"Vijon telenovela mbretërore": Mbretëresha e Anglisë fton Princ Harryn të rimarrë titullin e tij

3 Mars 2020, 09:57Lifestyle TEMA

Ka qenë një takim i planifikuar më parë me temë kryesore “Pastrimi i ajrit” që bëri bashkë Mbretëreshën e Anglisë dhe Princ Harry-n.

Gjatë këtij takimi që zgjati katër orë Mbretëresha i ka thënë nipit të saj se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur nëse do të vendosë që të kthehet sërish dhe të kërkojë titullin e princit.

Gjithashtu Mbretëresha 93-vjeçare e ftoi Harryn dhe Meghan të drekojnë të dielën së bashku.

Burime të brendshme kanë thënë për “TheSun” se Mbretëresha i dha fund bisedës duke i thënë Harry-it se është “nipi i saj dhe gjithmonë do jetë i mirëpritur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje