Partia Demokratike ka reaguar sot sërish për hetimin ndaj botuesit Henri Çili.
“Ardian Dvorani deklaroi një ditë më parë se nuk është ai personi që prokuroria e identifikon në dosjen penale si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë, që ka premtuar favore të paligjshme për një dosje në Gjykatën e Lartë.
Në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij.
Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë. Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm.
Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë!”.
Në materialet e Prokurorisë thuhet se botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili u përgjua duke folur me një zyrtar të lartë të Drejtësisë i cili e garantoi se çështja e rishikimit të dënimit për vrasësin e dënuar përjetë Arbjon Aliko do ishte në 50 të parat në stokun prej 35 mijë dosjesh që Gjykata e Lartë ka krijuar dhe që presin të shqyrtohen me ringritjen e saj”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar Sokol Sadushi.
“Duke marrë shkas nga përmendja e emrit tim në deklarime politike të bëra këto ditë nëpërmjet medias, ndihem i obliguar të informoj opinionin publik dhe mediatik se:
Çdo pyetje retorike e shtruar këto ditë, nëpërmjet deklarimeve politike, mediatike dhe që vë në dyshim integritetin moral e profesional, duket se ka për qëllim të dëmtojë personalitetin tim, pikërisht në këtë moment që lidhet me procedurën e nisur për kandidimin si gjyqtar i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë.
Deklaroj me përgjegjësinë time të plotë se, me Z. Henri Çili prej shumë kohësh nuk kam pasur asnjë komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në ambiente publike apo private, për asnjë çështje, përfshirë ato që implikojnë personalitetin tim dhe, për më tepër, që lidhen me çështje gjyqësore penale.
Çdo deklarim i bërë ndaj personit tim mbi këtë ngjarje nuk përputhet me të vërtetën, sikurse jam i bindur se do të rezultojë në përfundim të procesit penal.
Në rrethana të tilla, kur çështja dukshëm është me interes publik, sugjeroj se nëse është i vërtetë fakti mbi takimin e realizuar me “një funksionar të lartë të drejtësisë“, do të ishte me vend që organi i prokurorisë të sqarojë opinionin publik mbi detajet e këtij takimi.
Informimi i opinionit publik i shërben, gjithashtu, ruajtjes dhe forcimit të autoritetit të pushtetit gjyqësor dhe forcon klimën e besimit në organet që ushtrojnë ndjekjen penale”, thotë Sadushi në reagimin e tij.(TemA)
Plotesisht deklarim i drejte.prokuroria nese ka pergjimin ne vidio apo audio duhet te beje publik dhe ky zyrtari larte i drejtesise duhet larguar nga detyra menjehere.Kjo eshte reforma ne drejtesi.
Drejtesia shqiptare sot per fat te madh ka vetem 2 emra Dvorani dhe Sadushi.
Te 2 ultra sorosiane ,ultra rilindas.
Nese Cili eshte takuar me zyrtar te larte patjeter eshte 1 nga keta te 2 .
Nese nuk eshte takuar me 1 nga keta te 2 , eshte thjesht sjellje tipike mafioze e rilindjes ,arestimi i cilit per ti bere presion.
Shkurt nga do ta kthesh pergjigja eshte vetem 1.
Une nuk kuptoj nje gje me kete Cilin..!!si ka mundesi qe ky cili nuk e nxjer emrin e personit qe ka bere pazaret(gjyqtar i larte apo prokuror)…? Se ky na hiqet si i pafajshem sikur ja kane dhene eurot me zor!kete lloj cillish te bejne te kish dy Blyth:nje ta cjerresh dhe nje te dhjesesh….
Një ditë do të merret vesh, por s’është e thënë që duhet pa tjetër të jetë një nga këta dy të përfolurit. Mund të jetë edhe ndonjë zyrtar i lartë në atë gjykatë si psh, kancelar, kryesekretar/e, këshilltar ligjor etj, emrat e të cilëve meqenëse çështja është nën hetim, prokuroria nuk mund t’i bëjë publike. Po sikur personi ‘x’ të jetë bashkëpunëtor i prokurorisë që e ka denoncuar aferën në fjalë apo e ka ndihmuar atë në grumbullimin e provave?….
Kombinacion Meta-Basha-Cili per te ndotur figuren e Sadushit per ta larguar nga kandidimi per gjykaten e larte. I perfshire edhe prokurori I Permetit.
Ne shume shtete te tjera prokuroria edhe policia pergjojne e pergjojne pastaj kur te lidhin nuk zgjidhesh dot me, kurse te ne te arrestojne pastaj kerkojne prova, edhe kete legenin duhet ta survejonin akoma qe mos te gjente vryme ku te futej.
P ne gjykaten e larte, si kudo, funksionari me i larte eshte ai qe ka dosjet dhe i ledhaton perdite qe mund te jete nje admibistrator se ja psh: pashe nje video po sot nga top stori e top channel qe kur shkuan atje tek vilat ne Lalez gazetaret, nje njeri i thjeshte, roje, njoftoi me telefon se kane ardhe dikush e filmon dhe ne kundershtim me çdo ligj kombtar e nderkombtar, vijne dy civila dhe largojne gazetaret! E çuditeshme mu duke. Si ka mundesi qe shume gazetare ulurijne neper studio televizive me te drejte e pa te drejte me pretendimin se jane pushtet i kater, dy roje nuk i lejojne te filmojne ambjentin?! Pra edhe funksionari i larte, Sali Berisha nuk ishte ketu asht si ne gjykaten e larte ate qe bene rojet ne lalez e ben nje punonjes administrate, prandaj mos ja kerkoni as Dvorani e as Sadushit se nuk jane budallenj ata si jeni ju.