SHËNIM: I çuditshmi Ledio Bianko, lidhja me PD dhe ç’mendon ai juridikisht mbi shkeljet kushtetuese të Metës

3 Mars 2020, 10:51Politika TEMA

Dalja e Ledio Biankos tribunën e Metës në manifestimin e papracedent këtij të fundit në trajtën e një proteste anti-mazhorancë, ishte ndër shfaqjet më fyese për publikun.

Ledio Bianko, një ish-figurë jo qëndrore e afërt me PD-në, me pak pushtet në kohën e qeverisjes së saj, profilin kryesor e ka atë të një juristi të përgatitur. Karriera e tij deri në Strasburg, është tregues i një kapaciteti në këtë lëmë.

Dhe, ajo çfarë do priste opinioni prej tij, e që ai do i bënte shërbim  të vërtetës po t’ja jepte, do ishte një qartësim mbi atë, sipas gjykimit të tij, nëse Meta e ka shkelur apo jo Kushtetutën, duke nisur që nga mosdekretimi i dy ministrave më shumë se një vit më parë, e deri te vendimi për dalë në bulevard e udhëhequr protesta, ku mes tyre qëndron anullimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, për të cilin Komisioni i Venecias e ka dhënë tashmë një opinon: tejkalim kompetencash.

Ajo fjalëmbajtje e tij në tribunën e Metës, ku shpaloste parime demokracie, nuk i duhet askujt. Në ato që tha nuk bëri ndonjë zbulim të madh befasues.

I shfaqur politikisht në një moment, pa ofruar asgjë profesionalisht ç’prej më shumë se një viti që kur mazhoranca akuzon presidentin për shkelje kushtetuese, e që për këto arsye kërkon ta shkarkojë, Ledio Bianko mbetet si shumë e shumë të shkolluar në këtë vend prej atyre që vijnë e ikin dhënë asgjë, pa lënë asnjë gjurmë. Ledio Bianko do ishte i respektuar e i vlerësuar, nëse gjithë kapacitetin e tij juridik e vinte në shërbim të situatave plot ngërçe. Keni lexuar ndonjë shkrim nga Ledio Bianko në këto kohë të trazuara me ngërçe juridike?

Keni hasur ndonjë analizë të tij juridike? Nuk ka aspak rëndësi nëse ato do shkonin në favor të njërit apo tjetrit krah, mjaft që ajo çfarë shkruhej, ajo çfarë zbërdhehej, të vinte era profesionalizëm, të vinte era ekspert.

Vini re: në gjithë fjalëmbajtjen e tij prej juristi Strasburgu në tribunën e Metës, në asnjë rast nuk bëri avokatin, me gjuhë profesionale sigurisht, atë të thuktën juridike, se si përligjej me Kushtetutë dalja e një presidenti në rrugë.

Çfarë ndodh më këtë soj njerëzish? Shkollohen, ndjekin karriera, arrijnë poste, të ardhura goxha, por në fund vetëdënohen mos jenë kurrë një histori, një emër për t’u përmendur e kujtuar nga brezat; një emër që inspiron, modelon, imponon, edukon, revolucionarizon.  Ata përfitojnë për vete, por shoqëria kurrë prej tyre! (tesheshi)

9 komente në “SHËNIM: I çuditshmi Ledio Bianko, lidhja me PD dhe ç’mendon ai juridikisht mbi shkeljet kushtetuese të Metës”

  1. Lazarini says:

    Mos pritni gja tjeter prej ketij tipi. E kan si rrace, nuk e kan per gja me ndrru lekure dhe pronar sa here u a lyp interesi. Shih mik i kujt asht, deri edhe mik i Fahri Balliut, spiunit te sigurimit, vrases, vjedhes, trafikant qeniesh njerezore. E pate se cfar mesazhe dha Bianchi ne podiumin e Metes, ne nje nder skenat me te shemtuara te para deri sot…e ku Bianchi pret ndonje post.

  2. mik says:

    Edhe mund te jete ashtu siç pretendon shkrimi, por mungesa e autorit te ketij artikulli, e ban te pa-vlere, e ban si nje leter anonime qe zakonisht bahet nga burracaket.

    1. Flori francez says:

      Eshte shkrim redaksional s ka nevoje per autor. Ata qe bejne gazetari e dine.

    2. Meti says:

      Shkrimi nuk ka autor, eshte shkrim i gazetes TEMA.

  3. Vladimir says:

    Çdo komb ka eliten e vet per te cilen investohet dhe beson se do ti gjendet ne krah ne momente te veshtira.
    Elitat shqiptare per fat te keq kane munguar ose kane qene tejet te rralluara.
    Ne diktature jua prene kokat, ne demokraci ju kane blere shpirtin.
    Per ish gjyqtarin e Strasburgut dhe te tjere si ai qe rreshtohen me njeren apo tjetren pale per pak perfitime, vetem keqardhje.
    Fali, o zot, se nuk dine çfare bejne!

  4. tironci says:

    Eh o Mjero je vene me llape ne sherbim te bythelepirjes se Rames. Po i cuditshmi Denar Biba qe i fliste per “trena te humbur” Ledios me qellim qe ta korruptonte a nuk te ben pershtypje?

  5. @autori says:

    “Shenuesi” i ketij shkrimi pa emer, me siguri qe do ta ngrinte ne piedestal juristin e Strasburgut nese ky do dilte ne nje miting me Ramen. Tipike per nje media “kazani”. Tema e Meros eshte bere me keq se 55-a e Fahri Balliut..

  6. Star says:

    Ore ti komentues me emrin —mik—-. Po mesoje more njeri se cdo shkrim qe botohet pa emer mban emrin si botim redaksionale. Gazeta ka pronar dhe krye redaktor qe pergjigjen ligjerisht dhe moralisht per cdo gje qe botohet ne gazete.Nuk eshte anonim, ti po te duash beji koment mbi permbajtjen,se per te tjerat kujdeset tjeter kush .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje