Turqia dërgon ushtrinë të shtyjë mijëra emigrantë drejt Greqisë

5 Mars 2020, 17:51Bota TEMA

Greqia ka njoftuar sot se ka zmbrapsur 35,000 refugjatë që janë përpjekur të kalojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e saj, që kur Turqia ka hapur kufijtë, javën e kaluar. Sipas zyrtarëve të Qeverisë greke, mijëra migrantë të tjerë kanë arritur të kalojnë kufirin dhe janë nisur drejt vendeve fqinje në përpjekje për të hyrë në BE.

Por situata në kufirin greko-turk ka të ngjarë të eskalojë edhe më shumë pasi, Ankaraja vendosi të dërgojë forcat speciale në kufi, për të shtyrë emigrantët drejt Greqisë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka vizituar të enjten provincën Edirne, në kufi me Greqinë, dhe ka njoftuar për vendosjen e 1,000 forcave speciale në zonë, për të ndaluar kthimin e emigrantëve drejt territorit turk.

Soylu ka akuzuar forcat greke për plagosjen e 164 migrantëve dhe kthimin e rreth 5,000 vetëve në Turqi. Athina i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka thënë se forcat turke po ndihmojnë emigrantët të kalojnë kufirin duke i nxitur  vazhdimisht drejt Greqinë.

Përballë trupave turke ndodhen forcat e ushtrisë greke, duke rrezikuar kështu edhe në një përplasje mes tyre. Refugjatët ndëkohë janë bllokuar mes dy ushtrive, duke u shtyrë vazhdimisht herë drejt kufijve greke dhe herë drejt kufijve turkë.

“Turqia po vendos forca speciale policore përgjatë kufirit të saj me Greqinë për të ndaluar shtyrjen e emigrantëve drejt territorit të saj”, tha Soylu.

Komente të Soylu vijnë mes një “lufte fjalësh” midis Ankarasë dhe Athinës pas vendimit të Turqisë për të mos respektuar më një marrëveshje të vitit 2016 me Bashkimin Europian për të ndaluar flukset e paligjshme të emigracionit në Europë në këmbim të miliarda eurove ndihmë.

Që nga ajo kohë, mijëra emigrantë janë grumbulluar në kufirin turk me Greqinë me shpresën për të kaluar në Europë.

Duke folur para gazetarëve në provincën kufitare veriperëndimore të Edirne, Soylu tha se policia greke kishte plagosur emigrantët që po përpiqeshin të kalonin kufirin.

“Ata u përpoqën të shtyjnë 4,900 njerëz mbrapsh në Turqi, “tha ai. “Ne po vendosim policë të forcave speciale për të parandaluar zmbrapsjen.”

Turqia, e bllokuar në një konflikt ushtarak me Moskën dhe Damaskun në veriperëndim të Sirisë, strehon momentalisht 3.6 milion refugjatë sirianë. Ajo dëshiron që BE të mbështesë me forcë përpjekjet e saj në Siri dhe të sigurojë më shumë fonde për t’u kujdesur për refugjatët.

4 komente në “Turqia dërgon ushtrinë të shtyjë mijëra emigrantë drejt Greqisë”

  1. bolll se na cat k.................................. says:

    shikoni kete vidjo lexojeni deri ne fund dhe kuptojeni kush eshte turqija ne krahasim me kete shtet me tradita te shkelqyera .https://www.youtube.com/watch?v=ed_MR3WtD8Q

  2. Sokol says:

    Jane haqet e shqiptareve

    1. Zervas says:

      Na Han trapin ti dhe turqit dhe emigrantet islamik.hajde behuni me turkun te humbni dhe ato qe keni .ja u shtypim koken ..Ushtria Hellene nuk eshte me hajdar turq.deri tani vetem nga gjermania dhe Franca ka 10 mije vullnetare ,llogarit gjithe evropen dhe serbine,rusine,sirine.kurdet,ja bejme varrin Erdoqenit dhe pastaj do vijme te te perdhunojme motren tende dhe te te pjekim te gjalle o Qen tyrk.700 milione € mori greqia dje nga EU kufijte Hellene jane kufijte e Evropes jo kufijte e hales suaj zorrethare.

  3. Spartakos Thraks says:

    BE nuk duhet të diskutojë fare me një shtet i cili vepron si një ordiner davaxhi dhe kërcënues që përdor refugjatët si mall pazari.
    Erdogani mbas dështimit të këtij operacioni kundër kufijve të BE dërgon forcat speciale të Jandermas me qëllim që të rrëzojë rezistencën e forcave kufitare të Greqisë dhe Frontex. Shumica e refugjatëve e ka kuptuar se kufiri nuk do të hapet dhe duan të kthehen mbrapsht, por policia Turke i ka rrethuar dhe nuk i lejon që të largohen nga zona kufitare. Të japësh ndihma ekonomike Erdoganit nuk është zgjidhje se ai do të kërkojë vazhdimisht edhe më shumë kur do ti mbarojnë. Europa duhet ti sillet ashtu si sillet ai kundrejt saj dhe ti thonë në një zë të gjitha vendet e BE, çfarë kërkon ti nga ne? Që të ndihmojmë ty ne konfliktin që hape në Siri, shumë mirë do të ndihmojmë në Siri, por edhe ti mqse i solle në kufi refugjatët, tërhiq trupat e tua ushtarake nga kjo zonë 10 ose 20 km dhe kjo zonë do të jetë nën kontrollin e BE, OKB, etj.
    Vetëm në këtë gjuhë kupton Erdogani i cili përpara Ladit rrinte si mace e lagur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje