Shamia e zotit Pres.

3 Mars 2020, 18:00Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Nuk e kam ditur kurrë si quhet shamia e kuqe me të cilën toreadori ndjell demin për betejë, di vetëm që ‘demi’ është në fillesë të emrit ‘demokraci’.

Por duke parë Pres. e Republikës, tek i lëshonte shaminë e kuqe demit popull, e gjithë histeria mes ‘demit’ dhe toreadorit dje në bulevard, m’u bë e qartë. Zoti Pres. as që e kishte betejën me demin para syve të vet në bulevard. Për zotin Pres. këta ishin jo buaj, por miza; nja 500 mijë miza siç tha bashkë- Presidenti, ose rreth 80 mijë sa thanë ata që dinë të bëjnë llogaritë… Jo, këta nuk llogariten për zotin Pres.

Bualli që po ndjell për luftë zoti president i Republikës është gjithë gjindja shqiptare që nuk erdhën nuk bulevard. Ata janë nja dy milionë e nëntëqindenjëzet mijë që po jetojnë jetën e tyre të qetë duke u lutur ‘o zot, sa më larg këtij britmaxhiu’.

Presidenti e ka bash me këta që nuk e duan. Shumica njerëzore e vendit, mbi nëntëdhjetenëntë për qind e popullsisë, e neverit presidentin e Republikës Ilir Meta; e neverit prej vitesh, që para se të bëhej president. Sepse e kanë kapur duke u vjedhur pronën e floririn, e kanë kapur duke vrarë dhe duke përdhosur viktimat, si ‘kokë palarë’ në bulevardin ku tani po luan rolin e  toreadorit; e kanë parë duke i afruar vdekjen Dritan Priftit- ministri që e solli me zë e me figurë vjedhjen e tij; e kanë parë se si lëshon ushtrinë e ministrave dhe drejtorëve për të vjedhur për familjen; e kanë neveritur kur u ka thënë se ‘edhe macja ime ka një banjë luksoze’, e neveritin kur e shikojnë që as ka profesion, as ka shkollë, por për të bijtë ka paguar shkolla e vila në Britani…. O zot sa shumë e për sa mijëra arsye e urrejnë pres. Ilir Meta!

Por pikërisht kjo masë e madhe njerëzore, mbi 99 për qind e shtetasve të vet, përbën atë që ai po e ysht dhe po e thërret si ‘Dem’. Toreadori dje veç sa lëshoi shaminë e kuqe.

Cila është strategjia e toreadorit?

Ai e do ‘demin’ popull që ta urrejë toreadorin president; ta urrejë për vdekje, sepse vetëm kështu demi do t’i sulet selisë së presidentit me ura zjarri. Atëherë zoti Pres. do ta ketë arritur qëllimin. Lufta e përgjakshme në popull, le të quhet edhe ‘kundër presidentit’, është fitorja e këtyre që kanë bërë krime, korrupsion, vrasje, maskarallëk, sfida të pista, injorancë, dredhi, intrigë…, në krye të shtetit.

Në qoftë se nuk pret këtë orë, atëherë Ilir Meta do të kishte ikur nga presidenca prej ditësh, apo të paktën të kishte ikur dje. Edhe sikur të mos e dinte se e urrejnë aq shumë, ai prapë do të kishte ikur, sepse nuk i funksionon skema e ‘luftës civile’, për të cilën po flasin bashkë me gruan dhe aleatët që prej një viti.

Por ai e di se ngjall shkulme urrejtjeje ndaj ‘demit’ dhe prandaj po pret në zyrën e presidentit deri në momentin kur populli do të ndjehet i fyer, i irrituar, i poshtëruar dhe më në fund… në flakë.

Ja ky është qëllimi; toreadori zoti Pres., dje nuk kishte punë me ‘mizat’ që i kishin ardhur para këmbëve të tij.

Ai do që të qëndrojë aty në atë zyrë dhe të presë.

Në atë zyrë janë shënuar fatet më të këqija të popullit tonë në dekadat e fundit. Ilire Meta nuk di të krijojë, qoftë edhe sipas metodës së tij tinzare- siç e quajnë; por vetëm kopjon. Në zyrën  ku ndodhet sot dhe do të qëndrojë si toreador Ilir Meta, mu aty është shënuar skena më e keqe e ndeshjes së pushtetit me ‘Demin’ që mund të quhet populli edhe sipas fjalorit të Demokracisë.

E njëjta ndeshje ndodhi në vitin 1997, kur kombi dhe shteti shkuan në fijen për t’u këputur. Edhe ajo zyrë, për të thënë të vërtetën, u katandis si mos më keq: Me kallashnikovë e fishekë të hedhur andej këndej dhe me dumën e tmerrshme të urinës gjithandej.

Por ndërsa vetë zyra e presidencës reflektonte pocaqi, drejt Vlorës dhe krahinave të tjera të vendit lëshoheshin brigada me ushtarë të vdekjes, me gaz vdekje- prurës, madje edhe me disa ushtarë iranianë që u kapën në Vlorë. Për presidentin nuk ka pikë rëndësie sa e madhe apo sa e pastër është ajo zyrë…, mjaft që të prodhojë shkulma urrejtjeje te ‘Demi’ që është populli.

Atëherë zoti Pres. do t’ia ketë arritur qëllimit për t’i fshehur krimet e veta dhe të kastës që bëri atë të zezë që nuk bëri as diktatura komuniste; i duhet vetëm që ta hedhë vendin në konflikt; të digjen arkivat, gjykatat, dëshmitë; të largohen Amerika dhe Bashkimi Evropian, të nisin njerëzit të merren me grabitje në dyqanet e rrugës…

Kjo ka ndodhur, tamam kështu, dhe zoti Pres. Meta nuk di të bëjë ndryshe nga përsëritja. Edhe datat, çuditërisht, i ka vjelur me dorë, njësoj si atëherë, 23 vjet më parë. Edhe atëherë 3 mars ishte, dita kur presidenti shpalli ‘gjendjen e luftës’ dhe dubloi mandatin e vet. Në 6 mars u sulmua Vlora. Në 23 mars (por viti 1993) nën kujdesin e shtetit u zgjodh Sudja si kompania e parë piramidale. Në 26 mars, një vit më vonë- në Hotel Dajti ku ishte ulur mbreti, shteti organizoi festën Gala më madhështore në nder të kompanive piramidale, që i quajti ‘kapitalizmi shqiptar;’…

E njëjta gjë, interesant! Toreadori rri aty, vë ndër këmbë disa ‘miza’ dhe pret që të shpërthejë ‘Demi’ popull atje larg e të vijë në luftë të përgjakshme… Që mbrëmë kur zoti Pres. la oborrin ku ra në gjunjë, ka hyrë brenda asaj zyre që mbante dumën e urinës.., dhe aty po pret.

34 komente në “Shamia e zotit Pres.”

  1. Flutura says:

    O Frrok ke gjetur nje krahasim teper vulgar. Ky president nuk eshte dot toreador e aq me pak dem. Nuk te lexova dot, pervec titullit sido qe ta shtjellonje ate. Me mire te mis e botoje, titulli tregon cfare ka brenda.

    1. BE says:

      Demi eshte populli qe pres i hedh shamin e kuqe, por nuk ndizen 2.9 milion njerez nga 100mij te cilet jane per djegjen dhe shkatrrimin e shtetit si ne 1997 per te fshire dosjet dhe per te djegur arkivat per te fshehur krimet qe Pres. and Co kane bere keto 30 vjete. Arrestim gjykim denim dhe sekuestrkm i pasurise per Liken Salen Bashen Zenin Malltezin dhe kush ka bashkpubuar me ta.

      1. Fatos Gega says:

        Ke haruar kryesorin Edvinin.

    2. Eri says:

      Z.Cupi sa e kam pare deri tani me ka lene pershtypjen e nje njeriu teper inteligjent i drejte dhe i qarte.I qellon gjerat me nje precizion dhe urtesi mendimtari.

      1. @ says:

        Vetem se Cupi eshte pak si dallkauk..

  2. Kume Peza says:

    Bukur zoti Cupi.

    1. Shinjestra says:

      Shkelqyeshem zoti Frrok Cupi.

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Perfekt! E ke kapur thelbin cdo Presi. E ka inatin me shumicen e popullit. Ashtu si mesuesi I tij Sal menderi

  4. Pyka says:

    Frrok,flm shumë për shkrimin tënd…të jesh i sigurt që Pyka nuk është militant!Edhe njëherë të lumtë…po i shërben popullit dhe vëndit!!!!

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Vendimi “aksidental” I Gerdecit (shif daten). Vendimi I gardisteve te 21 Janarit (shif daten). Vendimi I Fullanit qe vidhte me libra (shif daten). Nje maskarade e ish KLD-se e kapur prej fyti, nje Gjykate e Larte mizerabel. Gjykata te shpartalluara nga korrupsjoni.. 90% e gjyqtareve te vetlarguar ose te pushuar.. Nje administrate e zhgerrlyer pa vizjon. Policet duke shtyre makinat pa benzine.. Mjeket dhe infermieret ne godina per ibret te zotit sepse kushurinjte e Mulit blenin shtepi nga 60 mije euro te ardhur nga Kukesi (cash) qe “punonin” ne Ministrine e Bujqesise. Ku jane ato kompjuterat e Parlamentit ?!?! Njerez qe linin Shqiperine me canta te zeza pa u kontrolluar (e di nga punetor nga check-out I Rinasit).. Fluturime te rregullta periodike qe punonjesit e Rinasit benin sikur nuk shihnin.. E sa e sa dallavere ka bere ish qeverria.. Populli midis 2009-2013 eshte RRJEPUR PER SE GJALLI.. Lum korrupsjoni..

  6. Petriti says:

    E more Frrok Cupi. Sa te drejte ke. sa keq jemi katandisur. Ti duhej te ishe sot aty ku e meriroje por i vrafte i Madhi Zot keta kriminela qe qysh ne vitin 1990 perpiluyan listat e zeza te njerezve atdhetar, te ndershem, te mencur, te shkolluem dhe per 30 vjet i shkattroi nepermjet kercenimeve, vrasjeve pas shpine, lenies pa pune e pa buken e gojes dhe imagjino sot keta kriminele te pangopur akoma tallen ne menyren me te poshter, pasi kane vjedhur per 25 breza, kane vrare e plackitur cfar kane dashte. e tani kerkojne dhe gjakderdhjen sic ju me te drejte e demaskoni.
    Ajo qe ndodhi mbrame ne shesh, me te vertete a zgjoi mendjet njerezve edhe ma shume, per rreziqet qe e presin.

  7. pensionisja says:

    zoti cupi me ke kenaqur,me bukur ska ku vete shkrimi,me vjen shume inat me ca debila qe po i ven nga pas ,mbase enderojne gjimzinjte se do behen si ai dhe e shoqja ,nga hici ,direkt miljardera,po harojne se ata e djegin kete vend dhe se lene aq kollaj pushtetin………turp ,e paskemi hak cdo njeri qe na vjen ne krye ,se i duam vete ,keshtu mbase qekemi gatuar te pagdhendur,nuk i civilizokemi dot ,mbase duam edhe nja 100 vjet te tjera e te mos vemi prapa hazhi qamilve me shoke………

  8. Anjeza says:

    Z.Çupi, ky se meriton ta citosh president, ky eshte nje funderrine i etikuar po nga ky popull me emrin dhe neverine si mashtrues dhe gjob venes. Kariera e tij dhe e vetmja unike ne historine politike, ku pasurohet njeriu ne politike, ku ne te tjeret me pune tridhjet apo dyzet vjecare, jetojme ne apartament 60m2. Ku ka popull ky, qe ti bindet per te mbrojtur interesat e tij. Ky dhe e shoqja jane murtaja e ketij vendi.

  9. padituria says:

    Ndihem krenar qe Shqiperise i kane mbetur akoma intelektuale e mendje te kthjellta per ardhmenin e saj!Respekt z.Cupi dhe me vjen mire qe pena e nje urtesie sot ç’faqet per te kuptuar se ç’fare po ndodh ku jenat pasi e shikojne qe kane mbetur pa kerma duan te hane ç’ka ka perpara,por harrojne qe ka mbetur vetem mut e te hane e te ngopen sa te duan deri sa te futen ne kopeshtin zoologjik nje nga nje !

  10. Maloku says:

    Gazetaret, ose më mirë të themi, gazetarucet duhet t’a lexojnë këtë shkrim dhe të shohin, të njihen, të kuptojnë se si shkruhet një artikull gazete nga një profesionist i vërtetë siç është zotëri Frrok Çupi. Ky artikull shpalos një analizë te saktë te thelbit të ngjarjeve te fundit në Shqipëri; shkruar me elegancë dhe zhdërvjelltësi. E lexova me kënaqësi.

