Leonard Koka shantazh e kërcënime ndaj Carlo Bollinos pas publikimit të fotos së Metës me trafikantët

4 Mars 2020, 20:11Politika TEMA

Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri.

Koka, në vend që të shpjegojë arsyet e pranisë së tij dhe të vëllait të tij Lefterit dhe te Kreut te Shtetit në krah të trafikantëve, kërcënon dhe shatnazhon të publikojë foto imagjinare që tregon Carlo Bollinon në restorant në Shijak të familjes Hajri.

”Une kam foto shume Karlo per ty dhe per ata qe paguan ty”, shkruan Leonard Koka në një mesazh që ja ka besuar për publikim një gazetari të Syri.net, që ka për pronar djalin e Berishës dhe me zyra qendron tek pallati i Ilir Metës.

Leonard Koka dhe gazetari që shkruan per Syri.net gjykojne me te rendesishme te saktesojne se dy trafikantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, sic hipotizon Shqiptarja.com dhe ReportTV, por për të festuar ditëlindjen e Lefterit. Pra ky është saktësimi thelbësor që Nard Koka i ka besuar gazetarit të familjes Meta përmes të cilit bën kërcënimin.

Asnjë shpjegim as nga ana e Kokës, as nga ana e gazetarit për praninë e dy trafikantëve në atë tavolinë, të dy subjekte të OFL-së.

Xhevdet Troplini, i arrestuar në 2006 për trafik ndërkombëtar droge është ulur mes Ilir Metës (në atë kohë president i republikës i emëruar) dhe Lefter Kokës (deputet i LSI i sapozgjedhur) pikërisht në qendër të tavolinës në një pozicion “zoti  i shtëpisë”.

Altin Hajri, aktualisht i kërkuar për sekuestrimin dhe vrasjen e Jan Prengës, edhe ai i dënuar për trafik droge, është me ta në të njëjtën tavolinë.

Sipas gazetarit të familjes Meta skandali qëndron në publikimin e fotos, jo në atë që fotot tregojnë. Por nuk është i vetmi. Pjesa më e madhe e portaleve dhe të mediave kryesore shqiptare nuk i kanë publikuar këto foto.

As PD nuk ka reaguar deri tani dhe as Doktor Berisha i cili është gjithmonë i gatshëm të publikojë çdo gjë nga plehrat. Këtë herë, në mënyrë të çuditshme nuk po dëgjohet zëri i asnjë gazetari “investigativ”, asnjë medie “të lirë”, asnjë forcë politike opozite që prej vitesh udhëheq një betejë propagande kundër kriminalizimit të politikës, nuk po e vënë re se kreu i shtetit darkonte e bënte dolli me dy trafikantë droge ne vitin 2017, jo 20 vjet perpara!

Tani le të shohim nëse shoqatat e gazetarëve do të reagojnë ndaj këtij shantazhi publik që përmes një medie i bëhet një medie tjetër që guxon të denoncojë me fakte dhe foto lidhjet mes krimit dhe politikës.(Shqiptarja.com)

30 komente në “Leonard Koka shantazh e kërcënime ndaj Carlo Bollinos pas publikimit të fotos së Metës me trafikantët”

  1. ku eshte Prokuroria ?
    Policia ?
    Forcat Antiterror ?
    Ku eshte Shteti ?
    Nqs qoftese nuk behen shembuj e arrestohen menjiher te tille Krimine
    qe kercenojne Paqen ne shoqerine shqiptare ,
    atehere kurr ska me marre fund krimi ne ate vend

    1. Shinjestra says:

      Shoqata e gazetareve nuk mund te ngrihet ne mbrojtje te botuesit Karlo Bollino,se eshte ne dispozicion te Sali Berishes dhe Ilir Metes.Kjo shoqat i sherben te djathteve dhe Bollinon ata e quajn si mbrojtes te se majtes.Bollino, vertete ka botuar foto Meten me kriminelet, eshte fakt,nje e vertete qe nuk mund te mohohet,por ja qe shoqates se gazetareve nuk i intereson se u bje autoriteti,kane frike dhe mund te han ndonje dajak nga Berisha dhe Meta.

    2. zana says:

      Cfare njeri i shpifest ky vellai i terit

  2. qytetar says:

    Pse mos shantazhoj dhe kercenoj ky bastard..?
    Me Ramen dhe Meten mik per grabitje dhe per pazare. I plotfuqishem nder vite ne portin e Durresit se bashku me dy te tjere, ku dhe vet Rama e ka pohuar .
    Keta dhe te tjere si puna ketij bejne cfare te duan , pasi suportohen nga presidentet dhe nga kryemimistrat

  3. mik says:

    Ti thuash Presidentit se kemi foto me trafikante ne restorant, asht njesoj si ti thuash qe keni udhetuar me trafikante ne te njejtin aeroplan linje . Ala nuk e kuptoj, per rastin ne fjale, me çfar logjike kerkoni ta komprementoni ? Me logjiken e nje 12 vjecari ?

    1. Bureto says:

      Jo or @mik! Jo, në një restorant apo aeroplan, kinema apo teatër, por në një ziafet me të ngrëna e me të pira vënçe me dy trafikantë dhe krimibelë. Si? Nuk e kupton ti ndryshimin? Me siguri e di, por nuk di pse bën ‘sikur’…..s’e di. Po kësaj ‘sikurit’, çfarë moshe i takon?

    2. Kerma says:

      po cfare ka per tu kompromentuarIlirr Meta o derzi? Po ai eshte koke e kembe i koruptuar ne mos edhe vrases! Te gjithe e dine sesi ka vjedhur e ka shperdoruar postet e tij drejtuese. Dhe kjo nuk i falet PS-se qe e votoi per president.

    3. Të dish shkrim e këndim nuk mjafton të komentosh një artikull gazete, qoftë i shktuar ky, edhe nga gazetari më mediokër. says:

      Nuk janë në një restorant o injorant , por në një tryezë.
      Më vjen keq që ti nuk e kupton se je injorant dhe duhet të mësosh e të dëgjosh dhe jo të komentosh, se është punë e pamundur për nivelin tënd

  4. ABC says:

    Ja dhe Teri me 10 datlindje ne vit. Ne nje dhe me zor e bejme. Ndersa Teri pervec se ben 10 datlindje ne restorantin e vellait fton edhe njerez qe nuk i njeh se eshte zemer bardhe. Hej gallate or taj.

  5. loku says:

    FAMILJA KOKA BAZE KRIMONALE KO TIGJENT I OFL…

  6. Floriri i Krrabes says:

    Ky ka foto edhe kur bente trafik kontrabande cigaresh dhe i shpelau duke ndertuar ato pallatet monstra tek vollga ne Durres. Nje cope plehre analfabet nga cezma e ferres i ben karshillek Bolinos. Rraca e poshter.

    1. Ilir Taullai says:

      O flori i Kerrabes Nari nuk eshte nga Cezna e Ferres. Nari eshte katunar Spitalle!

  7. zana says:

    Ishte dhe Monika po per momentin
    iku ne banjo
    se i shpetoj cici
    jepi teri se likja iku

  8. Ar2r says:

    ceshte kjo fytyre katunari?

  9. pan says:

    Shikojini pak modelin e flokeve. Identikit krimineli ordiner. Drogaxhi

  10. durrsak 24 karat says:

    Nari asht katu-nar nga Spitalla. Le ti ket paret me thas, le te ngrefet si gangster, Nari asht katu-nar!
    Katu-nar, por nga Piluri Vlones, asht dhe dhe Aleksander Cipa, i “unionit” te gazetareve. Mero, mos prit qe katu-nari vlonjat te prostoje ne mbrojtje te gazetarit italian nga katu-nari durrsak i Spitalles. Katu-nari vlonjat Cipa nuk mbrojti as gazetaret qe fyu tellalli i Like florinit,

  11. Gano says:

    Ooo ky kokshtremti me 8 klas qe ka punu ne ferm neper stallat e lopve ash bo pisnesmen i moth.

  12. Goni says:

    Nuk ka flori e droge qe ja heq nga surrati ceren e shpifme te katunarit e injorantit. Ti hani mutin Karlos o mjerane

  13. Atdhetari says:

    Po pse ÇUDITENI këta janë TRIBALËT dhe BANDITËT E Shqipërisë që e kanë ndarë vendin në ÇIFLIGJE e KËRCËNIME!? Mbështetësit “TRIMA” të Ilir Metës e Sali SHPELLARIT. Dhe vendet e Afrikës po Ngrihen sot për ata që kanë bërë KËRDINË në Krime e Korrupsion. Në Shqipëri SPAK-u pret Denoncime nga Populli!? Të Gjithë Shqiptarët mund të Çuditen se: KU ËSHTË SPAK-u në këtë rast dhe Rastet e Tjera si ajo e Presidentit!?

  14. Lara says:

    O zot na shpeto njehere e pergjithmone nga keta fshatare trafikante. Keta qe i lane tokat djerre dhe u moren me kokaine. Jazek

  15. Shinjestra says:

    Shoqata e gazetareve nuk mund te ngrihet ne mbrojtje te botuesit Karlo Bollino,se eshte ne dispozicion te Sali Berishes dhe Ilir Metes.Kjo shoqat i sherben te djathteve dhe Bollinon ata e quajn si mbrojtes te se majtes.Bollino, vertete ka botuar foto Meten me kriminelet, eshte fakt,nje e vertete qe nuk mund te mohohet,por ja qe shoqates se gazetareve nuk i intereson se u bje autoriteti,kane frike dhe mund te han ndonje dajak nga Berisha dhe Meta.

  16. jo per gje... says:

    Lere Carlon o bole se ta ka ber daj sami… dhe sapo ka filluar ?

  17. Ceni says:

    Fotot jane per Meten mes atyre qe akuzohen per krime. Ky pse merakoset? Apo se di qe dardha e ka bishtin mbrapa.

  18. Filani says:

    sk nuk e reun njeri lo burr i dheut…Teri me familjen jane nga kontrabandistet me te medhenb te durresit dhe shqipnise…keroni vetem arkivat e anijeve me fishekzjarre…do ju udheheqin tek sekrete te tjera…ndiq parane ka thene komshiu yne….(italioni)

  19. Tarasi says:

    SPAK KURVA MOS NDOSHTA U FORMOVE NGA POLITIKANET SA PER TI HEDHUR HI SYVE TE POPULLIT??????? SPAK KURVA OSE VEPRO OSE BEJ DOREHEQJE………………SPAK KURVA FILLOVE TE TREGOSH FYTYREN TENDE TE NDYRE QE SOT…..AKUZA E LLALLES ….MOSDEKLARIMI I LEKEVE NE KUFI …..KJO NDYRESIRE AKUZE……KUSH I HA KETO….O SPAK KURVA …VAZHDIMESI E GJYKATAVE TE NDYRA……..BOLL O PLERA….LLALLA KA BERE MIJERA NDYRESIRA SI KRYEPROKUROR NDERSA JU I BENI NJE AUZE TE TILLE…..SPAK KURVA…. NJE MASHTRIM QE I BEHET PER KAQ VJET POPULLIT SHQIPTAR

  20. ideali says:

    Banoret e shportes me karavidhe. Po s u hodh shporta ne det te thelle as mos prisni nje Shqiperi demokratike. Province otomane e asgje ndryshe. Me shendet.

  21. Maqo says:

    Ku i pret floket ky vllai Terit? Hahahahha

  22. Abc says:

    Nuk di nga doli kryetari i SPAK, qofsha i gabuar, por zgjedhje me e keqe nuk mund te gjendej.
    Ky eshte miku llumit me para si puna e Peçineve te gjasme”skanimit” dhjete milione euro ne vit “te blera me çmimin e nje pice”.
    Po te kishim Prokuror me P te madhe, ky trimi i kokajve duhet ta kishte gdhire naten ne qeli, mundesisht me gjithe ate vellane me spaleta.

  23. Lefter shukriu says:

    keshtu do te vazhdojne te kercenojne kriminelet se i mbron vete koka e krimit qe eshte Rama,Meta, Sala,Luli. Pse cfare ka te manget kjo foto me kriminele nga ajo e Rames me kriminelet e tij qe shfaqi para ca ditesh gazetari Artan Hoxha. E biles rama jo vetem qe nuk reagoi por i mori edhe ne mbrojtje,ashtu si Dakon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje