Rudina Hajdari "thumbon" Metën: Jo ulërima në shesh, por hapje listash

3 Mars 2020, 13:08Politika TEMA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari në përfundim të takimit për reformën kishte një mesazh edhe për Ilir Metën lidhur me tubimin që organizoi mbrëmë.

Në një deklaratë për median Hajdari tha se nuk mjafton të dalim të ulërasim në sheshe por të hapim listat për një sistem të barabartë për të gjithë.

 “Nuk mjafton të dalim të ulërasim në sheshe por të hapim sistemin. Kjo gjë nuk po ndodh sot.

Ne duhet të tregojmë popullit se jemi këtu për ata dhe se nesër përfaqësimi i tyre do të jetë i denjë.

Uroj që javës tjetër të vijojmë misionin për hapjen e listave për një sistem të barabartë për të gjithë” tha Hajdari. (TemA)

1 komente në “Rudina Hajdari “thumbon” Metën: Jo ulërima në shesh, por hapje listash”

  1. Zigur Qarri says:

    Zonjë,provoje edhe ti nje here te”ulërasësh”ne nje miting te tillë,qe ti tregosh popullit se”je këtu për ata”,
    te shohim se sa veta do te mblidhen t’ju degjojn!Mbi 100 000 shqiptare ishin mbledhur si kurre më parë
    ne protestat e ketyre 30 viteve,qe te tregonin se jan kunder politikes se drogaxhiut Edvin Escobar D’Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje