Banorët e shtëpive buzë liqenit Erie në Nju Jork kaluan një makth të vërtetë këtë fundjavë, pasi shtëpitë e tyre u mbuluan nga një shtresë e trashë akulli.
Pas dy ditësh me stuhi të forta dhe temperatura disa gradë nën zero, e gjithë zona u shndërrua si një skenë nga filmi “Frozen”.
Ed Mis ka jetuar në shtëpinë e tij në Hamburg, Nju Jork, prej 8 vitesh, por edhe pse ka pasur edhe më parë stuhi të tilla, këtë herë gjërat ishin më keq se kurrë.
“Duket e pabesueshme, sikur nuk është e vërtetë. Brenda shtëpisë sime është errësirë totale dhe kjo është pak e frikshme”- tha një banor për CNN. (TemA)
Nje fenomen krejt i pa-zokonte, por qe nuk mund te kuptohet nga lexuesit nese nuk informohet mbi temperaturen.
Nuk na e that, sa ishte temperatura ?