Debati për anti-amerikanizmin, Kim Mehmeti: Të mos bëhemi si dikur kur mbronim Stalinin e Rusinë. Nuk justifikohet mbështetja e SHBA për Ramën e Thaçin

6 Mars 2020, 10:41Blog TEMA
Debati për anti-amerikanizmin, Kim Mehmeti: Të mos bëhemi si

Publicisti Kim Mehmeti, i rreshtuar haptazi kundër Edi Ramës dhe pro kundërshtarëve të tij prej disa kohësh, është përfshirë në debatin me anti-amerikanizmin që po shfaqet nga disa eksponentë të politikës dhe medias në Shqipëri.

Ai thotë se edhe pse duhet t’i jemi mirënjohës Amerikës, nuk duhet ta justifikojmë këtë të fundit kur përkrah njerëz si Hashim Thaçi apo Edi Rama.

Shkrimi i Kim Mehmetit

Ne shqiptarët mirë bëjmë që mirënjohjen ndaj ndihmës që  SHBA-të dhe Perëndimi ia ofruan shqiptarisë e kemi ngritur në rrafshin e shenjtërive kombëtare.

Dhe ne shqiptarët kurrë nuk kemi pasur e nuk do kemi mbrojtës më të mirë të interesave tona kombëtare se sa SHBA-të.

Ne shqiptarët nuk kemi mundësitë që i kanë disa popuj tjerë, si për shembull serbët, të cilëve kur u mungon përkëdhelja dhe mbrojtja e dorës ruse, i afrohen asaj Perëndimore, dhe anasjelltas.

Ne shqiptarët jemi popull i vetmuar në këto hapësira dhe askush sa SHBA-të nuk na ka ndihmuar që më lehtë ta jetojmë vetminë në këtë Ballkan e në këtë Evropë, ku s’kemi ‘familjarë’ të afërt e të një ‘gjaku’ etnik.

Ne shqiptarët duhet të bëjmë çmos që me asgjë të mos e lëndojmë miqësinë me popullin amerikan dhe me SHBA-të, me ‘djepin e demokracisë’ ku është ‘shpikur’ dhe mbretëron parimi se në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përhershëm.

Por krahas mirënjohjes dhe shumë virtyteve tjera njerëzore, ka diçka që qëndron mbi gjitha të tjerat, diçka vendimtare që e përcakton portretin etnik e personal, diçka që e mbanë drejt boshtin kurrizor të një etniteti e të një individi, e që quhet dinjitet!

Dhe hirë këtij dinjiteti ne nuk duhet t’i nënshtrohemi e t’i besojmë cilitdo diplomati të huaj, që aq e përbuzë inteligjencën tonë sa donë ta besojmë se Presidenti i Kosovës është burrështetasi më i aftë, më patriot e më atdhetar se sa Kryeministri i vendit, se Piktori është rojtari më i denjë i interesave tona kombëtare, apo se një ‘enverist’ i rreshkur, siç është kryetari i BDI-së, brenda natës mund të bëhet ‘instruktor’ i demokracisë Perëndimore?!

Pra, mirënjohja ndaj miqve tanë perëndimor nuk duhet të na bëjë të shtiremi se jemi aq mendjelehtë sa mos ta dimë që shumë nga burrështetasit tanë nuk kanë asnjë vlerë politike, se të dëgjueshëm e properëndimorë i bënë vetëm frika nga e vërteta ‘hajdutokrate’ për ta…. se sa më të ulët e kanë moralin, aq më të dëgjueshëm e më të përdorshëm janë për të huajt, me çka edhe u bënë e ‘mira’ e Perëndimit dhe fatkeqësia e shqiptarisë.

Dhe ky dinjitet kombëtar e individual, nuk duhet të na lejojë të bëhemi siç ishim asokohe kur e mbronim Stalinin e Rusinë nga rusët, Maon dhe Kinën nga kinezët, duke harruar ta mbronim shqiptarinë dhe kur u bëmë robër të Xhaxhit Enver e të Titos, të cilët miqësoheshin e armiqësoheshin me botën, jo pse i mbronin interesa shtetëror e kombëtare, por pse donin që përjetë të na sundojnë.

21 komente në “Debati për anti-amerikanizmin, Kim Mehmeti: Të mos bëhemi si dikur kur mbronim Stalinin e Rusinë. Nuk justifikohet mbështetja e SHBA për Ramën e Thaçin”

  1. Kerma says:

    ke rjedhur o xha Kim. Luaj ndonje domino dhe pi nga nje teke per dreke ose per darke. Meru me nipat dhe mbesat nese ke , e tregoju historira nga jeta tende. Kan me shume vlere keto qe te thashe, besome!

    1. ec aty says:

      Kimi eshte jevg (magjyp) shqipfoles!

      1. Doni says:

        Po ik re Sllav i mjere, se nuk mund te flasesh ne emer te Shqipetareve ti. Ti as nuk je Shqipetare jo.

    2. Bllokmeni says:

      Nuk do te thote qe kush shkruan libra eshte edhe analist i mire. Se nuk ke si thua qe jane disa perendimore qe e turbullojne ujin sepse ne burim qenka kristal . Jane thenie te kohes se xhaxhi enverit keto. Akoma keta shqiptaret e matan kufijve ekane kete siklet te asaj epoke, kur qanin per PPSH.

  2. Ladi says:

    Duhet te mesoje USA nga Kimi…??!!
    Car na ka gjet me kta gjytyryma…

  3. V.F.L.P says:

    Shume dakort.

    1. Tasimi says:

      Hahahahahahaha… Doli Liri… Shume dakort thote. O ti hani shitin Amerikes ju laviret e Serbo-Grekeve.

  4. Luli says:

    Me kete shkrim ke harxhuar vetem Kim. Mos ngaterro marredheniet mes shteteve me ato mes kryetarve te shteteve, as faktorin e brendshem me ate nderkombetar. Pavarsisht preferencave te Tua, Ramen apo Thacin ne krye te shtetit nuk I zgjedh amerika. Ajo bashkepunon me ta, miraton ose kundershton qendrimet e tyre. Ardhja dhe largimi tyre eshte ceshtje e vullnetit te popujve. Dhe loja politike ne teatrin politik eshte pune shqiptaresh ose kosovaresh. Ne kete loje, amerika kerkon qe te respektohen rregullat demokratike.

  5. Ziguri i qorrit says:

    Mos e nxjerrni ma kete njeri maskara

  6. fabi says:

    Dalengadale po e nxjerrin koken armiqte e kamufluar te Shqiptareve! Ngaqe e shohin se po iu vjen dita e apokalipsit! Jane hedhur te gjithe ne sulmin final! Hahaha, ne librat e historise do figurojne thjesht si klone te esat pash toptanit, si minj halesh!

  7. klemi says:

    Perse na e nxirrni kete qelbesire ne media se na prish humorin per gjithe fundjaven.

  8. Tiranasi2020 says:

    Magjyp i anadollit .

  9. Koba says:

    Ik e luaj Domino o Koqe kandari.Amerika eshte Shpetimi per Shqiperine dhe Kosoven dhe per North Macedonia.

  10. Vjosa says:

    Cdo ky edepsez burre qe del perdite dhe trazon politiken shqiptare?. Nuk mbetem keq per mendje ndritur si ky kimi. Ruaj nje fare dinjiteti e mos u perdor ne kete fare feje, sa te leshe edhe koken per saliun e meten. Se cilet jane keta qe na i mbron e del per dite ne krah zoterote, i njofim me mire se ty. Po ashtu mund te te themi se Edi Rama eshte politikani me I arritur gjer tani si per vizionin, ashtu edhe per kulturen e etiken.

  11. Jo per gje... says:

    Po ja kemi ngel te marrim mend nga nje evgjit I Maqedonise qe s’di as te flase shqip. Shko ore qerohu!

  12. Jimi says:

    Qe ka dhe do te kete antiamerikan dhe antishqiptar, kjo nuk eshte cudi!

  13. Pellazgos says:

    Te ashtuquajturit “Shqipetare” zoti Mahmuti (Mehmeti “Shqip”) nuk kane shanse te vleresohen si nje popull me Dygnitet dhe Vlera (Value).Aresyeja eshte se consideron Ameriken “Demokratike” qe eshte pushtuese e fresket si Turqia dhe Serbet pushtues qe kane shekuj me perpara se keto shtete ne Ballkan jane “pushtues”!
    Vetem nga mbeshtetja pa compromis i Albanistanit per Ameriken apo Tur-qine Strategjike considerohet nje State lavire, pa Nder dhe Dygnitet,se eshte hipokrite kunder Historise se vet.

  14. fshatari pafshat says:

    Ky Dinjiteti na u be si puna e Marksizem-Leninizmit te cilin, e hengrem ne by… per shume vite. Tani e ka rradhen Dinjiteti. Ky koncept i perbere-abstrak-logjik qe, as nuk hahet e as nuk pihet. Deri kur me M-L dhe Dinjitet, banale, nderkohe qe ceshtja eshte fare e thjeshte: Le te jemi te gjithe te paanshem e te ndershem ne cdo hap te veprimtarise tone shtetrore dhe vetiake. Paskesaj, vjen mireqenia. Pa mireqenie nuk ka Dinjitet. Vecse skamje ka. Sikurse, varferia e hengri Marksizem-Leninizmin. Tung., o cung.

  15. vardari says:

    Ky kimi,eshte nje ushtar besnik i erdoganit.Qellimi i tije eshte deshqiptarizimi i maqedonise dhe islamizimi i saje i metejshem me qellim formimin e kombit osman.Armiku i kimit eshte cdo shqiptare qe nuk shkon ne xhami,cdo shqiptare qe eshte kunder erdoganit ,cdo shqiptar qe perkrah kundershtaret e erdoganit.

  16. Arber iliri says:

    O Kim abuzimi qendron ne krahasimin e te pakrahasueshmeve.

  17. NNP says:

    KY Kimi flet gjera me mend por ne fund gjithmone e dhjet kur tregoni se nuk arrin te kuptoj e pranoje ndoshta dhe per konjukture se Enver Hoxha eshte I Paaritshem e I pa Krahasuar nder figurat politike QE ka nxjerre e do te nxjerre Ky vend ne history.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje