Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me disa prej studentëve me të cilët ka komunikuar në rrjetet sociale lidhur me çështjet e arsimit.
Ai kujtoi se pyetja që ju bëri ishte provokative, “Po të ishit për një ditë ministër Arsimi çfarë do bënit?” Si ju përgjigjet?
Një studente ju përgjigj se, “Punë e parë, ndryshimi i ligjit për Arsimin e Lartë. Problemi që ka arsimi sot në Shqipëri është…nuk di çfarë të thuash më para; duke filluar nga tarifat, nga kushtet që kemi, nga literatura që përdorim sot në shkollë, nga tarifat e larta që është një problem tepër i madh për familjet shqiptare me rrogat që marrin prindërit tonë”.
“Unë do t’ju jepja më shumë mundësi studentëve që kanë familjet më nevoje, me ndihmën ekonomike”, tha një tjetër.
Nga ana e tij Basha kërkoi rritjen e financimit për studentët që vijnë nga familje në nevojë.
“Duhet patjetër ta lidhim universitetin me tregun e punës. Dhe rruga klasike është kjo e trajnimit, e praktikës; e praktikës gjatë procesit mësimor dhe e praktikës në fund të diplomimit, në fund të Bachelor-it apo në fund të Master-it. Por duhet të ndodhë në një mënyrë që t’i lidhë të tre komponentët kryesore të shoqërisë: botën akademike; universitetet, studentët, pedagogët; tregun, sipërmarrjen dhe qeverisjen, politikëbërësit. Rritje e financimit parakusht; pa rritur e financimit asgjë nuk arrihet”, deklaroi kryedemokrati.
Ai nënvizoi nevojën e ndryshimit të ligjit për Arsimin e Lartë, duke thënë se mund të rrisësh financimin por në qoftë se gjithçka kontrollohet me dorë të hekurt nga qendra, në qoftë se për gjithçka duhet marrë leje në Ministri të Arsimit, “atëherë nuk jemi kurrkund”.
Sipas tij, duhet të fitohet autonomia e universiteteve, e fakulteteve e katedrale dhe natyrisht kjo do të thotë edhe përgjegjësi, dhe për këtë edhe roli juaj si studentë është shumë i rëndësishëm; për transparencën, për cilësinë e mësimdhënies.
Për shefin e opozitës, duhet futja e sistemit të trajnimit dual, me rritjen e praktikës dhe me praktikën në fund të studimeve.
“Këto janë tre hapa konkretë, sigurisht plani është më i detajuar të cilat e sjellin arsimin e lartë shqiptar në parametra europianë. Asnjë fëmijë shqiptari nuk duhet të privohet nga arsimi dhe nga arsimi me cilësi, për shkak të pamundësisë ekonomike të prindërve, kjo është e para. E dyta mbaroi arsimi, tregu i punës. Dhe tregu i punës ka një problem shumë të madh, edhe aty futesh me mik, si në sektorin publik që as nuk diskutohet, por tani edhe në sektorin privat na është bërë kështu, po kjo është vdekja e ekonomisë. Dhe ne sot vazhdojmë të mbetemi vendi rekord me Ballkan s’po flas për Europën, për financimin për të ulët të arsimit në tërësi dhe katastrofë të ulët sa i përket arsimit të lartë”, deklaroi ndër të tjera ai.
Më tej shtoi se se si mund të pretendojë një shoqëri dhe një komb të ecë përpara kur nuk investon tek truri i saj, tek e ardhmja e saj që është rinia studentore dhe rinia në tërësi, “ky është një paradoks apo themi një dështim i përmasave gjigande”.
“Me të vërtetë ju them që është një vend jo me mundësi të mëdha por nuk është i varfër, është vend i vjedhur jo i varfër. Patjetër t’i japim një hov, nuk mund të rrihet më kështu. Shpresa për ndryshim jeni ju. Basha: Pa diskutim!”, u shpreh lideri i opozitës.
Ngjitur cdo godine universiteti,do te kete nje treg me produkte fshati,ose me rroba te perdorura.Ja ku u be lidhja e universitetit me punen.
Bordur ne bordur,ha fara kungulli dhe bene politik,bravo LUL,je I madh!
Eshte vend i vjedhur jo I varfer… BOOM ? $900.000 pastrim parash… Hajduti thote kapni hajdutin..
Ky eshte koke (koqe) specifike!
Ah mo i lumte!
DO SJELLI KOMUNIZEM PLANIFIKIM.
THONE QE KY KA JETUAR NE HOLLANDE A EGZISTONE NJE SHTETE NE BOTE QE I GARANTONE STUDENTEVE MBAS MBARIMIT TE SHKOLLES PUNE .
NUK E DI SA % ESHTE RÉUSSITE NE SHQIPERI I STUDENTEVE .
UNE KAM NJE SHOQE QE KA MBARUAR PER SHKENCA POLITIKE NE PARIS DE NATIONALITÉ FRANÇAISE DHE NUK GJETI PUNE DHE TANI VAZHDONE SHKOLLEN 2 VJECARE PER KUIZHINERE ME CFARE LLOGJIKE I PREMTONE STUDENTIT KY QE JU GARANTIJE PUNE KY NUK GENJEN PO SUPER GENJEN
pyetja qe shtrohet eshte – “Kur ?” :):)
O koqe kandari…si do e lidhesh per briresh o tu thafte truri edhe me shume nga c’te eshte thare! Keto jane premtime prej kalamani naiv dhe jo politikani qe pretendon te behet kryminister. E shkreta PD ku eshte katandisur!
O koqe kandari , o dordolec , po cfare u premton o struc ,kujton se studentet jane kungujt e vifeve 90-91 ku Salia u takste peralla me mbret ,dhe ata i shkuan mbrapa Sales dhe Azemit . Eshte ritur IQ e studenteve te sotem or Lyl trangulli , cfare kryeministri do behesh ti mor pis ? Te kujtohet se si u premtoje popullit te Tiranes para se te beheshe kryebashkiak ?? Nuk plotesove asnje nga premtimet , absolutisht asnje , bile i rendove me teper popullin e Tiranes dhe Tiranen vet . Asnje nuk do ta haroje sjelljen tende te peshtire plot revanshizem kur more kariken e kryebashkiakut , dhe dhe urdher bodigardeve te ndiqnin jo nga dera por nga dritarja punetoret e thjeshta te Bashkise se Tiranes , perse duhet te tebesojne ?? Cfare ka ndryshuar ?? Asnje gje , bjle jeni egersuar akoma me shume , jeni bere perbindesha , sjellja jote me kujton ujkun qe te futej ne kasolle dhe ta besonin qe nuk qe ujku lyejti kemben me miell ……….Flije mendjen ,mos premto kot , kurren e kurres nuk ke per ta shijuar kariken e kryeministrit , eshte me se e sigurt qe Rama i fiton dhe zgmedhjet e ardhsnme , me tre humbje resht ne kuriz , nuk ke asnje shanc te qendrosh kryetar partie , po pati parti ( pd ). Mblidhe mendjen dhe mos mashtro , mos genje , versioni me i mire yti eshte ti kesh shpetuar drejtesise se re , po i shpetove je njeriu me me fat , sdua ta besoj te kunderten , do jete shume fatale per ty , sigurisht qe as ti se beson qe nje dite te bukur do behesh kryeminister , thjesht luan futboll modern ku mbrojtja me e sukseshmja eshte sulmi …….ne fakt qellimi yt primar dhe perfundimtar eshte e para dhe me kryesorja ti kesh shpetuar drejtesise se re , dhe e dyta te kesh menjanuar pergjithmone akuzave qe mbart ne shpine , po ja harite ti besh nje bust gjigant me parate e tua Edi Rames , kushdo qe te ishte ne vendte tij , ti sot qe flasim do ishe brenda .
Kush te beson ty, eshte mè koqe se ty…
Ky nuk është i zoti të lidhi as brekët e veta . Këtij trongullit po i merr likja i 22 arkave me florinj pd dhe ky rri si buf . Zgjohu luli.
Po pse tre hapa,para dy javesh the pese,apo te lodhin pese,
A ka budallenj qe ta besojne kete qe thote ky koqia.