Komisioni Europian i ka rekomanduar sërish Këshillit hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Në progres raport, theksohet se Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.
“Nga vettingu janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Vettingu ka çuar në shkarkimin nga detyra të një numri të magjistratëve të rangut të lartë, duke përfshirë në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Në shtator 2019, një ish-ministër i Brendshëm u shpall fajtor për shpërdorim detyre nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dhe u dha dënua me tre vite e katër muaj shërbim prove.
Në progresin domethënës të arritur dhe kushteve të përcaktuara unanimisht nga Këshilli në qershor2018, Komisioni rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit për vitin 2019 kërkesën që të hapte negociatat e pranimit me Shqipërinë.
Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për hapjen e anëtarësimeve me Shqipërinë mbeten të vlefshme” thuhet në raport. (TemA)
Është e treta herë qe Komisioni pra Qeveria e BE ben nj rekomandim te tille.
E Treta E Vërteta
Po ta pjerdhin kryetaret e shteteve te BE qe jane 27 ku se merr vesh qeni te zotin dhe ku edhe nje bythe Greqie qe gati sa nuk u perjashtua me ceremoni nga BE, ka te drejten e vetos