SHËNIM: Problemi nuk është ku janë bërë fotot, por Ilir Meta që feston me dy kriminelë

4 Mars 2020, 19:04Politika TEMA
SHËNIM: Problemi nuk është ku janë bërë fotot, por

Këshilltari i kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Besjan Ajazi dhe më pas dhe Shqiptarja.com, kanë publikuar disa foto të presidentit Ilir Meta, me dy kryminelë.

Bëhet fjalë për  Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajri.

LSI dhe mediat pranë Ilir Metës janë alarmuar pas publikimit të këtyre fotove, dhe kanë reaguar, duke përgënjeshtruar vendin e takimit, por jo takimin, pasi këtë gjë e kanë të pamundur.

Ajazi shkruante se takimi ka ndodhur në Shijak, në vilën “Golden” të sekuestruar nga OFL.

Elona Guri nga LSI, thotë se nuk është e vërtetë që takimi ka ndodhur tek “Golden”.

“Si gjithmonë, Besiani vijon ulet në gjunjë para pantallonave të Taulantit. Besian, ti e di shumë mirë, siç e di gjithë Durrësi mbarë, që ajo është pista e Lefter Kokës.

Foto juaj, tregon një prej festave të Lefter Kokës. Se perdet janë të njëjta. Shih fotot. Ka edhe të tjera plot.

Aty keni edhe deputeten e Lefterit, në krah të tij, ndërsa për personin në fjalë, me sa shoh, në dy karrige janë ulur tre burra.

Meqënëse e keni në grupin tuaj parlamentar, merrjani sqarimet deputetit tuaj, Lefterit, i cili ka bërë ftesat dhe fotot.

Pastaj, për detaje të mëtejshme, shoqja Etilda mund t’ju sqarojë më shumë. Meqënëse e ke qef OFL,  mos harro të ndiqni jo vetëm ata në foton që publikove, po dhe këta këtu poshtë.

P.S: Kujt ja kanë marrë fëmijën peng e di gjithë Durrësi”, shkruan ajo.

Për fotot ka reaguar edhe Nar Koka, që ka kërcënuar botuesin Bollino.

“Ty Karlo që ke nxjerrë fytyrën time aty me Ilir Metën, po të them që ajo është ditëlindja e Lefter Kokës, vëllait tim. Teri bën nga 10 ditëlindje në vit…. Unë kam foto shumë Karlo, për ty dhe për ata që të paguajnë ty”, shprehet Nar Koka.

Vetëm se, problem nuk është ku janë bërë fotot.

Problemi është tek fakti që Ilir Meta është fotografuar duke festuar me dy kriminelë.

Këtë presidenti nuk e fsheh dot dhe duhet të japë një sqarim, se çfarë bënte në tavolinë me dy personazhe të botës së krimit.

(TemA)

13 komente në “SHËNIM: Problemi nuk është ku janë bërë fotot, por Ilir Meta që feston me dy kriminelë”

  1. Kerma says:

    fotot dhe videot nuk jane prova. Keni fakte te tjera? Jo! ik pirdhu nuk quhet.

    1. kristi vlore says:

      Te thuash qe esht prove ajo video e 7% esht njesoj sikur un te them qe plaku im esht i virgjer ?

    2. H says:

      E kishte për të mbrojtur kushtetutën.

  2. Zigur Qarri says:

    Eshte pune konkurence,megjithese Ilir Meta nuk e dinte se kush ishin horrat e Lefter Kokës,mikut te Edvin D’Rames,qe ka qene
    më i privelegjuari per biznese.”Gazetari investigativ Artan Hoxha ka nxjerrë një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapajn
    nga Elbasani, fisi i të cilit është i njohur dhe i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale.Ishte Kryeministri Rama ai që shprehu
    dëshirën për një foto si kujtim me fort të nderuarin Z.Ardian Çapja”.Konkurenca vazhdon,Rama ka afro 400 fotogarfi me gangsterat,
    pothuaj me te gjith eliten e llumit shqiptare.

  3. mik says:

    Per rastin ne fjale : Presidenti ka qene mik i ftuar dhe simbas rregullave ai nuk percakton miqte e ftuar, dhe as vendin se ku do ulet, por ato caktohen nga te zotet e shtepise. Kriminelet kerkojani te zotit te shtepise e jo Presidentit.
    Edhe nje budalla e kupton se kjo foto u kthye ne nje bymerang per ato qe e kan nxjerr.
    PS : Duke perdorur keto argumenta gjoja komprementues per Presidentitn, pa dashje tregohet dicka tjeter.

  4. Besi says:

    Te gjithe politikanet hajdutët jane duhet tu sekuestrohen pasurore ketyre pastaj atyre qe jane marr me drogen se ata i mbajnë ne pushtet popullin e labe pa buke s’ka leke te paguajne dritat ujin po vjedhim njeri tjetrin shteti eshte kthyer privat ate mbaron njeri po edhe lee

  5. Jimi says:

    Kaq thjesht!? Piratpresidenti mjaft te jete zijafet, pa s’ka rendesi kush e organizon dhe kush merre pjese ne te !? Kembe gjeti, kembe ngriti ky piratpresident!

  6. Julia says:

    O komentues, po mire, ketu na dalin qe te gjithe qe asnje nuk di se kush jane personat , po pse kaq budallenj jemi ne, po pse merrni ne mbrotje njerez te korruptuar

  7. Leka says:

    Turpi i Durresit dhe turpi i Shqiperise bashke

  8. Lapsi says:

    Jane mledh drogaxhijte me mbrojt kushtetuten

  9. Beni says:

    Fakti qe po i mbron me force,dhe kerkon te beje grusht shteti me horrat dhe kriminelet tregon se nuk e lidh vetem nje foto,por gjera te medha

  10. mona says:

    Meta ka ardhur ketu per te mbrojtut Kushtetuten, jo per te darkuar me kriminelet.

  11. kristi vlore says:

    Ore pse cudeteni kaq shum me keto foto vk, kur keni videon me ze e figur qe iliri esht krye hajdut… apo ajo svlen se keshtu tha gjykata ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje