Në listën e më të kërkuarve, të publikuar nga Policisë shqiptare, është edhe Blenis Mihallaq Shyti. Emri i tij nuk është i njohur për krime në Shqipëri, por për një prej ngjarjeve më makabre të ndodhur në Rumani, në vitin 2004.
Studenti shqiptar Blenis Mihallaq Shyti është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese. Në fakt, ai është i arrestuar dhe ndodhet në burg në Rumani.
Madje, Gjykata e Tiranës ka njohur edhe vendimin e drejtësisë rumune për dënimin përjetë, por që Shyti mund të vuajë dënimin në Shqipëri. Gjithsesi, ende nuk është vendosur ekstradimi i tij nga Rumania, për disa procedura burokratike, që lidhen me marrëveshjet e Shqipërisë me Rumaninë në fushën e drejtësisë penale.
Shyti u arrestua dhe dënua për një krim tronditës, vrasjen dhe zhdukjen e një familje.
Historia
Zhdukja në rrethana të dyshimta e një familjeje të tërë më 29 shtator 2004 dhe më pas gjetja e tyre të varrosur në vende të ndryshme, trazoi dhe la gjurmë të rënda në memorien e qytetit të qetë Mangalia në Rumani.
Ngjarja e vlerësuar si ndër më makabret të ndodhura ndonjëherë në gjithë Rumaninë, kishte në qendër të saj dy studentë shqiptarë.
Viktimat, dy bashkëshortët, Aleksandër dhe Lukrezia Ion, së bashku me vajzën e tyre tetë vjeçare Amalia, banorë të këtij qytetit bregdetar, që gjendet pranë Kostancës, ishin vrarë barbarisht në mënyrën më tragjike të mundshme.
Trupat e tyre, për rreth tre muaj, ndenjën në tokë pa mundur të gjenden nga policia. Pas shumë kërkimesh të policisë lokale, e cila për këtë rast ishte ndihmuar edhe nga specialistë të mbërritur enkas nga Bukureshti, u bë i mundur fillimisht arrestimi i dy personave të dyshuar si autorë të krimit, një student shqiptar dhe një rumun, dhe më pas dhe gjetja e tre kufomave të familjes Ion.
Falë kontrollit të imtësishëm dhe mjeteve moderne të përdorura gjatë kontrollit të banesës së familjes Ion, policia arritit të identifikonte disa gjurmë gjaku, të cilat ishin fshirë, por që gjithsesi linin një nënkuptim të qartë. Që nga ky moment, të paktën policia ishte e qartë se pas gjurmëve të gjakut, fshihej një ngjarje e rëndë.
Hetimin pas këtij konstatimi e mori në duar sektori i krimit të organizuar i policisë së Kostancës, i cili pas rreth tre muajsh kërkimi dhe investigimi intensiv, arrin të bjerë në gjurmët e personave të dyshuar si autorë të masakrës.
Ata ishin Blenis Shyti, 21 vjeç, student në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ovidius” të Kostancës, Albin Todri 19 vjeç, i cili vazhdonte shkollën e mesme në Kostancë, të dy shqiptarë, dhe rumuni Stefan Nikulesku, i cili ishte edhe nipi i viktimës, Aleksandër Ion. Pas ndalimit të tyre u arrit të zbardhej gjithë skema tragjike e zhdukjes së familjes Ion.
Sipas deklaratave të Policisë së Kostancës, studenti shqiptar Blenis Shyti, së bashku me mikun e tij rumun, Stefan Nikulesku, ishin angazhuar prej disa kohësh në trafikun e lëndëve narkotike, së bashku me viktimën, Aleksandrin.
Por në një moment “pune”, mosmarrëveshjet në trafik dhe frika se mos Aleksandri i denonconte në polici, nxit dy shokët studentë, Blenisin dhe Stefanin, të organizojnë vrasjen e Aleksandër Ionit.
Sipas versionit të ngritur nga policia vendase, Shyti dhe Nikulesku, më 29 shtator kanë shkuar në banesën e Aleksandrit, i cili fare natyrshëm u ka hapur derën. Sapo kanë hyrë në banesën e tij, agresorët e kanë ekzekutuar duke e therur në fyt me thikë.
Bashkëshortja e Aleksandrit, Lukrezia, e cila për fatin e saj të keq, u gjend në banesë në atë moment, nuk ka mundur dot të reagojë apo të kërkojë ndihmë, pasi ishte shokuar nga skena e dhunës. Ndërkaq dy agresorët, për të mos lënë dëshmitarë, i janë sulur edhe Lukrezias, duke e mbytyr me anë të shtërngimit në fyt.
Në këtë pikë, duket me gjykimin të dobësuar nga dy vrasjet, dy miqtë vendosin të kryejnë edhe një tjetë krim makabër. Pasi sistemojnë dy kufomat në banesë, ata nisen për të “hequr qafe” edhe vajzën e tyre të vogël, Amelian tetë vjeçare.
Sipas policisë, vrasja e vajzës ishte bërë për të humbur çdo gjurmë të mundshme për zbardhjen e krimit, duke qenë se një prej autorëve njihej me të dhe prindërit e saj.
Kriminele, qe perse nuk varen.
Ne Rrumani fitojne bursa shkolle vllehet prandaj nuk Jane shqiptare.
Shqiperi ka pas nevoj. Per ni shef si duterte ne filipine. Do varte ne litar nja 400 veta po do shpetonin 40 000 viktima te tranzicionit nga vrasjet dhe aksidentet e shoferve alkolik
Dhe romania duhet ti dergoi te mbarjone denimin ne shqiperi?!!
Qe te dalin mbrenda 2030-tes!!
Perse u dashka rikthyer nje krimi te kryer ne vitin 2004 ne Rumani ?
Apo , vetem se autoret e krimit ishin edhe 2 shqiptare ?! Mediat tona ,
te prirura per te nxire sa me shume imazhin e vendit , nuk mjaftohen
me amplifikimin e lajmeve per krimet e kryera ne Shqiperi , qe nuk jane
pak dhe zene vendin e “nderit” ne te gjitha stacionet televizive , mediat
e shkruara dhe ne internet , por tashme germojne neper shtete te tjera
dhe bile , dekada me pare , vetem e vetem qe te nxijne sa me teper
imazhin e ketij populli e vendi , qe tani s`i ka mbetur me fytyre para
botes ! Por , ky veprim thellesisht antikombetar behet , pa i vrare fare
ndergjegja per pasojat , mjafton qe , si ujqer qe jane , te mbushin zorren
dhe thesin me para ! Kjo behet edhe me e rende e tronditese , kur ne keto
pozita neveritese bien gazeta te tilla , kaq te lexuara , si Dita dhe Tema !
Krim makaber.Nuk duhet asnje lehtesim.Ata meritojn djegien te gjall.
KANIBALE !
Cfare nuk mban mbi kjo Bote !