"Rama ik", Meta komenton zgjedhjet lokale: I fituan me "Zogun e Tiranës", nuk e zbatuan dekretin tim

2 Mars 2020, 18:29Politika TEMA

Ilir Meta thotë se zgjedhjet lokale të 2019 janë të pavlefshme.

Nga protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ai tha se këto zgjedhje janë fituar me bashkëpunimin e “Zogut të Tiranës”.

“A mund të jetë ky Parlamenti juaj? A mundet një investitor i huaj të besoj tek sundimi i ligjit në këtë vend? A mundet të mbijetojnë bizneset e vogla kur përmes ligjit prapaveprues oligarkët u bënë më të fortë?! Ato miliona shkuan nëpër llogari off-shore.  Ky nuk është shteti i së drejtës dhe qytetarëve, por instrument shtypës i disa puçistëve të pushtetit të oligarkëve dhe klientëve të tyre.

Ky gjysmë Parlament është shndërruar në kukull të këtij sekti pa shtet pa atdhe, pa familje. Ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Një vit më parë, ata provokuan opozitën për ta larguar nga Parlamenti. Ata vrapuan për të zëvendësuar 82 deputetë edhe pse procedura për një deputet kërkon të paktën 30 ditë.

Ata shkelën Kushtetutën vetëm për të eliminuar opozitën e vendit. Jemi kthyer në një shtet ku kujtohemi për shkencëtarët vetëm kur na bie tërmeti. Kemi zero investime në dije dhe progres. Ata bënë një ligj kundër Kushtetutës për t’i mbyllur gojën qytetarëve dhe gazetarëve”, thotë Meta. (TemA)

2 komente në ““Rama ik”, Meta komenton zgjedhjet lokale: I fituan me “Zogun e Tiranës”, nuk e zbatuan dekretin tim”

  1. Ar2r says:

    perfundimisht ky Muta ka shku per lesh .ari

  2. Lalezi says:

    Uaaaas, po pse 82 deputete?. Shumice ne parlament paskan qene ata qe iken e moren rruget.? Po cfare mender m.. donin qe u larguan?. Ky paska rrjedhur fare e genjen diten per dreke. Phy , like hajduti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje