Koronavirusi mund t’i kushtojë 211 miliardë dollarë ekonomive të zonës së Azi-Paqësorit këtë vit dhe do të ulë rritjen ekonomike në nivelin më të ulët që prej dekadash, theksoi sot S&P Global Ratings, ndërkohë që qeveritë e rajonit janë mobilizuar kundër epidemisë.
“Në skenarin më të keq, Kina mund të regjistrojë një rritje ekonomike prej të paktën 3%, ndërkohë që ekonomitë e Japonisë, Australisë dhe Hong Kongu mund të ‘flirtojnë me recesionin”, theksoi agjencia e vlerësimit financiar në një raport.
Ndërsa investitorët në të gjithë botën po përpiqen të vlerësojnë ndikimin financiar të një epidemie në Kinë, që është përhapur në më shumë se 80 vende, S&P pret rritje prej 4,0% në rajonin e Azi-Paqësorit , kundër një vlerësimi prej 4,8% në dhjetor.
Do të bëhej fjalë për performancën më të keqe që prej vitit 2008, vit i krizës financiare botërore.