FOTOT: Ilir Meta festoi fitoren e LSI në 2017 me trafiktantët Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri

4 Mars 2020, 17:12Politika TEMA
FOTOT: Ilir Meta festoi fitoren e LSI në 2017 me trafiktantët Xhevdet

Shqiptarja.com publikon fotot e presidentit Ilir Meta me dy eksponentë të botës së krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, teksa ndodhen duke festuar e ngritur dolli tek pista “Ventus Harbor” në Durrës në zonën e “Vollgës” që ish-deputeti Lefter Koka ka në pronësi.

Fotot mendohet të jenë bërë në korrik 2017, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qeshorit, ndërkohë që Ilir Meta ishte president i emëruar, dhe mendohet se “sebepi” ishte për të festuar fitoren e Lefter Kokës i dalë deputet nga këto zgjedhje.

Në këtë tryezë miqësore të mbushur me ushqime dhe alkool, presidenti Ilir Meta ka në krah Xhevdet Troplinin.

Në njërën nga fotot ekskluzive  Meta shfaqet duke ngritur dolli teksa në krah ka pikërisht Xhevdet Troplinin, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe subjekt i OFL-së që duhet të justifikojë pasurinë.

Në foton tjetër shfaqet Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit dhe ish-deputet i LSI-së, krah për krah me Altin Hajrin.

Ndërkohë në një foto që ka panoramë të gjithë tryezës, Meta e ka përballë Altin Hajrin dhe në krah të tij, si mikritësin e kësaj tryeze, Xhevdet Troplinin.

Nga pozicioni që janë ulur në tavolinë, duket që organizatori i festës është Xhevdet Troplini, i cili është ulur pikërisht mes Lefter Kokës që ka rastin për të festuar, dhe Ilir Metës, i ftuar si president dhe lideri që drejtoi gjithë fushatën e LSI-së, edhe pse ishte emëruar kryetar shteti.

Pra fotoja lë shumë të kuptohet se nuk është një prezencë rastësore e Xhevdet Troplinit në këtë tryezë, ku shfaqet  i pozicionuar në mesin e dy personazheve kryesorë të festës.

Altin Hajri është pronari i kompleksit luksoz “Golden” në Shijak, që u kthye në skenën e krimit më të rëndë të ndodhur së fundi në Shqipëri, pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar, tashmë i sekuestruar me vendim gjykate.

Hajri rezulton i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës pas prishjes së pazarave të kokainës nga vëllai i Prengës në Angli dhe bandave që udhëheqin trafikun e drogës nga Shqipëria, mes të cilëve edhe Hajri.

Kush është Xhevdet Troplini, subjekt i OFL i akuzuar për trafik droge

Xhevdet Troplini i njohur me pseudonimin “Poja” është subjekt i “OFL”, që i ka dërguar formularin për të deklaruar burimin e të ardhurave, pas dyshimeve se i ka ngritur nga aktiviteti i tij kriminal.  

Troplini është një emër jo pak i njohur në Durrës, të cilit i është sekuestruar nga OFL makina e blinduar tip ‘Jeep’. Troplini, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike në 2006, ka në pronësi të tij disa biznese, mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Çollaku. Ai është përfshirë dhe i dyshuar në disa ngjarje kriminale në Durrës, por që në asnjë moment nuk është provuar fajësia e tij. Ky person del gjithashtu edhe në listën e biznesmenëve të gjobitur në Durrës nga një eksponent shumë i njohur kriminal në Shqipëri si Emiljano Shullazi.

Sipas QKR, Xhevdet Troplini rezulton se është ortak në kompaninë “Ovvital”, që merret me rritjen e shpendëve për prodhim vezësh dhe mishi dhe tregtimi i tyre brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se është aksioner në një shoqëri të quajtur “EUROMAG”, ku bëjnë pjesë dhjetëra persona të tjerë.

40-vjeçari Troplini u arrestua për trafik ndërkombëtar të drogës në vitin 2006 dhe dosja ka ardhur nga drejtësia italiane pas përgjimeve ndaj tij dhe disa bashkëpunëtoreve. Droga kalonte nga Turqia, në Shqipëri dhe më pas në Itali.

22 komente në “FOTOT: Ilir Meta festoi fitoren e LSI në 2017 me trafiktantët Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri”

  1. Yt says:

    Ky eshte BASTARD…ME I POSHTER SE SALE BAJGA

  2. ja ku e keni Presidentin mes mafies
    ha e pi e kendon me kriminelet ,
    shikoheni qenin e biirt te qenit se shkerdhehet me mafiozat
    ky eshte ai qe bo Cirk si Majmuni qirko sheshit
    tu bo shqiponjen nderkohe qe vet Deklarohet si Skifter .

    1. Tirona says:

      Dhe analistet e PD dhe te LSI te derigjuar nga kreret e ketyre partive flasin per dite per zgjedhjet ne Diber???

  3. Atdhetari says:

    Po Dihen or Dihen këto dhe Bëma më të më dha akoma që nga TRADHËTIA KOMBËTARE etj., etj., etj. Por Ç’DO TË BËHET dhe SPAK-u me këto FAKTE KOKËFORTE Ç’FARË PRET!? Ah, Po: Denoncimin e Qytetarëve!!!!!!!!????? Sepse SPAK S’ka As DOSJE & Documenta, As Sheh, As Dëgjon, As ….dhe As…….!?

  4. Marjana says:

    OHHHH LIKE RRUGACI BURGU PER TY ESHTE PAK TI MERITONE ME SHUME .

  5. baftjari says:

    Ta gezoje Baftiari me raki Skrapari! Po Mediu ku eshte ? Per here e pare ne historine boterore nje vend zgjedh nje “gajdhur” per president!

    https://youtu.be/BPAG_Ii2azM

  6. Cna kagjete says:

    Po blen vota per ramen

  7. myzaferi says:

    Keto s’jane fakte per Ilir Meten qe SPAK ta arrestoje! Fakte nuk jane as video e Dritan Priftit, as shkelja me kembe e kushtetutes disa here deri ne bulevard. ” Une jam presidenti Shqiperise, kryetar i keshillit kombtar te sigurise dhe komandant i pergjithshem i republikes Sqhiperise “, tha Ilir meta ne bulevard qe donte te thoshte: une bej si te dua. Dhe ne fakt, kur ata qytetar skllever qe dilnin para tij, ne vend ti kthenin bythen, i duartrokisnin; ata duartrokisnin kujen e tyre.

  8. populli says:

    Ky që na flet për të mbrojur Kushtetutën,çirret e shpërfytyrohet dhe me dorën lart, të kujton Hitlerin, tani na del në këto foto me njerëz të botës së krimit.Nuk është në një foto fushate, po në një festë shumë miqësore,prandaj SPAK ka goxha material për hetim, përveç shumë e shumë fakteve të tjera për korrupsion dhe vjedhje të pronës.

  9. Arjani says:

    Mos shkoni kaq larg , familja Meta -Kryemadhi ishin dhe jane mbeshtetesit kryesore dhe nuk e kane mohuar kurre lidhjen e tyre me Balilin e Sarandes , kur u inagurua Hoteli Sanda Quaranda Hiroina , Meta ishte ne tavolinen e pare , dhe nuk e fshehnin mllefin dhe lidhjet e tyre te ngushta me transportuesin me te madh te droges ne Shqiperi , dhe jo vetem kaq , pir i kishin dhene dhe post ne dhenien e patentave ne Saeande , dhe na del Petrit Vasili shkollshumi
    barkmuti dhe na tregon peralla me mbret .

  10. Marina says:

    President kur e ke len daten tjeter qe te vij te mbeshtes. Perderi sa nuk ka shtet , un meta kryemadhi do bejme qef.

  11. adi durres says:

    Ca lajmi eshte ky mer.,Poja 40 vjec?Mos eshte cuni jo Poja.

  12. lori says:

    A DONI ME PER KRIMINELIN ILIR FLORIRI….

  13. Bajgabajga.com says:

    Ky bajga i nxorri ne rruge 10 mije bajga.. dmth ka shume bajge ne kere vend ku bajgat sundojne bajgat dhe po bajgat rizgjidhen nga bajgat

  14. fteri says:

    Prangat dhe sekuestrim të menjëhershëm të pasurie Adriatik Llallës ish -kryeprokuror mafoz të krimit ,që kërcente në v.2014 në presidencë të Bujar Nishanit me kostume firmato ,mbretrore,Zogiste, në shoqërinë e Bandës hajdutve më të rrezikshëm të vatanit Sali Rum Berishoviëit ,, bashkë me Lirinë ,djalin e tij Shkelzenin , që la shtatëzënë kushrirën ,por kisht mearr të dashurën e re modelen Amina Mevlanin ,Ilir Meta me kostum -shik me Monikën me fustan bardhë -mondanë mbretror , ish -presidenti Bujar Nishani ,me zonjën e tij.

    Të gjithë festonin në shoqërinë e hajdutit B.SH -ARDIAN FULLANI me bashkëshorte ku ishte në ndjekje penale ,festonin duke kërcyer vjedhjen me thasë të BSH ,në me sa duket sejcili kishte racinon në mega-vjedhjen e shekullit ,ose më saktë vjedhjen e turpit…

    Për çudi kryeprokurori Adiatik Lalla kryprokuror me të vërtet kamorrë e krimit të organizuar i kapur dorë për dore kërcente sikur nuk ka ndodhur asgjë me kriminelin e hajdutin ARDIAN Fullanin guvernator i BSH ,i cili ishte në proçes penal për grabitjen 700.13 milard lek ,vjetra të BSH- me 15 gusht 2014 ,dhe nuk i hyri gjemb në këmbë ,vetë u shpërblye nga banda e prokurorve e gjykatësve gangëster .

    Tani Llalla u kap në gjermani me paratë e vjedhura të krimit ,mos duhet edhe këtë ta shpërblejmë,ta shpallim hero,atëherë do qetësohet banda e kërcimit të presidencës B.Nishanit..,Sali Berish,Ilir Floriri .

    Ilir Meta është mësuar me darka dreka me kriminel ,hajduti BSH që vodhi në prmasa të mëdha ,350 kg monedha ari në v. 2001 nga thesari kërrabës ,bashkë me 24 mandate deputetësh ,vjedhjen më të madhe në flori dhe në zgjedhje,me tanke e polici duke vra edhe njerëz në dibër por ,që të dy skandalet u mbyllën nga drejtësia ,ashtu si 700 milon eurot në tavolinë me të ndjerin Dritan Priftin ishte vetëm karamele ,përball akuzave direkt të Sali Berishës se prapa vjedhjes mbetet Ilir Floriri ,dhe ky tha se ku e dinte opozita e Saliu se sa lek u vodhën.???
    Pra kemi të bëjmë me BANDA -hajdutësh e -gangësterësh polirik të rrezikshëm dhe vrasës gjakftohtë .
    Pa sekuestruar pasurinë dhe neutralizuar këta BANDË KRIMINELËSH nuk ka shqipri të lirë,KËTË FIKSOEJNI MIRË NË TRU, MIQ DHE ARMIQ…

  15. Zigur Qarri says:

    KUSHTETUTA MOS MA PREKNI KUSHTETUTEN PO PER KE KUSHTETUT E KA FJALEN KY KRIMINEL PER KUSHTETUTEN MAFIOZE .
    PO JANE KOQE ATA TE PD QE NGA TE DJATHTE U KTHYENE TE MAJTE ME DJALIN E GAQO NESHO PPSH

  16. Ar2r says:

    Ilir Meta eshte rrotkarizu komplet S{AK po vjen dhe i ka ikur truri

  17. Johani says:

    Se ka problèm illir meta te tregoj se pse ishte ne ate feste,une e dij por edhe shqiptaret duhet ta dijne,ja po jua them une para se te dali ai zedhenesi i metes, ai patrioti i Vlores se ishte kapur duke vjedhur,. Pra meta ishte ne ate feste me kta kriminel per ta festuar fitoren e Rames ka me thane ai spikerica i metes,dhe kur meta ta fton ne takim sekret bashen do ti thot se Rama e ka ber kete fotomontazh se ne te opozites nuk festojme me kriminel as nuk shkojme ku ka droge as ne lazarat as nuk plaqkisim bankat as nuk transportojme miljona Euro me Toyota Yaris, te gjitha keto i ban Rama me fotomontazh ka thane berisha, thot meta dhe luli ja verteton nderkohe qe meta sigurohet se ja ka arritur ta binde bashen del para kamerave i ulur ne gjunje dhe dekreton mendimin e bashes, pra fort e metes me kriminel Jane fabrikuar nga Rama me aktor babalet,regjisor salianji e alibeaj, roje dhe kujdestar te regjisoreve. Si çdo here garda e PD me ne krye basha e berisha dhe kshilltari per siguri kombetare serbi fazlliq, e pra rroft présidence, na rrofshin posht ata qe Jane ne presidence dhe ata qe po i shkojne ne takime sekrete urgjente metes,pra na rrofshin posht se nalte rruhemi vet.

  18. Meta esht ai qe njohim te gjith njelloj po per fat te keq e kemi te gjith nga nje *mafioz* ne mos ne familje ne fis esht e sigurt. Kuptohet qe titulli mafioz ka shum profesione…

  19. Tarasi says:

    DILNI O KURVA PER ILIR METEN NE PROTESTE…..NUK THEM SE RAMA ESHTE I MIRE POR TE DALESH PER NJE NDYRESIRE SI ILIR META NE PEOTESTE ESHTE SIKUR TE KESH QIRE NENEN TENDE

  20. Teksas says:

    U takofshi e gezofshi NE REC , e pas < inntimiteteve < ,pjellci majmun si vetja juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje