Kishim hekurudhë, merrnim trenin nga Tirana deri në Vlorë, Gur të Kuq, Shkodër. Tani na rrofshin makinat që përvec që helmojnë mjedisin, marrin dhe jetë njerëzish përditë. Urime qytetarëve të Luksemburgut e tërheqshin këmbën zvarrë për të tjerët në Europë.
Rezi te te kujtoj diçka; jo vetem shinat u shiten ne Malin e Zi nga fukarenjte qytetare, por dhe nendetesja 105 qe duhej te ishte ne muzé u shit per skrap nga Arben Imami! Ne ate vend krimi eshte ne barkun e ketyre politikaneve, shiko Ilirin çfare po ben per te shpetuar ato te shkreta qe paguan nga 16 000 paund ne vit per femijet. Ku i gjene i shkreti? Neser do na i tregoje, besoj. E duan ne lule te ballit se s’ka me kush ti ul poshte me!
Edhe në shqipëri sikur të konfiskohen pasurite e vjedhura nga meta,berisha,rama,çili,marku, frroku,peza,etj,
shëndetsia dhe transporti mund të ishin gratis.
Jo, Rama jo, Rama po punon DREJT
Po lali eri do mesoj nga kjo nisme apo ka ndonje mendim tjeter.