Rama, batuta me të rinjtë: Imagjinoni Saliun kryeministër dhe FRPD në protestë para Ministrisë së Arsimit

1 Mars 2020, 13:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me batutat me rinjtë e FRESSH gjatë ditës së tretë të Kongresit të Partisë Socialiste.

Ai ka kujtuar protestat e studentëve, të cilët kërkonin plotësimin e tetë kërkesave të tyre përpara ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

Në një moment, Rama i është drejtuar kreut të FRESSH, Eljo Hyskos dhe ka ironizuar Foruminin Rinor të Partisë Demokratike (FRPD).

‘Imagjoni për një moment Saliun kryeministër dhe FRPD kundër ministrisë së Arsimit. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhte. Nuk mund të ndodhte një herë’, ka thënë Rama, ndërkohë të gjithë pjesëmarrësit kanë qeshur.

Kujtojmë edhe një herë tetë kërkesat e studentëve:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 %  e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6-Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

4 komente në “Rama, batuta me të rinjtë: Imagjinoni Saliun kryeministër dhe FRPD në protestë para Ministrisë së Arsimit”

  1. Kerkushi says:

    Ky palluqja, as piktor nuk eshte, as basketbollist ka qene, aksidentalisht eshte kryeminister. Zanati natyral i tij eshte kloun cirku.

  2. pejapamaqe says:

    z. Aleko TATO
    Urime ! Pac shendet dhe punofsh plot perkushtim e dinjitet, si fisnik e Intelektual i kompletuar ne te mire te krahines , si Antar i asaj asambleje !
    Sinqerisht.
    Pejapamaqe

  3. Azio says:

    Ti vertete nuk je kerkushi,Por do te je she dikushi qe ha M…te madh dite per dite
    Palaco,rrugac,plehre e PD dhe jashteqitje e Sali Berishes.
    Pa dinjitet,pa kulture dhe nje cope muti ne qenefet e partise se udhehequr nga ndyrsirat,kriminelet dhe te paftyresit.

  4. rem says:

    likja ne burg sa me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje