Nga Ylli Pata
Ilir Meta çimentoi dje një aleancë të vjetër gati 30 vjeçare me Sali Berishën dhe e bëri publike si një alternativë dhe forcë politike, që e shpalli para shqiptarëve.
Në gjithë këto vite ka pasur aleancë të fshehtë, aleancë fluide, aleancë zemërthyer, por kurrë kjo marrëdhënie nuk është ndalur.
E nisur kur Meta ishte kryeministër që faktorizonte Berishën si antipod, madje edhe e çoi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke i dhënë një viktimizim që Doktorit pas gjëmës së 1997-s i vyente, pas vitit 2013 metafora u shndërrua në “Doktori është dobësia ime”, “Doktori është burri më i besës në politikë”, “Doktori është njeri i fjalës”.
Por si lindi dhe si u zhvillua marrëdhënia mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për të ardhur sot, kur dy figurat e njohura të politikës shqiptare po blatojnë një lëvizje që duket se do të jetë një alternativë jo vetëm e Edi Ramës, por edhe e Lulzim Bashës, nëse ku i fundit nuk do të shkojë pas avazit, siç dhe ka bërë disa herë në këto vite.
Ilir Meta, një student i Ekonomikut, mori pjesë në vitin 1990, në dhjetor pra, në përfaqësinë e Fakultetit të tij për të kërkuar pluralizmin politik në takimin me Ramiz Alinë, udhëheqësin e fundëm komunist të Shqipërisë.
Por Sali Berisha nuk e dekoroi në vitin 1993 me medaljen “Pishtari i Demokracisë”. Atë ja dha Pandeli Majkos, një tjetër deputeti socialist që mori pjesë në lëvizjen studentore.
Meta u afrua në PS si një i ri që kërkonte një program social-demokrat në shoqërinë shqiptare. Madje lidererët e PS-së së Fatos Nanos, si Namik Dokle e Servet Pëllumbi, nuk e fshihnin entuziasmin për talentin e zbulimit të ri që fliste qartë e shkoqur.
Meta u zgjodh si drejtues i eurosocialistëve të Tiranës e numri dy i FRESSH, duke marrë një zonë deputeti të sigurtë, që ishte Skrapari, për t’u zgjedhur deputet.
Ilir Meta u vu nën akuzë nga Prokuroria e Sali Berishës për një revoltë të punëtorëve të uzinës së armëve të Poliçanit, madje ju hoq edhe imuniteti. Por pas arrestimit të Fatos Nanos, sidomos kur ai u zgjodh kryetar i FRESSH dhe nënkryetar i PS-së, si dhe drejtues i marrëdhënieve ndërkombëtare, pati fjalë për një flirt të tij me Berishën.
E pikërisht këto fjalë dhe e penalizuan në vitin 1996, kur pas mocionit të Fatos Nanos nga burgu i Bënçës, Meta u largua nga drejtimi i PS-së.
Megjithatë, ai u zgjodh deputet i Skraparit. Nano e propozoi në vitin 1997 si sekretar për Ministrinë e Jashtme, një biçim numri dy i MPJ-së, por duke i kërkuar që të lërë mandatin e deputetit.
Natyrisht që Meta nuk e pranoi dhe më në fund ishte Nano që u tërhoq, duke i dhënë madje edhe drejtimin e PS-së së Tiranës, një post që parasheh karrierën në krye të kupolës socialiste.
Meta kishte mbështetjen e një lobi shumë të fuqishëm ekonomik të Shqipërisë, atë të Hasanbellinjëve të Durrësit, të cilët lobuan shumë, po shumë, që Ilir Meta të jetë në krye të politikës shqiptare.
Ky fakt përbën edhe lobimin e parë politik të një oligarkie financiare, që në fakt nuk ishte thjesht e tillë, por një klan që kontrollonte një zonë bazike të vendit: portin më të madh të Shqipërisë, kryesisht nga 1997 e deri në vitin 2000.
Dhe ishte pikërisht ky lobim që e bëri Ilir Metën kryeministër në vitin 1999, pas humbjes së Pandeli Majkos, i cili sfidoi hapur politikisht Fatos Nanon në një Kongres të PS-së për postin e kryetarit, duke rrezikuar fitoren, dhe madje humbja erdhi ndoshta nga tradhtia e Ilir Metës, i cili zgjodhi marrëveshjen fluide me Fatos Nanon.
Por kjo nuk ishte e vetmja, pasi kur Meta në kulmin e fuqisë së tij si kryeministër, kur nisën të vijnë paratë e dy konferencave të donatorëve të BE-së, të Nanos e Majkos, si dhe rigjenerimin e biznesit vendas, përjetoi një frikë që ai vetë, por edhe bashkëpunëtorë të tij mund të viheshin në hetim nga Prokuroria e Republikës.
Kreu i organit të akuzës, flasim në vitin 2002, ishte Arben Rakipi, një jurist që në bashkëpunim me antimafian italiane kishte arrestuar dhe shokun e tij të vjetër, Sokol Koçiun, numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili kishte negocuar për ta kthyer jugun e vendit si bazë kokaine.
Ilir Meta, në atë kohë kryeministër i vendit, për herë të parë publikisht bashkon votat me Sali Berishën e sapokthyer në Parlament pas një bojkoti të gjatë (rastësia është e çuditshme), dhe shkarkon Arben Rakipin si kryeprokuror, duke zgjedhur në këtë post këshilltarin e presidentit Rexhep Meidani, Theodhori Sollakun, duke lënë në minorancë udhëheqjen zyrtare të Partisë Socialiste.
Realisht kjo aleancë i hapi rrugën rikthimit të Sali Berishës në pushtet pas ikjes me gjëmë në vitin 1997. Pak muaj më pas, ishte Fatos Nano që do të bëjë aleancë me Berishën për të zgjehdur president të vendit Alfred Moisiun.
Në vitin 2003, Ilir Meta nuk zgjidhet në organet drejtuese të PS-së, në një Kongres parodi të organizuar nga Fatos Nano. Në pranverën e një viti më pas, ai mbledh udhëheqës historikë të PS-së dhe themelon Lëvizjen Socialiste për Integrim, një formacion me program bazik majtist dhe si themel ka antiberishizmin. Krijon me perfeksion një PR si pasardhës i Mehmet Shehut, duke marrë vota nga njerëz nostalgjikë të PPSH-së.
Në zgjedhjet e 2005-s LSI merr 7 deputetë, duke dërrmuar PS-në kudo ku ajo konkurronte në mazhoritar me PD-në, dhe Sali Berisha vjen në qeverisje.
Në vitin 2006, Ilir Meta afrohet në aleancë me Edi Ramën duke i ofruar postin e kreut të Bashkisë së Tiranës si mbështetje dhe kërkuar si këmbim postin e kreut të Qeverisë. E majta e bashkuar fiton shumicën e bashkive të Shqipërisë, përveç Shkodrës, Kukësit, e ndonje bashkie të vogël.
Rama nuk pranon t’i japë Metës në zgjedhjet e mëvonshme postin e kryeministrit dhe bën aleancë me Sali Berishën për të ndryshuar Kushtetutën, për të polarizuar politikën në favor të dy partive kryesore.
Pas kësaj Meta kriset me Ramën, bën një betejë publike që i shton pikët në public, ndërsa më pas bojkoton këshillat bashkiakë, duke bashkuar votat me Sali Berishën.
Në zgjedhjet e vitit 2009, Ilir Meta merr vetëm 4 deputetë, por edhe pse kishte bërë një fushatë thelbësisht të majtë, nuk vonon dhe shpall koalicionin me Sali Berishën.
Në këtë kohë ka ndodhur trauma më e madhe në radhët e së majtës shqiptare dhe sipas të gjitha gjasave, formacioni majtist shqiptar ka marr aty tatëpjetën që më pas e ka shkërmoqur, përveç Metës, edhe Edi Rama.
Megjithatë kreu i PS-së e përdor fort këtë pjesë dhe e kthen Ilir Metën në një parodi të qeverisjes së Sali Berishës. Socialistët e urrejnë më shumë se Doktorin. Shpërthen videoskandali Meta-Prifti, ndodh 21 janari vriten 4 qytetarë në Bulevard, Meta i quan kokëpalarë, pak muaj më pas Rama humbet Bashkinë e Tiranës si pasojë e një manipulimi të hapur, që u cilësua i tillë edhe nga OSBE-ODIHR.
Por dy vjet më pas, Edi Rama, papritur e pakujtuar lidh me Ilir Metën një aleancë politiko-elektorale që i jep 1 milion vota kundër Sali Berishës dhe e bën kreun e PS-së kryeministër të vendit.
Por Metën, ai edhe pse i dha 40% të pushtetit dhe postin numër 2 të Republikës, atë të kryetarit të vendit, nuk e pati kurrë në krah.
Madje i doli kundër vetëm 2 muaj pas zgjedhjeve, kur SHBA i kërkoi Shqipërisë të shkatërronte armët kimike të Bashar al Asadit. Në publik u hodhën miliona euro nga qarqe ruse që financoheshin nga Gazprom e Rosneft, që u përdoren nga të ashtuquajturat OJF që zhvilluan demonstratën e parë postkomuniste përpara Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Si kryetar i Kuvendit Meta i dha Sali Berishës rolin e “primadona”-s të Kuvendit, duke përsëritur slloganin “Doktori është dobësia ime”.
Epilogu më pas dihet, pas kësaj krisje SHBA përkrahu reformën në drejtësi, Meta e Berisha e kundërshtuan duke tentuar të rrëzojnë Ramën. Ky i fundit në vend që të prishë aleancën me Metën, e bën president dhe fiton zgjedhjet e 2017.
Meta më pas shpall luftën ndaj Ramës duke tentuar që ta rrëzojë edhe me një krisje të sistemit, duke anuluar zgjedhjet, por kjo prodhoi një krisje të tij me SHBA e BE.
Por megjithatë Meta e Berisha asnjëherë nuk janë ndarë, madje sot janë më shumë se bashkë, ndoshta mund të jenë edhe në një formacion politik miks biçim nacionalist, sovranist, anti-sorrosian, etj etj, që si fetë elektorati tenton elementin tradicionalist që ka votuar Sali Berishën.
Kjo mund të shihet thjeshtë në qendrat e votimit të zgjedhjeve të vitit 2017, ku LSI ka marrë vota në bastionet e PD-së…
Jane lidhje personale mes mafiozesh. Pjeesemarrja e ulet ne proteste tregon se PD e refuzon Meten. Me kete lidhje PD do te merte fund.
Dhe gomeret e kuptojne perse jane puqur keta plera.
Sali shpellari ulerinte ILIR FLORIRI….
Tni jane aleat perse…… Kuptohet JA KA ZENE GOJEN ME FLORIRIN E VJEDHUR….
T dy kane vrare te dy kane vjedhur….
Hajani mutin Metes ! Prit e prit reformen ne drejtesi , unazen e madhe te damianit, kullat e Fushes edhe Kastratit, Kanabizimin e Saimir Tahirit , Pordhet e Lalit njerzit po ikin perdite edhe nuk kane nge sa te behet Edi Rama me i pasur se Meta se e deshi timonin se ishte tepsi. Tani le ta zgjidhi. Te iki nga PS pergjithmone edhe tjua ktheje njerezve.
Doni me per Belulin?,me falni per Like me nder presidentin?!Ky eshte mortja e ketij vendi,i perzier kudo dhe gjiothmone i fituar e i shperblyer me para e me pushtet!Po tani si do ja beje me SPAK-BKH-ne e ngritur nga Amerika e Europa?! Apo do haje te …Monikes!
Te gjitha lidhjet Berisha-Nano-Meta te cojne tek anti-shqiptari edhe agjenti Ruso-Serb Ramiz Alia. Cfare ka per te mos tu kuptuar ketu?
Po si nuk paske fije burrnije, a deklarove ne kuvend se likja eshte hajduti i floririt te krrabes para 140 deputeteve dhe dje shkove ne miting. Kishe numeruar 500 mije vete e ke gabim aty ishin 5 milion qe te jesh brenda. Por do vdesesh ne opozite nuk do shohesh me aleance me hajdutin e floririt.
Sali Berisha dhe Ilir Meta dy figura qe e shtojne listteshme!en e njerzeve me te keqij qe ka nxjerre trualli Shqiptar pas Esat Toptanit dhe Ahmet Zogut qe i kane sjelle vendit dhe popullit deme e fatkeqesi te pallogari
O @ Dodona mbi Tomor, pavarësisht se çfarë shkruan (duket sheshit që s’ke lexuar ndonjë libër në jetë), të paktën hap fjalorin e drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të vitit 1973 dhe mëso që mbiemri tënd i ‘nickname’, nuk shkruhet me dy ‘r’, por me një, siç e kam shkruar edhe unë më sipër. Natën!
@Dodona! Duket sheshit se me ato broçkullat që shkruan, duket që s’ia ke haberin nga historia, por mëso një gjë të vogël fare që tek nickname-it tënd “Dodona mbi Tomorr”, mbiemri Tomor, nuk shkruhet me dy ‘rr’. Nëse nuk ke lexuar ende ndonjë libër, lexo të paktën Fjalorin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, 1973 që ta mësosh si shkruhet jo vetëm. Tung!
Me thjeshte akoma.
Nuk e kam kuptuare kurre se demokracia qenka keshtu:Po themi ne vija te trasha se gjysma e popullit dashka ti beje gropen gjysmes tjeter.
Jo une e kam kuptuare demokracine alternative qe paraqitet ne fushe te mejdanit nga partite politike dhe populli voton ate me te miren.Kjo sipas meje nuk do te thote se alternativat mbaruane jo, se jeta eshte dinamike dhe ne ndryshim shume me shpejte dhe kur kjo alternative e soteme qe po udheheq vendin kalon del nje tjeter edhe me e mire dhe populli persri do te votoje ate me te miren.
Nejse kjo nuk ka lidhje fare ne shqiperi se ketu eshte çdo gje ndryshje nga bota dhe mund te themi nga planeti ku ne jetojme.
Kujtoni njerez vitet 90-te por fillimi ama, se sa te qarte , dhe gojen plote therrisnin shqiptaret : e duame shqiperine si gjithe europa ,po mire e kishin dhe aty ishte tere shpresa qe nuk erdhi kurre.Po perse nuk erdhi kurre,sepse fet u fut babezia ne mes dhe klanizmi i trasheguare qysh ne kohe te koherave. Ne e kuptuame mire nje pjese se çfar po behej fill mbas ngjarjeve ne shkoder ku çdo gje ndodhi ne sy te popullit ku u vrane djemte e popullit dhe se si ky popull u qorrua kete nuk e kam marre veshe akoma.
Pastaj ç te te them se si filloj lufta akull e ftohte por ne sy te popullit kur i derguari i UDB Sali Berisha e habiteshme per nje kohe shume te shkurter mori krejte timonin e shtetit ne dore.Ne u habitem dhe shikonim se çfar po behesh.Kishte shpeshe dite qe ne te prisnim ne rruge kur ktheheshim nga puna per ore te tera se do te kalonte kollona e boteve me nafte qe Sali kremineli i dergonte Serbise per te vrare Kosovaret me ne fund bertisnin zagaret e kavajes se tani mund te kaloni se rruga u hap dhe botet kaluane .Keto bote te mbushur me djersen e kombit tone na xhironin gomat para syve sikur ne te ishim armiqte te vertete te tyre dhe me nje uturime zhdukeshin nga syte tane dhe sa me shuem i afroheshin objektivit per tu shkarkuare ne hanin e hotit apo ku e di une.
E temerrshem ne ktheheshim mga puna dhe shikonim se shpeshe shoferi i autobuzit tone Alqi MIlaqi ndryshonte rruge duke na thene se atje nuk mund te kalojme se eshte toke e zene dhe po ndertohet nje vile por pronari eshte nga Trpoja dhe me ate nuk flitet.U be dhe shkaterrimi demografik i vendit duke kthyere permbyse çdo gje sikur ne qe kishim punuare dhe ndertuare kishim qene axhderha dhe ata qe sillte saliu ne Tirane ishin ndertusit e vertete ishin demokracia.Populli shikonte se si vriteshin dhe vareshin njerez por bente sikur nuk shikonte.Kam shpetuare ne fill te perit jeten time dhe te gruase time nje mengjez ne Kavajen e Saliut pa u vrare.Fati e deshi qe para kremineleve te Kavajes doli njeriu i vertete shqiptar dhe i ndershem Besim Peza duke ju thene se ky eshte njeriu tim dhe me leshuane.Mendoja ate dite tere diten kjo te jete demokracia dhe thoshja JO dhe Jo edhe tani them Jo dhe jo Nuk eshte demokraci te ngrysesh puntor llaci nje zanat i nderuare dhe te gedhihesh me Porsh…. ose miloner,jo kjo nuk ka kuptim ne demokraci , por ja qe ndodhi para syve te popullit dhe udheheqesve te ndritur SALI—FATOS–ILIR..etj se jane shume dhe se keto mire do ti rrjeshtoje HISTORIA e vertete shqiptare………Kete teme mund ta pasuroje shume gjate te gjithe ata qe kane pare dhe kuptuare se çfar eshte bere dhe po behet mbi TRUPIN e kombit shqiptar ( E keqia e ketij vendi ka qene eshte dhe do te mbetet Sali dhe Ilir te dy pjestare te nje trupi Veri Juge)
undefined
undefined
Sali Berisha dhe Ilir Meta dy njerezit me te urryer te tranzicionit ne Shqiperi. Lobues kryesor dhe ma i madh per hyrjen ne politike te Ilir Metes, se Hasanbellijte,sepse ato kane ardhur me vone, ishte Sulo Gradeci. Kush nuk e njihte ne ate kohe kete person te plotefuqishem si ish shefi i rojeve te ish diktatorit. Ky ishte nje shperblim qe ky ja ktheu per disa sherbime qe studenti Ilir Meta i kishte bere ketij ne ate periudhe te rremujshme per ruajtjen fizike te tije.
Pastaj ky vete dhe ma shume Monika bene lobim tek Fatos Nano per afrimin e tije ne strukturat drejtuese t PS-se.Dhe ishte vendimtare lobimi me metoda qe i dinte vetem Ajo i Monikes tek Fatos Nano. Mos e coni ne mend ate gje se kjo vajze qysh atehere ka qene nje engjell,qe vetem u ka mesuar shoqeve te saja si pihet duhani dhe kacurreli. E ka shprehur vete ne nje interviste te mevonshme. Duhet thene qe nga kjo cilesi e saja,perfitues kryesor ishte Ilir Meta,qe me vone u be kercenues i fronit per Fatos Nanon.
Ne zgjedhjet e Majit te 1996 komisioni i zgjedhjeve te Saliut e nxori fitues Ilir Meten megjithese socialistet i kishin bojkotuar perfundimet e zgjedhjeve. Dhe Ilir Meta ishte nga te paktet qe u shpallen fitues nga kupola drejtuese e PS-se.
Nuk mund te ndodhte ndryshe se Berisha kishte filluar kllonimin e opozites,. Pastaj nje gje qe duhet te ishte trajtuar me gjere ishte periudha kur Ilir Meta bleu KPD-ne e famshme te socialisteve duke u zgjedhur kryeminister ne lufte me kandidatin e Nanos nje hajdut tjeter Arben Malaj. Dhe ne gjithe keto veprime te Ilir hajdutit kishte mbeshtetjen e grupit parlamentar te PD-se dhe te Sali Berishes. Dhe ne gjithe kete lufte te atehershme Nuk mbeti pa nje kocke edhe profesori i socialisteve qe ishte president Rexhep Mejdani. Kjo u pa ne prononcimet e mevonshme te “ profesorit” ne drejtim te Ilir Metes dhe Sali Berishes. Ndaj te cilit e ndali retoriken profesori.
Ngjarjet e mevonshme jane trajtuar me objektivitet ,vetem pak vemendje duhej treguar ndaj deklaratave te doktorit qe e quante Meten si Ilir Floririt. Keto duhet te perktheheshin si nje perleshje mes hienave per nje cope nga preja e shqyer qe ishte pasuria e shqiptareve.
@Dodona! Duket sheshit se me ato broçkullat që shkruan, duket që s’ia ke haberin nga historia, por mëso një gjë të vogël fare që tek nickname-it tënd “Dodona mbi Tomorr”, mbiemri Tomor, nuk shkruhet me dy ‘rr’. Nëse nuk ke lexuar ende ndonjë libër, lexo të paktën Fjalorin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, 1973 që të mësosh si shkruhet jo vetëm atë. Tung!