VIDEO/ Qytetarja e pyet për Metën, Rama: Aman mos na e sillni tersin këtu, lëreni atje në Presidencë

3 Mars 2020, 17:40Politika TEMA

Teksa ka prezantuar projektin e rindërtimit me banorët e Thumanës, kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë sjelljen e presidentit.

I pyetur nga një banore rreth Ilir Metës, Rama ia ka ndërprerë fjalën duke vijuar bashkëbisedimin për shtëpitë e reja pas tërmetit.

“Mos na sill ters këtu. Iku tersi, leje tani. Mos na sill ters në Thumanë. Nuk rrini dot ju. Lejeni tersin atje në Presidencë…”, tha Rama.

Banorja: Ju përgëzoj për ardhjen në Thumanë.

Rama: Ishe mosbesuese shumë atë natë.

Banorja: Po sa mirë më mban mend, prandaj ju çova. Unë isha ajo që thash i kam humbur shpresat tek ky shtet dhe qeveri. Por prapë e ktheva pllakën e thash që kanë të drejtë që presin deri sa të stabilizohet toka. Pallati im ka dalë DS3, por burri im banon atje akoma, kurse unë tek vëllai në çadër.

Rama: Po burri pse rri atje?

Banorja: Rri se kam gjërat e shtëpisë atje unë, s’kam ku ti coj.

Rama:Po larg qoftë ndodh ndonjë gjë kështu, apo?

Banorja: Po jo ishalla se jemi ndarë kështu. Po hë se s’ka problem.

Rama: E pe si e tha epo atje bashkë me burrin, burri është me gjonat domethënë.

Banorja: Epo do ta kthejmë qesharake, siç e kthen ti ndonjëherë se duhet ta kthejmë.

Rama: Po do bëjmë dhe cik humor tani.

Banorja: Se ca kemi parë ne atë natë, jemi shokuar. Aman o Edi Rama hiqi përrallat se na ka shkuar aty ku nuk mban më.

Banorja: Edhe një gjë tjetër se dëgjova atë Ilir Metën atje, presidentin…

Rama: Bjere mos na hap muhabete.

Banorja:Të keqen, të keqen.

Rama:Bjere këtu bjere, mos na sill ters në Thumanë. Bjere, bjere, jo, jo. Iku tersi. O zot, nuk rri dot më. Kot se keni çuar në Parlament këtë. Lere tani. Ishim mirë shumë ç’na e përmende. Leja tersin Presidencës.

6 komente në “VIDEO/ Qytetarja e pyet për Metën, Rama: Aman mos na e sillni tersin këtu, lëreni atje në Presidencë”

  1. emigranti says:

    po ju vjen keq per ilir meten me kompani sepse u ulut dje para zotit dhe servilave qe ta shpetojne po ju duhet te detyroni spakun qe ta filloje nga saliu iliri luli e me radhe

    1. Presidenti says:

      Kelepi peshtymentatekoma?

  2. Moni says:

    Ligj….Drejtesi….shpresojme..

  3. Atdhetari says:

    Z. Kryeministër: U PA fare Qartë që Ky DORDOLEC nuk është Presidenti i Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Por i Familjes së Vet,
    Bandës dhe Ushtarëve të Vet që u ka bërë Ndere në Kurriz të Një Populli të Tërë. Ambasada Amerikane NUK PRANOJ TA NJOLLOSTE FLAMURIN E TYRE. Ndërsa Flamurin tonë pavarësisht se është në Karriken e Presidentit e Njollos jo paqëllim Ç’do Ditë. Pyetje: Përse mbas gjithë këtyre shkeljeve (e kupton dhe më Analfabeti veprimet e Marrosura dhe Idiote sidomos kjo e fundit në rrugë, jashtë Institucionit) këtë President KARNAVAL nuk e Shkarkoni? “Nuk besoj se ka Lojë mes Jush”!? SHUMË DYSHIME sidomos Shtyrja nën Preteksin e Një Hetimi më të Zgjeruar.

  4. mik says:

    Kur vete kryeministri nuk ka rrespekt per institucionet shteterore, atehere cfar besimi ka kjo qeveri ?!

  5. P-S-J-M says:

    Mos u gaboni !!!
    Të gjithë politikanët shqiptarë e kanë vendin në burg.
    Pa prejashtime.
    Nuk ka më kapje fort apo mbrojtje nën petkun e pushtetit, manifestime, aktrime dramatiko-komike , largime nga skena politike apo nga Shqipëria që do ti shpëtojë.
    Propoganda komuniste apo propoganda ultra- nacionaliste naziste vazhdon të pijë ujë aty ku injoranca dhe varfëria është ulur këmbëkryq me dekada të tëra dhe njerëzit ushqehen me gënjeshtra fantaziste. Por pjesa më e madhe e njerëzve po ndërgjegjësohen që kemi 30 vjetë që qeverisemi nga hajdutë, kusarë e barbarë që nuk ka kishë apo xhami që do ti shpëtojë. Nuk ka flori , lek, euro apo dollarë që do ti shpëtojë. Sado që e mbrojnë njëri tjetrin dhe kanë kapur pothuajse të gjitha institucionet, zotërojnë një pjesë të mirë të parasë në Shqipëri dhe kanë mbështetjen e mafies të gjithë do përfundojnë në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje