Nga Artur Ajazi
Ilir Meta ka nisur një “betejë” të pakuptimtë dhe dëshpëruese, e cila është e humbur qysh ditën e parë, kur ai ka nisur sulmet e parreshtura edhe ndaj faktorit ndërkombëtar.
Përfundimisht ai ka mbetur jashtë vëmëndjes dhe axhendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kjo jo për faktin e “sulmeve” (sepse nuk i gjuhet malit me gurë) por të diçkaje tjetër,që lidhet me një kohë tjetër. Lufta me “gurë” e presidentit Meta, shihet si pamundësia e tij për tu bërë sërish “faktor i rëndësishëm” në tapetin e politikës shqiptare. Tashmë ai e di fare mirë se, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka hequr nga axhanda dhe “vëmëndja amerikane”, njeriun që u ka shpallur luftë institucioneve të shtetit në vendin e tij.
Ilir Meta, për SHBA dhe Departamentin e Shtetit, nuk është më presidenti i Shqipërisë, por njeriu në ikje e sipër. Dhe kjo gjë, tanimë është vendosur, jo për faktin se Komisioni Hetimor ka përshpejtuar procesin, por edhe sepse Ilir Meta ka vendosur të marrë tjetër rol, atë të opozitaristit të “herkut”. Mbështetja e ambasadores amerikane zonjës Kim, ndaj zbatimit të reformave dhe qeverisjes Rama, mbështetja e saj së fundi edhe ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, ishte shuplaka më e fortë që ju dha Ilir Metës.
Ndërkohë sulmi që shpura presidenciale, nisi menjëherë (pas deklaratave të zonjës Kim) ndaj Ambasadës së SHBA, ishin hapa primitive dhe dritëshkurtër, të një institucioni që është katandisur si mos më keq. Ilir Meta, dhe askush tjetër milioner i ish-pushteteve të vjetra, nuk do të arrijnë dot kurrë të pengojnë me dhunë verbale apo dhe fizike, procesin e reformave të organeve të drejtësisë, apo procesin e integrimit të vendit në BE.
Roli i dyfishtë i një presidenti në ikje, ku njëherë u shkruan dhe u “lutet” kancelarive europiane “të hapin negociatat”, dhe njëherë tjetër u tregon atyre përralla me “pranverën kuq e zi”, ka marrë fund. Ngritja dhe ngjirrja e zërit në bulardin e Tiranës, mbushja e sheshit me “demokratë” të pezmatuar, puthja e flamurit amerikan, dhe valëvitja e tij në momentin e betimit se “në 15 Mars do të bëhet hataja në Parlament”, ishin veprimet e një politikani të konsumuar dhe të dështuar, që tenton të keqpërdorë simbolet e shtetit më demokratik të botës. Ikja e Ilir Metës nga posti i presidentit, është çështje kohe, ndoshta javësh, pasi “viza e kuqe” amerikane, nuk mund të jetë shpresëndjellëse për një njeri, që e njeh mirë politikën e superfuqisë botërore.
Tanimë Ilir Meta, për SHBA dhe Departamentin e Shtetit , është simboli i politikës së vjetër, ashtu siç ka qenë dhe mbetet i tillë, edhe “miku” i tij në PD. Lënia jashtë vëmëndjes dhe axhendës amerikane të kreu të shtetit, shihet si një moment i rëndësishëm kthese në rrugëtimin e Shqipërisë Europiane. Kjo për faktin, sepse SHBA mbetet e vendosur në parimet e saj, për të ngritur dhe siguruar në Shqipëri, një sistem të perfeksionuar drejtësie të pavarur nga politika, që do të gozhdojë me forcën e ligjit jo vetëm botën e errët të
o zoti gazetar
ilir floririn nuk e ka patur ne laps as amerika dhe as europa qysh nga 2001
e kupton???/
ai vetem flori di te zhvase
sa per 15 marsin ?????
do te largohet me bishtin ne shale
Floriri ka vetem 2 rruge: ose ne litar/burg, ose te arratiset. Me c’po shoh, nuk ndahet dot nga macet qe ka ne Lalez!
E kam shkruar dhe me pare.
Ilir Meta do pazare.Jo me Edin,por me nderkombetaret.
Nuk e ka problemin me shqiptaret.Ata ketu i ka patur dhe i ka genjyer e vrare sa here ka dashur.Problemin e ka me amerikanet .Aty nuk po i ecen pazari.
Nese amerikanet i futen pazareve me te,ai shpetoi.Ketu do ta kemi dhe 20 vjet,bashke me gjirin e Lalzit,floririn e Krrabes,Cez ,bllokun 700 mijesh pronat ne Kroaci ( per te cilat flitet se fundmi )etj etj.
Perndryshe…
Ilir Meta eshte ne ditet e fundit te pushtetit .
Me gomar Pethit Vathilin,budall Lefter Lefter Maliqi ,me te pabesin Nikoll Lehesi,me çunat alpiniste e plazhiste Çim.Peka e Gjin Kallaku apo dhe me Budinat,Kapexhinjte,Neritanat ,thjesht ka gjetur vetveten.
Jane perpelitjet e fundit te nje miu ne kurthe.
Perpelitje qe po perpiqet te na i shese per force,e ne fakt po shenojne fundin pa lavdi te njeriut qe Shqiperia i dha gjithçka,e ai i mori thjesht gjithçka.
Rama po lut zotin, qe Likja te shkoje me trimat ne 16 mengjes ne parlament…ahahahahahaha