  11. Shefqet Cela says:

    Po te pergjigjem me nje kenge foshnjarake, qe kendohej dikur:
    FLUTUR, FLUTUR ZONJ, E bUKUR;
    BARBARE, BJER PERDHE-……

    1. Shefqet Cela says:

      Ndjese!
      Per sa me siper, behej fjale per nje Flutura apo fluturi. Nga ta dime se çeshte? Mjafton dime çfare tha:

  12. Ish i persekutuar says:

    Frrok Cupi – nje nga mendjet me te holla dhe te urta ne Shqiperi. Respekt.

  13. BURG says:

    … Po kjo është e vërteta çfarë kërkon ky TRIMI I Skraparit, që po e ndien per ditë e më shumë BURGUN me familje…

  14. zana says:

    Nje ujk si Frrok cupit i
    duhet gazetaris shqipetare

    ca bushat,shkullak,andi,rakipa duhet ti marre ne pyetje
    kjo pene gjigande tu tregoj si behet gazetaria
    bravo cupi respekt

  15. selam says:

    JA KU JANE INTELEKTUALET ME INTERGRITE TE SHKELQYER O EDI QE E KE KOKEN GUR……
    GOMARLLIQET E TUA SOT STRESOJNE POPULLIN SEPSE E DIJE QE ILIR FLORIRI ESHTE KRYEHAJDUT DHE E BERE PRESIDENT…..
    ILIR FLORIRI VRASES DHE BASHKEPUNETOR NE VRASJE DHE E BERE PRESIDENT…
    ILIR FLORIRI ALEAT I SALI KRIMINELIT DHE PERSERI E BERE PRESIDENT.
    TI JE NE ATE KARIKE JO SE JE ME I MIRI POR SE JE E KEQIA ME E VOGEL…..

  16. Tami says:

    Nga te paktat pena gazetarie, qe kane mbetur ne Shqiperi.
    Faleminderit

  17. tedi blushi alias Ali Kimiku says:

    Bukur z. Cupi, vetem se kete mund ta quajme dem, por pa bole.

  18. Miri says:

    Si gjithmone ste kame merakun o FROK

  19. Baftjar hoxha says:

    Frrok o Merditor i pabese

  20. REZI says:

    Mjaft saktë dhe qartë. Nuk i lexojnë kolegët e tu këto shkrime? Kujtojnë se janë më të mirë…

  21. Fatos Gega says:

    Ke haruar kryesorin Edvinin.

  22. Fatos Gega says:

    Ke haruar kryesorin Edvinin.Frok i ke haruar te gjitha ç ke thene per Edvinin.Populli thote nje fjale”mesalle me dy faqe”Eshte e pershtatshme per ty.

  23. anonim says:

    Amon ky eshte vertet burre shteti, artikujt tuaj o Frrok i lexoj pa fryme, exelent, je njeri i jashtzakonshem,,,

  24. buj says:

    bukur ka shkrujt FRROKU e pershendes, por edhe ky me ka lene cuditur per ca qendrime jo koherente… dikur shante Salen pastaj deri paara pak kohesh e ngrinte ne qiell, tanmi i thotb zyra tij ka qene me shurre./.. as e ve ne dyshim kete… dmth qendrime kontradiktore,por nga qendrimet e inatet ne populli thjeshte marrim vesh se car gatuhet atje ke gzhina kucedres politike, psh morem vesh qe i qenka afruar vdekja te ndjerit mikut dhe ARMIKUT te Ilir Metes, ai qe ishte fluid sipas rastit, DRITAN PRIFTIT

  25. LILOLABJA says:

    Zoti Çupi artikujt tuaj i lexoi me nje interes te madh.Nuk me keni zhgenjyer kurre !
    I famshi atikull “Si nuk doli nje budalla nga blloku” dhe gjithe analizat dhe opinionet tuaja kane bere informimin me te mire te mundur te publikut shqiptar.Ekam per nder te kem perballe nje opozitare si Ju !?????????

  26. Qarte says:

    Po te falenderojne kasher o Frrok…Se per ta shkruan tek e fendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje