Nga Kreshnik Spahiu
Ambasadorja amerikane foli troç: E mbështesim popullin të protestojw kundër Ramës por “flamurin” e revolucionit s’mund ta mbajw një anti-amerikan si Meta.
Sali Berisha ka shumë të drejtë kur thotë që Edi Rama nuk rrëzohet me vota, por me revolucion.
E gjitha është 99% e saktë, por 1% i pa treguar është që revolucioni kërkon mbështetje amerikane dhe europiane.
Çdo rebelim civil i udhëhequr nga politikanë që nuk i mbështet Perëndimi, nuk konsiderohet revolucion por kundër-revolucion.
Mijëra demokratë u tubuan në sheshin bardheblu si ushtarë të Ilir Metës me bindjen që Meta është e “keqja më e vogël”.
Këtu fillon problemi dhe dështimi i protestave.
Peshorja e demokratëve ndryshon nga peshorja e amerikanve.
Amerikanët e konsiderojnë Edi Ramëm si e keqja më e vogël dhe s’duan rikthimin e Berishës dhe Metës që administrojnë sot opozitën shqiptare.
“E keqja e vogël” e demokratëve, quhet “e keqja e madhe” për SHBA dhe BE.
Amerika e ka shprehur qartë prej vitesh nëpërmjet 4 ambasadorve Arvizu, Withers, Lu dhe Kim: “Peshqit e mëdhenj duhen arrestuar”
Prandaj i kërkuan ish-prokurorit të Përgjithshëm proçedim penal për Berishën dhe Metën.
Jo se dashurojnë më shumë Edi Ramën, por mendojnë që çmontimi i sistemit duhet të fillojë nga këta të dy dhe më pas të rrëzojnë Ramën.
Në këtë kauzë ata kanë edhe mbështetjen e BE, që haptaz e ka manifestuar me ambasadorët Vlautin dhe Soreca.
Jo rastësisht familjes Berisha iu hoq viza amerikane.
Jo rastësisht ambasadorja amerikane takon 2000 politikanë veç e veç, por Berishën ende jo.
Jo rastësisht SHBA lejon çdo shqiptar të valëvisë flamurin amerikan por jo Ilir Metën.
Amerika dhe BE kan folur qartë: Çdo revolucion i drejtuar nga këta dy liderë do konsiderohet destabilizim dhe organizatë kriminale. Prandaj e zbythën revolucionin e 30 qershorit dhe pranverën faqe-zi të Metës.
Jo se pëlqejnë Edi Ramën jo, por nuk duan që populli shqiptar të ketë sërish në kurriz edhe 8 vite të tjera 3 surrate që kanë 30 vjet mbajnë peng 3 milion shqiptar.
Rotacioni i zuzarve do ishte e “keqja më e madhe” për amerikanët.
Ata janë në pritje të një revolucioni popullor puro shqiptare, por pa lider anti-amerikanë!
Hapni blogjet dhe lexoni me çfarë urrejtje shkruajnë militantët demokratë kundër Amerikës, a thua sikur gjithë bota është e korruptuar përballë ndershmërisë dhe pastërtisë së Ilir Metës!
Në fakt unë s’mendoj si amerikanët por nuk mendoj as si demokratët.
Unë thjesht s’bëj dot dallimin mes Metës, Berishës dhe Ramës.
E keqja nuk është as e madhe dhe as e vogël.
Thjesht janë dy nofulla të së njëjtës gojë!
O Niku, ti ke qene pjese e se keqes, pavarsisht se ato qe shkruan ketu jane te verteta.
RAMES JA RRUAN ATE TE GJATIN …. TI LJEPUR QE KE IKUR NE GJERMANI DUHET TA DISHE QE AI PO NDERTONE SHTEPI PER TE DEMTUARIT NGA TERMETI DHE JU I RRUANI BYTHEN LEGJENDES .
Ti mund te kesh te drejte ne perfundimet e tua, por mos shtrembero thenien e ambasadores. Ajo tha qe mbeshtesim te drejten per protesta paqesore…Pra paqesore! Vetem me kete shkrimi yt nuk kualifikohet!
Eshte nje shkrim tipik i mashtruesve shqiptare.
Ne kete kontekst ti nuk ke asnje dallom nga Floriti apo rrumpalla. Amerika nuk mbeshtet ne Shqiperi dhunen. Ajo nuk mbeshtet rrumpallen. Rrumpallen e mbeshtesin vetem armiqte e Shqiperise. Amerika eshte aleati yne i madh dhe jo Serbia!
Niku edhe ti je nje e keqe jo e vogel, qe po morre pushtet behesh kryesali e kryembret.
MENDOJ KUR DESHTON SI POLITIKAN , ESHTE ME MIRE TE BESH AVOKATIN .
Revoluzioni zakonisht udhëhiqet nga idealistë atdhetarë,
jo nga hajdutë degjenerata që marrin flamurin kur janë në rrezik.
“Une thjesht s’bej dot dallimin mes Metes,Berishes dhe Rames”,na thote “Kreshniku i Saliut”… “Atehere merr nje brisk,nje furce,ca shaving gel,shume after shave dhe behu berber!”,i sugjeroj une…
Po ti o i shkret…..???????