Ministria e Shëndetsisë këtë të dielë ka deklaruar se deri më tani fatmirësisht në vendin tonë nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus, dhe se tre rastet e fundit kanë rezultuar negativë.
Në një deklaratë publike, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës , Eugena Tomini, ka bërë thirrje për të gjithë ato persona që kanë pasur kontakt me vendet që është i përhapur koronavirusi të vetëkarantinohen për 14 ditë.
“Gjatë ditës së djeshme janë testuar tre raste që kanë rezultuar negativ. Nga periudha e përhapjes së koronavirusit në Kinë e deri më tani, janë verifikuar 29 raste të dyshuara, por që të gjithë fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Nga survejanca e përforcuar në pikat kufitare, ajrore, detare dhe tokësore po bëhet monitorimi i të gjithë shtetasve që po futen në territorin e Shqipërisë. Ministria e Shendetsisë rekomandon për të gjithë udhëtarët që kanë qenë në kontakt me vendet e përhapura koronavirusi që të vetëkarantinohen për 14 ditë”, tha Tonini.
Gjithashtu ministria i bën thirrje personave që të telefonojnë në numrin 127 për të treguar nëse kanë apo jo shenja të virusit, apo nëse kanë pasur kontakt me persona të prekur.
Ju lumte?????. Ja kaluat dhe Kines per trasparence informacioni
ahaaaa, po si mund te kete te vdekur kur ju nuk keni konstatuar apo zbuluar apo te kete raste…pastaj, edhe Virusi e di qe me mire te vdese mijera kineze se te shkoje ne Albanistan, nga frikae e tmerri qe perfaqson ai vend.
pra ne shqip:
ky virus ka frike te vije ne shqiperi, lol!