Maduro, konspirativ: Koronavirusi, armë biologjike kundër Kinës

29 Shkurt 2020, 21:00Bota TEMA

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro beson se koronavirusi është bërë si një armë biologjike kundër Kinës, tha Ministria e Jashtme e Venezuelës.

“Analiza globale tregon se koronavirusi mund të jetë një tendosje, e krijuar për të zhvilluar një luftë biologjike kundër Kinës.

E gjithë kjo tregon se është koha për ta shpallur atë publikisht, për të ngritur alarmet për të parandaluar përdorimin e koronavirusit kundër Kinës dhe vendeve të tjera”, tha Maduro.

Virusi u shfaq në fund të dhjetorit 2019 në qytetin kinez Wuhan, qendra ekonomike dhe industriale e provincës Hubei, me një popullsi prej rreth 11 milion.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit ka nxitur frikën e një pandemie që nuk është shpallur ende nga Organizata Botërore e Shëndetit, por që të premten ngriti nivelin rrezikut global në “shumë të lartë”.

6 komente në “Maduro, konspirativ: Koronavirusi, armë biologjike kundër Kinës”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Po zoteri po.. Kunder Kines. Kina pothuajse ishte gati me staf medikor dhe pothuajse eshte ne fazen e perfundimit te pathogjenit. Ra bursa dhe nafta per barrel nga 60 u be me 40 dhe Kina po blen si asnjehere tjeter. Do krijoj nje vale efekti ne vendet e dyta dhe treta boterore (sic je dhe vet), dhe mbas 1 viti do te vij me vaksine ne dore dhe do ta shesi 2 dollare injektimi. Leket qe humbi (dhe ishte ne renie te lire ekonomike) do mbulohen si asnjehere tjeter.. Por ti je nje krric gomari qe ha banane ne ekran live kur njerzit e tu skishin miell te benin brum per buke.. Idjot..

    1. Jo per gje... says:

      Nuk besoj se eshte pikerisht ashtu. Kines nuk I intereson aspak virusi. Ato masa I merr se eshte shtet diktatorial … Te heq zvarre pa pyetur shume per te drejtat e tua si qytetar.
      Sa per faktin qe blen nafte lire patjeter qe do ta beje nqs ka rene cmimi si pasoje e stagnacionit ekonomik por pa pik diskutimi Kina ka humbur shume nga ky virus dhe pushteti politik dhe filozofik I Kines eshte testuar ne maksimum… Por duhet thene se edhe sistemi kapitalist perendimor po testohet. Nqs ky virus eshte vertet nje virus sintetik laboratorik atehere nuk besoj se eshte nga agjensi shteterore se ska si te jete eshte gomarllek ta besosh se qeverite perfshihen ne te tilla konspiracione.

    2. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Nje koment per Nobel , bravo , te nejten gje do shkruaja dhe une , thjesht u tregove me i shpejt , komenti i drejte dhe shpejtesia te shprehesh sakte jane karakteristikat e nje njeriu te zgjuar dhe me intuite te shkalles se larte ……tung

  2. P-S-J-M says:

    Kështu është kur e vjedhin vetë kinezët ‘armën biologjike’ nga Kanadaja dhe e transportojnë me mbartës humanë, ju pasojnë virusin të tjerëve në proces e kështu me radhë.
    Kinezët ja bënë gropën vetes dhe mbarë botës me këtë veprim.

  3. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Nje koment per Nobel , bravo , te nejten gje do shkruaja dhe une , thjesht u tregove me i shpejt , komenti i drejte dhe shpejtesia te shprehesh sakte jane karakteristikat e nje njeriu te zgjuar dhe me intuite te shkalles se larte ……tung

  4. E verteta tjeter says:

    Uau , sa te “zgjuar” keta dy komentuesit e pare….?! I pari , e din qellimin e perhapjes se koronavirusit .I dyti, e din edhe shkakun se si u u perhap ky virus . As CIA nuk e kishte zbuluar kete, kurse dy shqiptare , dy qytetare te thjeshte, njeri “i lumtur” e tjetri enigmatik ( P-S-J-M ), dijne t’i japin shpjegim te “sakte ” ketij problemi boteror . Uau….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje